Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,051 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Neser do te bej zgjedhjet e duhura per ndeshjen. Medel nje luftetar, tani kam lojtaret per mbrojtjen me kater”

Mazzarri: “Neser do te bej zgjedhjet e duhura per ndeshjen. Medel nje luftetar, tani kam lojtaret per mbrojtjen me kater”
Bujar Berishaj

Do te jete vetem nje formalitet pas fitores 0-3 ne Islande kunder Stjarnan, por neser ne mbremje nuk ka shaka. Ne konferencen e pare zyrtare ne Appiano Gentile per sezonin e ri Mazzarri flet per ndeshjen kunder Stjarnan.

Le te fillojme me rendesine e ndeshjes se neserme.
“Do te jete me siguri nje atmosfere e bukur, shpresoj se do te na ndihmoj per te kaluar raundin. Kemi bere mire ne ndeshjen e transfertes dhe nuk kemi hequr dore, kur kemi qene ne rezultatin 2-0 ata na kane vene ne veshtiresi dhe nuk duhet ta harrojme kete. Ne futboll asgje nuk eshte e qarte. I kam kerkuar djemve te bejne nje ndeshje te Interit, per te harruar rezultatin e lojes se pare, dhe pas ndeshjes te festojme objektivin e pare sezonal, te hyjme ne fazen e grupeve te Europa League.”

Ne formacion do te mendoni edhe per Torinon?
“Kush ka pergjegjesi nuk jep asgje per te zbritur. Trapattoni ka thene ‘mos thuaj mace nese nuk e keni ne thes’. Trajneri per cdo ndeshje ben zgjedhjet me te qendrueshme, eshte e qarte se nese luani pas dy ditesh, zgjedhjet qe beni nuk do te bejne turn over, por zgjedhjet e momentit, te pershtatshme per ndeshjen. Ky koncept vlen gjithmone, per sa kohe qe ekipi luan ne tre kompeticione.”

Cfare mendoni per ti dhene publikut?
“Ka nje vit qe jam ketu dhe te gjithe me kane kerkuar te shoh ate qe gjithmone e transmetoj, nje shpirt, nje skuader qe nuk dorezohet kurre, qe eshte i bashkuar. Sapo te mesoni njehere kete koncept do bejme dicka te rendesishme edhe per te ardhmen.”

Ndenja eshte se Interi eshte rritur me udhezimet e trajnerit? Eshte kjo nje ekip me e mire? Cfare prisni?
“Te mos shkojem shume larg me krahasimet, sezonin e kaluar kemi qene ne vendin e peste. Krahasimi i kalsifikimit nuk me pelqen, dua qe te djemte te fus nje mentalitet per te fituar gjithcka. Dicka qe e kam pare edhe ne Amerike, nje qendrim te ekipit. Kemi rreshqitur ne Gjermani, por ka pasur arsye. Keta djem kane treguar qe mund te besojme ne kete qendrim. Madje edhe Boterori na ka treguar qe futbolli modern shkon ne kete drejtim. Ky grup eshte duke u rritur mire.”

Ne repartin e sulmit lojtaret nuk jane shume, per fillimin e kampionatit kerkoni nje tjeter?
“Edhe kur kam qene ne kupa i kam kerkuar klubit tim qe te kem role te dyfishta, potencialisht te gjithe titullar. Nuk dua 26-27 lojtar, sepse vetem shperndahet energjia dhe me shume se 11 lojtar nuk mund te dalin ne fushe. P.sh, nese Alvarez eshte mire ai eshte nje sulmues i dyte, Palacio eshte nje sulmues i pare dhe i dyte, Icardi sulmues i pare, Osvaldo po punon per te bere te dy rolet. Eshte e rendesishme qe te katertit te jene ne forme te mire dhe te jene mire.”

Mund te na thoni formacionin per neser ne mbremje?
“Kam tre dyshime qe do te shkrihen sot, por duhet te vleresoj edhe Torinon, vleresimet e Pondrellit, praktikisht vleresimet tekniko-fizike. Do te kete te reja, por ne kontestin e roleve te dyfishta, te konkurrences. Djemte e dijne se do te perzgjidhen vetem nese jane me te mire se koleget e rolit te tyre. Ata qe do te luajne sigurisht jane Carrizo, Osvaldo qe ka nevoje per minutazh per te percjellur ritmin e skuadres, e njejta vlen edhe per Nagatomon, pastaj D’Ambrosio dhe Jonthan do te vleresohen sot. Ne mbrojtje Andreolli e meriton te luaj, keshtu qe njeri nga Ranocchia, Vidic dhe Juan do te jete jashte.”

Cfare mendimi keni per Medel dhe ku do te luaj?
“Si person ka lene nje pershtypje shume te mire, sigurisht qe e kemi njohur. Eshte nje luftetar, ka nje personalitet te madh, ka stervitur mire dhe ka dhene nje test shume te mire. Jam shume i lumtur per te, ne kundershtim me ate qe kam menduar e shoh ate shume mire dhe mendoj nese mund ta impenjoj ate nga fillimi kunder Torinos.”

Ekipi eshte i plote sa i perket kualitetit?
“Kete vit kemi rinisur ne nje rruge te sigurt, shoqeria ka parametrat e saj ekonomik ne baze te secila ju kryeni detyrat. Pastaj cdo gje varet nga objektivat, por do ta shohim ate here pas here. Nese zgjidhet pertrirja, ju duhet te rrisni te rinjte, nese filloni te mendoni ne nje rruge te sigurte gjeja e pare qe ju intereson te shihni eshte te shihni nese jeni nje skuader e vertete, qe lufton per 95 minuta.”

Medel dhe M’Vila lufotjne per nje rol apo mund te luajne te dy se bashku?
“Kete vit kam ne mendje tre module. Si baze mund te luajme me 3-5-1-1 ose 3-5-2, me 3-4-4 qe eshte nje nga te preferuarit e mi, dhe ne kete vit ne saje te ardhjes se lojtarve me karakteristikat e duhura, ka si ide te luaj me 4-3-2-1 ose 4-3-1-2. Nese luajme me 4-3…, Medel dhe M’Vila mund te luajne se bashku, perndryshe me duhet te kuptoj se cili nga mesfushoret mund te bej mesfushorin e majte te brendshem.”

Te ngacmon idea e perballjes ne Kupen e Italise me Napolin?
“Mendoj vetem per ekipin tim, dua te bej mire edhe ne Europa League pa marr parasysh ke e kam kundershtar.”

Kur mund te thuhet se Inter eshte ne gjendje te garoj ne nivele te larta?
“Juan mund ta kontestoj, kur e kam treguar kete vit, madje edhe me ardhjet ne kohera te ndryshme, kam kerkuar gjera te ndryshme nga lojtaret. Jam zemeruar ne lidhje me qasjen kunder Eintracht, ndeshjet tjera kam thurur elozhe. Dua qe skuadra te fitoj mentalitetin per te merituar kete steme, qofte edhe qe nga neser, kur duhet te mendojme te ndeshemi me te medhate e Europes sic kemi bere ne Amerike. Duke menudar dhe vepruar keshtu mendoj se mund te ballafaqohemi me te gjithe, ti veme ne veshtiresi.”

Cfare mendoni per Conten si trajner i Juventusit?
“Me ka pelqyer, pavaresisht rivalitetit te skuadrave, kur u takuam. Tani eshte trajner i Italise dhe nga une ka nje mirepritje te ngrohte. Mendoj se duhet te takohemi akoma, do te sherbente per kombetaren ne pergjithesi, jo vetem ne futboll.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.