Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,516 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Ne shtepi nuk jemi te qarte. Dje topi nuk hynte. D’Ambrosio dhe Roma…

Mazzarri: “Ne shtepi nuk jemi te qarte. Dje topi nuk hynte. D’Ambrosio dhe Roma…
Xhorxh Gellci

Nga Biella, ku do te prezantoje librin e tij “Il meglio deve ancora venire”. ne mikrofonat e Marco Nosotti per Sky Sport 24 ka folur Walter Mazzarri. Ja cfare ka thene tekniku i Interit:

BARAZIMI – “Nuk eshte nje e hene e thjeshte? Jo, nuk eshte nje e hene e bukur. Na vjen keq per rezultatit, mendonim se i meritonim tre piket. Kemi patur veshtiresi ne pjesen e pare, por ne te dyten kemi shtyre ne maksimum, nuk mund te benim me shume. Na mungojne disa pike, pavaresisht paraqitjeve te mira, ndoshta 6-8 pike per ate qe kemi shprehur ne disa ndeshje: do te ishte mire t’i kishim…”

ARBITRI – “Le te themi qe jemi te pafat, nuk dua te flas me per arbitra.”

ICARDI-HERNANES – “Edhe dje e kam pare Icardin ne permiresim, po stervitet me vazhdimesi. Hernanes? E kemi dashur sepse ka karakteristika te tilla qe nuk i kishim ne shkuader, do na sherbeje kete vit dhe per te ardhmen.”

NJOHJA – “Po me njihni me mire? Me ben krenar kjo qe thoni, kete liber ja kam dedikuar djalit tim. Nuk ja kisha dale te njihesha nga ata qe me shohin vetem te hene. Nuk e kisha krijuar idene.”

NDESHJA E RRADHES – “Cfare mendoj per Garcia? Ka qene shume i zoti. Nuk e njoh si person, por po e ben skuadren e tij te luaje mire, ka lojtare te rendesishem. Po bejne mire. Eshte i zoti ai, eshte i zoti edhe per menyren si del para kamerave. Nje trajner i tille e ndihmon futbollin tone.”

NAPOLI/MILANO – “Nese qendroj gjithmone ne shtepi? Kjo eshte nje menyre e te ushtruarit te profesionit. Nuk me ngelet shume kohe e lire per menyren si punoj. Cdo mengjes shkoj ne zyre, flas me stafin, dhe jemi gjithmone nen vezhgim, prandaj bejme jete te rezervuar. Napolin e njihja si lojtar. Fakti qe nuk e njoh eshte nje perralle e shpikur me pak fjale. Milanon e njihja pak, kisha ardhur ketu vetem per te luajtur.”

D’AMBROSIO – “Eshte mire, po stervitet mire. E kam perdorur pak sepse lojtaret e krahut po luanin mire. Vinim nga nje ndeshje e mire dhe u kam dhene vazhdimesi zgjedhjeve, pastaj une kerkoj nje pune te vecante nga lojtaret e krahut.”

MUNGON DICKA ME SKUADRAT E VOGLA DHE MESATARE – “Nuk jemi te qarte kur luajme ne shtepi. Pastaj na mungon fati, episodet nuk na shkojne mire. Kemi veshtiresi te shbllokojme ndeshjen, te tjeret mbrohen, eshte e veshtire t’u shenosh dhe nisen ne kundersulm. Jane ndeshje te veshtira, disa here nuk kemi luajtur mire, dje kemi bere te pamunduren per ta fituar, por topi nuk ka dashur te hyje.”

NE ROME – “Do te jete nje ndeshje shume e veshtire, do te mundohemi ta pregatitim sa me mire sic jemi munduar te bejme gjithmone.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.