Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,604 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Nuk e prisja kete rritje. Mbi Kovacic dhe lojtaret e krahut…”

Mazzarri: “Nuk e prisja kete rritje. Mbi Kovacic dhe lojtaret e krahut…”
Xhorxh Gellci

Paraqitje e shkelqyer e Interit ne Catania dhe ne Sky vjen nje Walter Mazzarri i kenaqur. Natyrisht. “Duhet te permiresohemi akoma shume, bejme disa gabime kur kemi topin. Ne pjesen e pare, te vetmet raste te Catanias kane lindur nga gabimet tona: bejme akoma gabime te thjeshta dhe duhet te permiresohemi. Pavaresisht se kemi krijuar shume raste per gol, duhet te jemi me cinike. Kemi shpenzuar raste edhe kur ndeshja ishte ne ekuiliber. Kete duhet ta kuptojme dhe permiresojme nese duam te qendrojme aty lart. Une inatosem shume? Ben pjese ne profesionin tim dhe e bej kr shikoj qe gjerat nuk shkojne mire.

E priste Mazzarri nje rendiment kaq te mire nga Jonathan dhe Nagatomo? Sot me te vertete decizivë: “Eshte e vertete, nuk besoja se do e kuptonin kaq shpejt cfare dua nga ata. Sidomos Jonathan ka patur nje rritje te rendesishme ne 15 ditet e fundit. Edhe Yuto ka shtyre shume, por ka gabuar shume here pasimin e fundit. Vetem kete mund te them, per pjesen tjeter ishte nje ndeshje e mire.

Por eshte punuar edhe ne nivel psikologjik duke pare ndryshimet? “Jam dakord. Lojtaret ishin nervoze edhe para ndeshjes me Cittadellen, e ndjenin tensionin dhe pesonin problemet mentale te sezonit te shkuar. Fitoret ndihmojne, japin siguri. Ne pjesen e dyte, per shembull, kemi hyre akoma me te bindur. Kemi qene te zotet deri sa ndeshja nuk ishte e mbyllur.

Po merkatoja? “Sinqerisht po kenaqem, mbyll telefonin. Por per merkato nuk flas, ju e dini.

Interi nuk luan Kupat e Europes: mund te themi qe Interi do luftoje per Scudetto? “Jam dakord per kupat, por per shembull per Champions duhet nje skuader e pershtatshme. Nuk mund te behen te gjitha bashke, mua do me pelqente te kem 22-23 lojtare te shkelqyer per te luajtur gjithcka. Por tek Napoli, ne baze te kerkesave, nuk mendoj se kishte korespondencen e duhur ne skuader. Ndersa Interi ka objektivin te jape maksimumin dhe ti vendose ne veshtiresi te gjithe.

Mbi problemin e Mateo Kovacic: “Kovacic ka dhimbje, nuk di shume detaje, por nuk besoj se eshte dicka e rende. Neser do bejme kontrollet, por behet fjale vetem per nje goditje dhe per momentin nuk ja dilte te vazhdonte.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.