Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,608 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Ndonjehere sherben krenaria. Shoh perpara. Belfodil…”

Mazzarri: “Ndonjehere sherben krenaria. Shoh perpara. Belfodil…”
Xhorxh Gellci

NEW JERSEY – Walter Mazzarri analizon humbjen e pesuar nga Interi kunder Valencias duke ju pergjigjur pyetjes qe rradhiste humbjet e pesuara ne disa ndeshje miqesore, dje dhe sot, nga skuadra te tjera italiane si Juventus dhe Napoli: “Ne Itali jemi te detyruar te punojme keshtu – ka shpjeguar ne mikrofonat e Inter Channel – duhet bere nje zgjedhje, nese duhet te bejme nje figure ne keto miqesore kaq te rendesishme, duhet te punojme pak. Skuadrat italiane vuajne? Mendoj qe motivi eshte pikerisht ky. Shihej qe Valencia ishte me e frekset, pastaj duhet marre parasysh qe ata kane luajtur ndeshjen e fundit ne 27 korrik, kurse ne 3 dite me pare. Une tani privilegjoj punen dhe shoh perpara, nje humbje duhet te harrohet, ndoshta mund ta limitonim pak rezultatin, sepse nje rezultat i tille jep gjithmone bezdi. Ndoshta ne disa momente duhet te punojme mbi krenarine. Nese duam te kerkojme dicka pozitive nga ndeshja, ne 1-0 kemi pare nje 15 minutesh me futboll te mire. Edhe sot i kemi patur rastet per gol, por ndoshta edhe mos shenimi i golave eshte per shkak te mungeses te qartesise qe duhet te permiresojme.

Mbi paraqitjen e mire te Ishak Belfodil, trajneri thote: “Po rritet, dhjete minutat e para jemi nisur te gjithe keq, kembet dukeshin te renda dhe ai e ka ndjere. Ndoshta eshte faji im, i kam bere te punojne shume. Cfare shpetoj nga kjo ndeshje? Pas golit te pare kemi qene ne gjendje te krijojme dicka te mire, por kur kemi qene para portes nuk kemi ditur te finalizojme. Na ka munguar qartesia, por kjo eshte pjese e lojes.

Tani mendja eshte per ndeshjen me Juventus ne program per 6 gusht: “Nese kemi kohe te rikuperojme (qesh) shpresojme te bejme sa me mire, do te punojme edhe mbi keto humbje. Pres kete nga dita e pare, qe Interi te kthehet te jete kompetitiv. Duhet te mundohemi te japim maksimumin, te luajme cdo ndeshje ne menyre te bindshme. Nga ana e automatizmave, gjerat jane permiresuar, nuk eshte e thjeshte te nisesh nga zero me nje trajner te ri.

Ne fund, per ndryshimin mes Inter dhe Napoli, skuadra e tij e fundit ne Itali, Mazzarri permbyll duke thene: “Napoli eshte nje kapitull i mbyllur tani, vitin e shkuar kisha nje skuader qe e njihja, ketu duhet te krijoj nje loje, nuk mund te behet krahasim. Tani duhet te kerkoj te punoj per kampionatin dhe te jemi te gatshem ne fillim. Fakti qe edhe Juve dhe Napoli kane humbur disa miqesore? Sepse ne trajneret e kampionatit italian, e dime se cfare lloj pregatitjeje kerkon ky kampionat. Pregatitjet tona jane te bazuara mbi punen per kampionatin, dhe puna do te paguaje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.