Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

549 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri ne konferencen e shtypit: “3-2? Kam bere timen, Mudingayi i mire. Me parmen…”

Mazzarri ne konferencen e shtypit: “3-2? Kam bere timen, Mudingayi i mire. Me parmen…”
Donald Elmazi

Ne perfundimin e ndeshjes se Kupes se Italise me Trapanin, tekniku i Interit, Walter Mazzarri i eshte pergjigjur pyetjeve te gazetareve prezente.

TE MENAXHOSH REZULTATIN- Kam bere timen edhe pse ndoshta ne pushim nuk u dhashe tensionin e duhur, kjo skuader duhet mbajtur gjithmone nen tension. Me pas ne fund e humbem duke e pare edhe situaten e ndrimeve dhe golave te pesuar ne menyr alucinante. Demonstrim qe keta djem kane gjithmone nevoje qe tekniku te jete i pranishem.

Si e gjykon paraqitjen e atyre qe zakonisht luajne pak? Mudingayi dhe Andreoli mbi te gjithe per ne kane luajtur mire.

Jam shume dakord me ju, Mudingayi me te vertete ka bere nje ndeshje te mire duke mos qene ne kushtet me te mira. Andreolli stervitet gjithmone mire, gjendet gjithmone i gatshem dhe ka dhene edhe ai nje paraqitje te mire.

Ne rastin e penalltise, Taider ka marre topin i vendos dhe shkoi te gjuante penalltine, nderkohe Kovacic tundte koken ne mesfushe per kete gjest. Ka hierarki per tu respektuar per sa i perket penalltive?

Nuk e kam vene re, ne te vertete nuk kishte hierarki sepse kishte shume zevendesime, Taider eshte nje gjuajtes i mire dhe shenoi.

DEMTIMI I KOVACIC- Per te thene te verteten e ka kerkuar vete zevendesimin por nuk e di nese ka qene nje problem muskulor apo dicka tjeter.

BELFODIL DHE KOVACIC- Mund te bejne me mire te dy, mbi te gjitha Belfodil ne levizjet qe i kerkoj, shpesh vjen te marre topin kur nuk i kerkohet. Ka munguar disa here ne futjet e mesfushoreve te brendshem. Por sot kishte pak lojtare titullare, njohjet ishin te ndryshme, ndonje gabim ishte normal qe te ndodhte.

NDESHJET E RADHES- Sjellja ndaj Sampdorias anormale, na presin tre ndeshje te veshtira, jam kurioz nese qe me Parmen do shohim nese e kemi harruar Sampdorian.

PEREIRA- Ka luajtur mire, ishte nje nga me te vazhdueshmit edhe ne nivel vrapimi. Nuk di te them nese do luaje te dielen.

ZANETTI- Eshte mire, doja ta lija te clodheshin ata qe luajten tre dite me pare.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.