Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,812 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri ne MP: “Keqardhja ime? Nuk duhet te gezohesh perpara fundit te ndeshjes. Icardi po rritet”.

Mazzarri ne MP: “Keqardhja ime? Nuk duhet te gezohesh perpara fundit te ndeshjes. Icardi po rritet”.
Ardis
  • On 14/09/2013, 21:16

Ne Premium Calcio, Walter Mazzarri debuton me nje koment te shkurter: “Barazimi i menjehershem? Qendron, mbas 1-1 ishim si te shfryre. Me pas eshte e vertete qe Campagnaro perfundoi me dhimbje barku, Palacio ishte shume i lodhur. Menduam te fitonim, ky eshte nje fakt i rritjes mentale. Por kemi bere nje ndeshje poshte pritshmerive. A ndihemi ne nivelin e Juventusit? Juventusi tregoi se ka nje mentalitet fitues, neve duhet te rritemi, por tre ndeshje nuk e sjellin pranveren. Nuk duhet te heqim dore, perkundrazi duhet te permisohemi akoma me shume aty ku kemi difekte”. A eshte Mazzarri Top-Player? “Me behet qejfi qe thuhen keto fjale, por jane djemte qe zbresin ne fushe. Suksesi i nje trajneri varet nga ato qe bejne ata ne fushe. Do te punojme shume edhe ne kete pjese per te kuptuar qe ti bejme gjerat ne nje menyre te tille qe mund te kenaqemi edhe ndaj ekipeve si puna e Juventusit”.

Ishte nje Mazzarri qe i erdhi keq per golin e pesuar nga Vidal, dhe u pa shume qarte; trajneri shpjegon: “Kam kuptuar se nuk duhet te gezohem perpara fundit te ndeshjes; te shikoj skuadren time te luaje ashtu sic luajti dhe me pas te shenoje gol me ka gezuar shume per dy sekonda, me pas erdhi barazimi i menjehershem. Kjo me ka sjelle keqardhje”. Mbi ndryshimin e mentalitetit ne krahasim me sezonin e kaluar: “Ekipi eshte pothuajse i njejte, por ne kete moment lojtaret e ndjenin shume presionin e San Siros, eshte i nje lavdie te rendesishme. Marr Taider, qe nuk ka asnje demtim nga e kaluara dhe gjendet ne nje stadium kaq te madh kunder te pares ne klasifikim”.

Ku duhet te permisohet Interi? “Me pelqeu pjesa e dyte, ne pjesen e pare isha shume pak i kenaqur sepse i sulmonin shume pak hapesirat. Duhet bere me shume, jo gjithmone levizjet vijne ne kohen e duhur por kjo varet edhe nga ditet e stervitjes”. Mbi futjen ne loje te Icardit“Kishte nje autonomi relative, por eshte nje nisje e mire me golin qe beri. Po rritet, duhet te mendoje se luan me Interin dhe te kaloje nga nje ekip qe nuk ka shume pretendime tek nje ekip me lavdi sjell pergjegjesi te ndryshme, eshte kjo gjeja qe duhet te kuptoje”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.