Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

442 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri ne konference: “Objektiva? Ne do te perpiqemi te japim me te miren. Hernanes lojtari qe na mungonte”

Mazzarri ne konference: “Objektiva? Ne do te perpiqemi te japim me te miren. Hernanes lojtari qe na mungonte”
Redi Asabella

Gjate konferences per shtyp pas ndeshjes, tekniku zikalter Walter Mazzarri u eshte pergjigjur gazetareve te pranishem ne sallen e stadiumit ‘Meazza’, per te komentuar fitoren ndaj Sassuolos me rezultatin 1-0 , fale golit te Walter Samuel

Si ndiheni pas fitores dhe c’ mendoni per sa i perket publikut.
“Publiku fantastik, i falenderoj. Ishte e veshtire ta zhbllokoje garen, as sot nuk ishte e lehte me nje Sassuolo qe mbyllej ne mbrojtje dhe kundersulmonte. Shpresoj qe kjo ndeshje te kete qene e rendesishme per ti dhene besim publikut.

Per sa i perket formacionit, sot ne fushe eshte pare nje skuader shume afer ideve tuaja. Eshte akoma nje kantier i hapur kjo skuader ?
“Ne kampionat me pelqen te nderroj formacion, shume do te varet dhe nga forma e lojtareve, e rendesishme eshte qe te gjithe te ndihmojne ne fazen mbrojtese . Sot kemi i kemi lene shume pak raste kundershtarit, me ekuiliber dhe loje te bukur, ky do te ishte futbolli im ideal. Duke pare stervitjet do te shoh cfare mund te me jape skuadra.

Po Samuel, pse e zevendesuat ?
“Me kerkoi ta nderroja, e mbajta ne fushe dhe 5′ me shume. Shpresoja te mos e nderroja por ka shume kohe qe nuk luan.

Botta dhe procesi i lojtareve te rinj. Deri ku eshte Argjentinasi ?
“S ka rendesi mosha, kur eshte i zoti. Problemi i tij eshte demtimi qe ka pesuar. Per fat te keq s ka as miqesore per ta ndihmuar. Shpresojme qe te rritet dhe si personalitet ne fushe”.

Guarin serish ne fushe, cili eshte sekreti? Me mire nje Guarin i motivuar apo Vucinic?
“Une kam pasur gjithmone nje maredhenie shume te mire me te gjithe. Guarin eshte stervitur mire gjate javes keshtuqe kam vendosur ta aktivizoj qe nga minuta e pare, por dhe me pare ka luajtur gjithmone. Une dhe e kam mbrojtur keshtuqe nuk e kuptoj ku qendron problemi. Me ne fund merkatoja mbaroi!

Belfodil, si i pergjigjeni trajnerit te Livorno-s ?
Ai ishte nje nga lojtaret qe kishte nevoje per te luajtur, ne momentin qe erdhi mundesia per te bere zgjedhje ne vepruam sic duhej vepruar.

FcIN pyet: zera nga presidenca e klubit keto dite kane thene gjithmone qe nuk ka nje objektiv konkret persa i perket renditjes. Pas kesoj fitoreje mund te na thoni se ku mund te perfundoje Interi ne klasifikim sipas jush ? 
“Me duket se kam qene i qarte. Une besoj se nje trajner apo edhe nje grup lojtaresh duhet te mendoje per te nesermen. Ne duhet te mendojme te marrim maksimumin nga cdo ndeshje, qofte ne shtepi qofte jashte saj, me te njejtin qendrim ne fushe. Ne do te perpiqemi te japim maksimumin dhe si individe. Une do i nxit duke shpresuar qe te bej sa me shume pike qe tani deri ne fund te sezonit. Duhet vleresuar ne nje menyre tjeter.

Sa e rendesishme eshte te kesh ne skuader nje lojtar si Hernanes?
“Mund te jete shume e rendesishme edhe per sa i perket lojes inaktive. Mund te jape topin qe duhet per skemat tona, sic ndodhi sot me rastin e golit te Samuel-it. Ne qofte se nje lojtar i tille mungon atehere presdenca vepron, per kete arsye e kemi blere.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.