Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

585 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri ne konference: “Jemi te bashkuar. Guarin? Riniset, por neser do te jete ne pankine. Nuk flas per merkaton”

Mazzarri ne konference: “Jemi te bashkuar. Guarin? Riniset, por neser do te jete ne pankine. Nuk flas per merkaton”
Bujar Berishaj

Ndeshja e pare ne ‘Meazza’, per te fituar. Interi therritet per tu pergjigjur pas barazimit me Torinon. Futbolli ofron gjithmone nje shans te dyte dhe tani kunder Sassuolos para tifozeve ne Meazza mund te jete rasti perfekt. Pervec ‘Pazza Inter’ (nje ri-blerje qe i ben te lumtur tifozet) Mazzarri ri-gjen Palacion. Kundershtari eshte per te gjithe respektin duke konsideruar momentet magjike te azzurreve Zaza dhe Berardi. Keto jane fjalet e Mazzarrit ne konferencen per shtyp per ndeshje kunder Sassuolos.

Djemte e juaj kane folur shume mire ne javet e fundit? Cfare ka ndodhur?
“Pasi qe ka perfunduar merkato kemi bere nje pakt me konceptet qe duam ti cojme perpara, edhe me shume sesa ne te kaluaren. Grupi qe po krijohet eshte solid dhe duhet te them qe kur lojtaret e mij te futen. Ajo qe kemi thene, mbetet mes nesh.”

Guarin duhet te riniset edhe njehere, cfare lojtari po shihni?
“Ka nisur nga zero, i njoh kualitet e tij dhe keshtu ka nisur nga fillimi. Me eshte dukur shume i karikuar dhe me shume deshire per te nisur nga fillimi. Jemi ne diten e pare te karrieres se tij te re me kete fanelle.”

I ka Interi mjetet per per te bere kete hap ne drejtim te qendrimit?
“Duam nje kombinim te kualitetit dhe agresionit. Do te ishte maksimumi dhe shpresoj qe neser te shoh dicka. Me pelqen te shoh futboll te bukur, lojtaret qe shkojne ne fushe jane te gjithe lojtar qe mund te bejne mire. E rendesishme eshte qe te jemi te bindur.”

Neser eshte rasti i duhur per t’i rifitituar tifozet?
“Tashme kam pare nje shtojce te madhe, ne kete menyre mund te japim edhe me shume.”

Vitin e kaluar skuadra ne shtepi ka luftuar. Neser eshte rasti i duhur per te bere hap para ne kete drejtim?
“Ne futbollin italian nuk eshte e lehte te zhbllokosh ndeshjen, sidomos kur kundershtari vjen ne San Siro. Eshte e qarte qe, duke hyr ne forme, shpresoj edhe ne futbollin e vendosur. Shpresoj qe ky vit te ndryshoj tani.”

I surprizuar nga eksplodimi i Zaza?
“Ishte e parashikueshme, nese nje lojtar ka talent heret ose vone do te eksplodoj.”

Mund te beni nje krahasim mes Medel dhe Vargas pavaresisht roleve te ndryshme?
“E thate edhe ju vete, jane te ndryshem. Me mua Vargas ishte i ri, por ne Europe ka bere mire dhe jam i kenaqur me rritjen e tij. Medel eshte i pjekur tashme, i maturuar me karakteristika te nevojshme per ne. Do te jete i rendesishem per ne dhe per ekuilibrin. Ka bere pak stervitje pas kombetares, M’Vila eshte pak i lenduar. Sot do ta vlersoj, por eshte e mundur qe kilieni te jete i impenjuar nga minuta e pare.”

Si jane lojtaret qe kane qene me kombetaret dhe Palacio?
“Rodrigo pas boterorit nuk ka luajtur akoma. Po rekuperohet, por eshte nje profesionist klamoroz. Eshte rekuperuar dhe duhet ta vleresoj, ashtu si Osvaldon. Per fat te keq ka pasur nje incident te vogel ne Torino qe e ka ngadalesuar rritjen. Te tjeret jane pak te lodhur, sot po bejne mire dhe neser do jene gati. Jonathan? Nuk do te jete, por nuk ka asgje serioze. Por kam shume anesor, njeri do te qendroj ne pankine.”

Aspekti ambiental, Inter-Lazio e vitit te kaluar nuk ka qene nje mbremje e lehte per ty. Cfare pritje prisni neser?
“Ajo qe ka rendesi eshte rezultati, ve firmen qe tani per ta perseritur. Sa per mua, une them se llogaritet ekipi. Jam tifozi i pare i Interit.”

Ne krahasim me Torinon, cfare prisni me shume?
“Ritme me te larta, edhe pse ndeshja nuk do te jete e lehte. Kemi finalizuar me pak se qe kemi menduar, do me pelqente te luaja ne nje menyre te ndryshme. Por kam pasur pak mundesi ne sulm, kurse neser do te jemi me te plote. Dua golin.”

Me mire te mbeshteteni tek nje lojtar si Palacio qe ka kohe qe nuk ka luajtur ose te nje tjeter, qe ka ardhur vone dhe nuk eshte akoma ne forme?
“Kjo eshte dilema ime, sot do t’i vleresojme te gjithe. Logjikisht, te gjithe ata qe nuk luajne per nje kohe bien pak. Keshtu pra Palacio, duke luajtur nga fillimi, nuk mund te jap me te miren e tij. Ne leter Osvaldo eshte me mire se Trenza, por neser do te shihni vendimin tim.”

Guarin nga fillimi dhe ndoshta decisiv per rezultatin. Objektivi: rifitimi i tifozeve. Ju ngacmon kjo ide?
“Besoj qe kam nevoj per sulmues te vertete, nuk ka ndonje nxitim per ta derguar ate ne fushe. Neser do te jete ne pankine, i gatshem per te hyre, tani per tani eshte mire keshtu.”

Guarin, ne janar mund te ndryshojne gjerat?
“Numerikisht jemi perfekt, dhe secili nga lojtaret e mij do te kete mundesine qe ta tregoj veten. Guarin eshte nje nder ta.”

Cfare ka ndodhur me Bonaventuran?
“Per merkaton flet shoqeria. Mendojme per Sassuolon, Guarin ka qendrar ketu. Per pjesen tjeter nuk dua te flas.”

Mund te perballoj ekipi dy sulumues plus Hernanes dhe Kovacic ne fushe ne te njejten kohe?
“Disa thone qe une jam nje teknik qe nuk kam guxim, por jemi nje nga ekipet me sulmuese. Edhe vitin e kaluar nje lloj te caktuar te struktures, por nuk eshte nje hap. Nese do te jemi mire edhe per tu mbrojtur per mua nuk ka problem qe te perballoj me shume lojtar sulmues. Per te bere gjithashtu te lumtur edhe tifozet. Cilesia i pelqen te gjitheve, pse te mos me pelqej dhe mua.”

Ka ndonje lojtar nga i cili pret me shume?
“Nuk me pelqen te flas per individ. Ka gjithmone vend per permiresim, edhe nese keni 33 vjet. Dhe kjo eshte nje gje e rendesishme, por me shume te rinj ne skuader duhet te mendojme dhe per permiresimin e tyre. Juan Jesus, Icardi, Dodo dhe Kovacic po bejne mire, por mund te bejne dhe me shume.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.