Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,341 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri ne konference:”Me Militon do luaja gjithmone me dy sulmues, Belfodil do te rritet. Thohir? Eshte akoma njelloj…”

Mazzarri ne konference:”Me Militon do luaja gjithmone me dy sulmues, Belfodil do te rritet. Thohir? Eshte akoma njelloj…”
Donald Elmazi

I kthehet suksesit pas tre ndeshjeve duke fituar ndaj Verones, Walter Mazzarri, trajner i Interit vjen i kenaqur ne sallen e konferences. FcInterNews.it percjell fjalet e tij:

Ndeshja me lexueshmerine e duhur: rezultatiju kenaq, me pas cfare ndodhi?

“Djemte e nisen mire deri ne momentin kur u ndjene te sigurte per ate qe po ndodhte. Me pas filluam te lexoheshim pak dhe nuk po mendonim te mbyllnim ndeshjen, ndodhin keto gjera. Nga ky kendveshtrim duhet te reflektojme dhe mos t’i perserisim deri sa te jemi ne 3-0 10 min para fundit te ndeshjes, ne kete futboll mund te ndodhe e pa imagjinueshmja”.

Cilat gabime te shqetesojne akoma?

“Eh, deri sa ishim te perqendruar ishim pothuajse perfekte. Me pas e leshuam pak lojen qe kjo mund te na kushtoje shume. Ne pjesen e dyte e filluam ne menyren e duhur dhe me pas filluam te qetesoheshim prap dhe kjo nuk duhet bere me. Pavarsisht vetes tone, shikoni Juventusin ne Firence. Futbolli eshte i pameshirshem, duhet te rritemi”.

Si ju duket paraqitja e Kovacic? Nuk ju duk prap nje hap prapa?

“Pati veshtiresi per te kuptuar pozicionin, duhet te mesohet te beje keto gjera. Ishte pak i ndrojtur, me pas ne pjesen e dyte beri shume mire. Nuk eshte e lehte per te te veproje ne nje zone qe nuk ka luajtur me pare, pastaj eshte shume i ri dhe nuk duhet te beje me keto gjera”.

Tre gola nga korneri: rastesi?

“Me ne fund ia arritem… Duhet thene qe ne San Siro personaliteti ndryshon, mjafton te shohesh Cambiasson qe shenon. Pastaj kemi shume lojtare teknike, u zhbllokuam”.

Cfare iu shtyhu te vendosnit Guarin dhe Alvarez ne ato pozicione?

“Kovacic ndonjehere e harron fazen mbrojtese, Alvarez ka kualitet ne fazen e futjes nga mbrapa dhe eshte shume mire, duke pare qe sot ishte ne 60% te formes dhe ne mengjes ishte ne dyshim, mund te pershpejtoje topin dhe eshte shkaterrimtar. Mund ta beje shume here kete pozicion ne ndeshjet e tjera sepse i pershtatet futbollit tim”.

FcInterNews pyet Mazzarrin nese i vjen inat perjashtimi i Belfodil, duke pare qe e privon nga nje sulmues qe Palacio te jete me i qete kunder Atalantes dhe qe duhet te luaje akoma titullar apo Palacio gjithsesi do luante titullar te marten?

“Ishte nje naivitet, une mendoj qe duhet te permirsohet nga kjo ane. Ndeshja perfundoi, ata humben dhe keshtu duhet t’i shmange keto raste”.

Ne Bergamo cfare do te presim?

“Cambiasso dhe Palacio eshte e sigurt qe luajne… T’i leme shakate, neser eshte kontrolli dhe duhet te arsyetoj. Dike do te ndryshoje, mendoj qe eshte momenti i Samuel, gjithsesi do te vleresoj cdo gje keto dite”.

Moratti erdhi ne dhomat e zhveshjes? Eshte kjo nje fitore dedikuar Thohirit?

“Kur jemi profesioniste, duhet te bejme maksimumin per cdo gje. Nuk e kemi vene re akoma kete kalim, sot ne mengjes Moratti ishte ne stervitje me ne. Me pas me shume se kaq nuk di te them, jane pronare te rinj, mirese te vine sepse punojne per Interin”.

Flitet shume per nje apo dy sulmues, por me kete modul me nje sulmues Interi ka shenuar 23 here dhe me 10 lojtare te ndryshem, kjo tregon se si zhvillohet pjesa sulmuese. Ju jeni dakord me kete analize apo nuk perjashtoni qe ne te ardhmen mund te luani me dy sulmues?

“Nese do te kisha ne dispozicion Militon, te jeni te sigurte qe do te luaja me Militon dhe Palacion, per kete ska asnje dyshim. Keni pare ne ato pak minuta se cfare eshte ne gjendje te beje Milito, si dy golat me Sassuolon. Ne kete moment ai nuk eshte dhe eshte detyra ime te bej gjene me te mire per Interin dhe eshte ajo qe te ekuilibroj skuadren qe te mos demtohemi”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.