Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

661 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri nuk e ka kaperdire humbjen: “Kurre me nje Inter keshtu, te tregojme kush jemi!”

Mazzarri nuk e ka kaperdire humbjen: “Kurre me nje Inter keshtu, te tregojme kush jemi!”
Ardi Deda

Te mesojme, te riorganizohemi dhe te rinisim. Ky eshte objektivi i Interit pas humbjes se zhurmshme kunder Cagliarit. Nje humbje qe nuk eshte kaperdire nga askush, se pari nga Walter Mazzarri. Trajneri dje ka folur me skuadren. “Nuk dua te shoh me nje ndeshje te tille”, ky eshte koncepti i shprehur nga tekniku livornez, qe nuk ka per qellim te prenoje nje paraqitje tjeter te ketij lloji. “Te tregojme se jemi ata qe jemi pare kunder Atalantas dhe jo ato te djeshmit. Te largojme rrezikun ne cdo top dhe te luftojme gjithmone”, ka permbledhur Gazzetta dello Sport.

Problemi me evident ka qene pikerisht mungesa e perqendrimit qe nuk mund te pranohet ne nivele te tilla, vecanerisht nese je Inter dhe nese deshirohet te kthehet te luftohet per objektiva te rendesishme. “Nese skuadra gjendet ne superioritet numerik brenda zones se vet dhe peson gola te tille atehere do te thote qe perqendrimi ka avulluar. Edhe per kete, qe tani e tutje Walter Mazzarri do te jete akoma me i hekurt”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.