Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,477 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri ne konference: “Per ne shume raste, duhet ti shfrytezonim. Pupi, Jonathan dhe D’Ambrosio: ju shpjegoj…”

Mazzarri ne konference: “Per ne shume raste, duhet ti shfrytezonim. Pupi, Jonathan dhe D’Ambrosio: ju shpjegoj…”
Ardi Deda

Ne konference per shtyp pas ndeshjes, trajneri Walter Mazzari ka komentuar barazimin 0-0 te arritur ne fushen e Romes. Ja dhe deklaratat e tij:

Inter me mire ne pjesen e pare. Cfare duhej? “Ne pjesen e dyte ishim te lodhur pasi kishim shpenzuar shume energji, luajtem shume mire, por nuk arritem te merrnim asgje. Ishte dhe rreziku ta humbisnim ndeshjen, dhe ne fakt, e hasem kete rrezik. Ato ndryshuan dhe qendrim ne pjesen e dyte dhe Jonathan, per shembull, ne fund ishte shume i lodhur. E ulem ritmin”.

Pritej nje Rome me e mire? “Mendoj se per kete eshte merite e Interit, qarkullonim mire ne krah dhe i benim te vraponin. Arritem ti vinim ne veshtiresi, ti limitonim dhe merita eshte e jona”.

Mendoni se keni gjetur ekuilibrin e duhur? “E kam thene, merkato ka perfunduar dhe kjo duket, megjithese kemi leshuar shume pike rruges. Sot kemi ardhur ne Rome dhe kemi krijuar shume, por duhet ti shfrytezonim rastet ne nje fushe te tille”.

Pse keni vendosur te besoni akoma tek Jonathan dhe jo tek D’Ambrosio? “Kam preferuar te fus Zanettin per shkak te eksperiences. Jane zgjedhje, kisha dyshime por preferova Jonathan sepse lojtaret e krahut me mua duhet te kuptojne shume gjera. Kur Danillo do te kuptoje gjithcka ne menyre perfekte do te luaj sigurisht”.

Shume lojtare te disponueshem, Mund te jete nje arme me shume ky bollek? “Sigurisht qe po. Tani kemi nje konkurrence te shendetshme dhe lojtaret e dine se kush do te shkoje ne fushe duhet ta tregoje veten. Jemi kompetitive dhe te gjithe duhet te jene ne rrezik deri ne fund. Per mua eshte e thjeshte te zgjedh sepse ate qe zgjedh ma shperblen ne fushe”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.