Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,331 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Neser nje provim. Punoj mbi Guarin. Hugo, Jonathan dhe Samuel…”

Mazzarri: “Neser nje provim. Punoj mbi Guarin. Hugo, Jonathan dhe Samuel…”
Xhorxh Gellci

Nga Cagliari tek Roma, me nje jave per te punuar. Interi kthehet ne fushe dhe e ben ne Giuseppe Meazza. Vijne verdhekuqte e Rudi Garcia, ne krye te klasifikimit me 6 fitore ne 6 ndeshje. Nje marsh qe Mazzarri deshiron ta ndaloje, edhe per te zvogeluar 4 piket qe ndajne Interin dhe Romen. Trajneri zikalter ka prezantuar sfiden e neserme ne konferencen e zakonshme te shtypit para pak minutash, nderkohe qe inter.al ua sjell te plote ne shqip:

Campagnaro dhe Jonathan jane jashte? Si ka mundesi?
“Nuk ja kane dale dot. Nuk jane demtime te renda, por kam nevoje per lojtare qe jane ne formen me te mire. Diagnozen e sakte do e jape mjeku, Campagnaro dukej se ishte me mire por ndjen akoma dhimbje, kurse Jonathan ka probleme muskulare.”

Ka ngjashmeri mes teje dhe Rudi Garcia?
“Nuk e di, sinqerisht nuk e njoh, por impakti i tij me duket shume pozitiv. Kam nje ndjesi te mire, per menyren si e ka vendosur skuadren ne fushe dhe si flasin lojtaret per te. Nuk kam folur kurre me te, eshte thjesht nje ndjesi.”

Kush te ka surprizuar me shume, Interi apo Roma?
“Nuk flas per kete, flas vetem per Interin. Roma ka nje skuader te mire, prisja qe te benin mire. Por nuk di cfare te them, ne kemi luajtur mire, edhe ata po ashtu. Por duhet te kesh nje baze teknike te rendesishme qe te shprehesh nje futboll te bukur.”

Kete vere ju ka kerkuar Roma. Ishit afer marreveshjes?
“Rendesi ka ajo qe kam vendosur. Kur kam vendosur te largohem nga Napoli, kisha disa mundesi, mes tyre dhe Interin, prandaj kam zgjedhur zikalterit. Tratativat, pergjithesisht, jane private.”

Roma ka ngjashmeri me ndonje skuader tjeter ne kampionat?
“Hmm, luajne me tre sulmues ashtu si Catania dhe Sassuolo. Por jane mire ne te dy fazat e lojes, ne sulm dhe ne mbrojtje jane shume te forte.”

Mungesa e Campagnaro mund ta ndryshoje skuadren?
“Une i kam idete e qarta, pastaj ka lojtare qe jane ne gjendje me shume se te tjeret per te bere ato qe them une. Campagnaro ishte shume i pershtatshem per ndeshjen e neserme, pervec faktit qe me njeh prej vitesh edhe ne aspektin teknik. Por edhe te tjeret ne Cagliari kane luajtur mire dhe kane qene mire kete jave. Shpresoj se mund te bejme nje ndeshje te mire.”

Ke dyshime ne mesfushe?
“Nese ju do te ishit brenda dhomes te zhveshjes, djemte e dine cfare duhet te bejne. Te gjithe i dine fazat e lojes, pastaj natyrisht varet nga nje lojtar ne nje tjeter. Nuk ndryshon mesfusha sepse mungon Campagnaro, do te bej zgjedhjet time ne baze te asaj qe shoh.”

Guarin eshte shprehur sot se nuk eshte i kenaqur nga paraqitjet e tij. Ne cfare po punon me te dhe cfare mungon per te pare Guarin te vertete?
“Eshte e rendesishme te behet auto-kritike, jam i kenaqur per kete. Ai duhet vetem te kete vazhdimesi, duhet ta mbaje prizen e vendosur ne te dyja fazat. Po punon per kete ne stervitje, nuk duhet ta shkepute prizen. Nese gabon, duhet ta kaloje menjehere, sepse cilesite e tij jane te rendesishme dhe duhet te jete i rendesishem per skuadren.”

Mund ti shtohet dicka kesaj skuadre ne nivelin sulmues?
“Numrat, nese lexohen, jane te rendesishem. Vetem Roma ka bere me mire se ne. Interi ka sulmin e dyte me te mire ne kampionat, do te thote qe skuadra ka prodhuar shume. Dhe nese shenojme, do te thote se luajne lojtare qe shenojne. Dhe pesojme pak. Nese do te benim me mire se Roma, do te ishim ne vend te pare. Por duhet te vazhdojme keshtu. Roma ka sulmin me te mire, por me sa sulmues te mirefillte po luajne? Gervihno nuk eshte, vetem Totti. Duhet te kem ndjesine, me Juventusin kam futur nje sulmues sepse kisha ndjesine qe ata ishin ne veshtiresi dhe ne po luanim mire. Pastaj sulmuesin e dyte e kemi, eshte Alvarez. Edhe Guarin ishte nje trekuartist, une e vendos si mesfushor te brendshem. Ne kemi nje skuader sulmuese, por gjithmone flitet per gjera te tjera. Pastaj eshte e vertete qe me pelqen te luaj me sulmues edhe me te paster, por duhet te jene mire fizikisht.

Humbet ekuilibri me nje sulmues me shume?
“Mes pjeses te pare dhe te dyte me Juventusin, kemi korrigjuar disa gjera dhe kemi luajtur me mire, dhe aty kam vendosur sulmuesin e dyte. Pashe qe lojtaret e gjate po kapnin shume topa, prandaj kam futur Icardin. Neser vjen Roma, qe ka fituar 6 ndeshje dhe ka vlera te dukshme, por nuk ka shume sulmues te paster. Gjithsesi kane sulmin me te mire. Futbolli ne ditet e sotme po shkon ne kete drejtim.”

Eshte nje provim i rendesishem ndeshja e neserme? 
“Po, eshte nje provim i rendesishem per te vleresuar nivelin e rritjes nga pregatitje e fundit ne keto 6 ndeshje. Pas dites te neserme, ne do te jemi ndeshur me tre skuadra te kreut, nderkohe qe te tjeret nuk i kane bere keto ndeshje.”

Cfare mendon per Tottin?
“Eshte nje thesar i futbollit italian, tani eshte edhe ne forme te mire. Klasin nuk e gjykoj une, ndersa levizjet tani i ka shume te rrjedhshme.”

Ke folur per numra, neser Interi dhe Roma ofrojne shume.
“Po, eshte e vertete. Dhe ne kete moment edhe ne, ashtu si ata, luajme mire.”

Ne rast te nje rezultati pozitiv, kjo ndeshje mund te jete nje kthese?
“Kur isha trajner i Reggines, dhe nuk dua te bej krahasime, vlerat e skuadres ishin dukshem me te ulta. Duhet te luajme si te barabarte me secilin. Dhe nuk nenvleresoj asnje, sepse pas Juventusit jemi perballur me Sassuolon, qe pastaj ka barazuar me Napolin dhe Lazion.”

Tek Roma kane shenuar shume lojtare, Interi ka pesuar dy gola nga mesfushoret. Mund te jete nje problem?
Po, me shqeteson, por nese kemi organizim dhe punojme ne nje menyre precize ne te dyja fazat e lojes, nuk kemi per te patur probleme. Megjithate, golat e pesuar kane qene edhe te rastesishem, si ai i Cagliarit. Ne pergjithesi, kemi lene pak hapesira per te gjithe.”

Do te jene Pereira dhe Rolando zevendesuesit e Jonathan dhe Campagnaro?
“Mund te jete keshtu, ne Cagliari kane luajtur mire. Neser mund te luajne, por shoh edhe levizjet e kundershtareve. Mund edhe te vleresoj nje situate tjeter, por po mendohem, nuk e di. Samuel? Jo, vetem nese Juan do te jete keq do te luaje Samuel.”

Ne mesfushe gjithcka e konfirmuar?
“Nese kam bere disa zgjedhje, eshte sepse kam garanci, por nuk perjashtoj asgje qe ne nisje.”

Cfare do te te pelqente te kishe nga Roma?
“Nuk me intereson aspak, une shikoj lojtaret e mi, qe per mua jane me te miret ne bote. Mentaliteti fitues duket qe ketu, i mbroj, kujdesem per ta dhe mendoj si ti permiresoj. Eshte e rendesishme qe te kene vazhdimesi, por nuk me intereson te shoh tek te tjeret. Keto ndeshje jane keshtu, te bukura per tu luajtur, dhe mund te ndodhe gjithcka. Skuadrat kane vlera dhe teknike te rendesishem. Mund te ndodhe gjithcka.”

Para Juventusit, flitej me intensitet per rendesine e mbrojtjes. Ndersa tani po flitet per aspekte te tjera?
“Jo, nuk eshte e vertete. Faza mbrojtese per nje skuader eshte shume e rendesishme. Rekuperimi i topit qe bente Milani i Sacchit ishte nje menyre per te mbrojtur mire. Nuk mbrohesh vetem afer zones. Me Fiorentinen, kemi pesuar 2-3 gjuajtje ne pjesen e pare per shkak te gabimeve tona, sepse kemi humbur topin ne mesfushe kur mendonim te sulmonim. Kemi treguar qe nuk leme hapesira dhe dime si te bejme keq. Per mua, kjo do te thote te luash mire.”

Kishte me shume tension para ndeshjes me Juventusin apo tani?
“E bukura e futbollit eshte adrenalina. E kisha me Juventusin, me Sassuolon, dhe e kam tani me Romen. Nuk duhet ulur asnjehere vemendja, zakonisht ata qe mendojne se kane fituar pa luajtur mire, humbin. Dhe nese do te humbisja kete karakteristike time, duhet te ndryshoj profesion… Eshte nje kampionat i forte, mund te jete i ndryshem ne krahasim me kampionatet e tjere. Kam ndjesine se ka shume skuadra qe mund te luftojne.”

Mund te them qe Pereira jep me pak se Nagatomo ne fazen mbrojtese?
“Naga i ben te dyja fazat shume mire, kurse Alvaro ka luajtur me pak. Me Cagliarin e ka bere te tijen, nese eshte mire, edhe ai jep kontributin. E rendesishme eshte qe te jete i integruar me skuadren, nuk flas kurre per individin, por per kolektivin. Florenzi ka disa karakteristika te caktuara, Gervinho ka te tjera. Por pozicionet mbrojtese ne fushe nuk duhen humbur asnjehere, jane te rendesishme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.