Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,399 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Palacio i lodhur. Cittadello e rrezikshme. Kam pyetur Militon per…”

Mazzarri: “Palacio i lodhur. Cittadello e rrezikshme. Kam pyetur Militon per…”
Xhorxh Gellci

Perpara ndeshjes te pare zyrtare te sezonit zikalter, Walter Mazzarri ka treguar ne mikrofonat e Inter Channel emocionin qe ka provuar duke hyre per here te pare ne Giuseppe Meazza si trajner i Interit: “Gjeja qe me ka ardhur instiktivisht ka qene te pyes Militon, duke bere shaka, se cila ishte pankina jone. Kam ardhur shume here ne kete stadium, por kjo ka qene ndjesia e pare, pra te mesohesha te rrija ne vendin e te zotit te shtepise. Nje ndjesi e bukur, shume e bukur. Tani qe mund ta shoh pa emocionet e nje ndeshjeje qe po zhvillohet, kuptoj qe te jep shume motivim dhe pak emocion. Fusha eshte e bukur, dhe lejon loje shume te shpejte. Duhet te mesoheshim me te dhe te shpresojme se do te bejme sa me pak gabime gjate ndeshjes.”

Nese ndeshja me Cittadelle eshte e mbushur me veshtires, vete Mazzarri e sqaron: “Po, eshte shume e vertete, mbi te gjitha eshte nje ndeshje qe vjen para kampionatit, kur akoma nuk eshte zhvilluar nje ndeshje qe vlen tre pike. Pavaresisht skuadres qe perballemi, rreziku eshte nenvleresimi i skuadres kundershtare. Per shembull, u kam thene cunave qe mos harrojne shembullin qe vitin e shkuar, Cittadella eshte eliminuar ne sekonden e fundit nga Catania, qe e dime te gjithe cfare kampionati te mire ka bere. Ndeshjet e gushtit fshehin shume veshtiresi, ne duhet te hyjme ne fushe te vetedijshem per kete dhe ta sjellim ndeshjen nga ana tone, duke bere te kuptohet qe jemi te kujdesshem per cdo aspekt qe ndeshja mund te sjelle.

Interi duhet te riniset qe ketu se bashku me tifozet me te njejten deshire per te festuar: “Do te doja qe te kishte nje shtyse qe ne fillim, dhe nese shkon mire, mbi te gjitha me nje kalim te turnit, duhet te punojme ne menyren e duhur per t’i dhene vazhdimesi asaj qe do jemi te afte te bejme. Nuk me pelqen te htem qe duam te fitojme para se te zhvillohet ndeshja, por duhet te tregojme me fakte dhe besoj se ky eshte aspekti me i rendesishem qe duhet te demonstrojme prej tani e deri ne fund te kampionatit.”

Ne fund, Mazzarri flet dhe per faktoret qe mund te ndikojne zgjedhjen e 11-shes titullare: “Ka disa cuna qe jane te lodhur, me te lodhur se te tjeret, qe kane luajtur me shume me kombetaret e tyre. Me vjen ne mendje Palacio qe ishte i lodhur dhe sot nuk ka luajtur as ndeshjen e stervitjes. Por kjo nuk duhet te jete nje alibi, cunat duhet te rekuperojne, te clodhen naten, te punojne mire me mjekun dhe pregatitesit tane per te bere nje ndeshje qe mund te vleje kalimin e turit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.