Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,686 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Palacio si Cavani. Mbi Guarin, Ricky, Thohir dhe xhaketen…”

Mazzarri: “Palacio si Cavani. Mbi Guarin, Ricky, Thohir dhe xhaketen…”
Xhorxh Gellci

Walter Mazzarri ka folur sot ne mengjes ne Radio Deejay. Keto jane fjalet e tij, nje dite para ndeshjes me Fiorentinen: “Ne kete moment shkon gjithcka mire? Ke te drejte, ne kete moment. Jemi vetem ne javen e peste, mua me pelqejne faktet, jo fjalet. Shohim nje skuader te vertete? Kete mund ta themi, kemi kerkuar menjehere te jemi skuader, ka disa kode, nje organizim shume preciz qe i ndihmon lojtaret te shprehen.”

JONATHAN-ALVAREZ – “I vendos lojtaret ne rolet e tyre? Nje trajner duhet te nxjerre ne pah kualitetin e lojtareve, t’u gjeje pozicionin me te pershtatshem. Por nuk eshte vetem kjo: lojtari luan edhe ne nje kontekst skuadre, ne nje organizim preciz, ku lojtari jep me te miren.”

PALACIO – “Une kam folur, Palacio ka bere mire edhe vitin e shkuar si sulmues i pare i levizshem, sic ka bere Cavani. Para se te vinte tek une, Cavani ishte perdorur shume pak here si sulmues i pare. Ne futbollin modern duhen sulmues qe te levizin ne te gjithe zonen e sulmit.”

PSG – “Te shoh Cavani dhe Lavezzi? I shoh rralle, sepse kam pak kohe sepse duhet te mendoj per te mijte. I ndjek nga larg. Mes te tjerash, midis kampionatit francez dhe italian ka shume diference.”

KRAHASIME – “Ka pak Mourinho brenda meje persa i perket kompaktesise se grupit? Sigurisht jam nje trajner qe shikon gjithcka, pavaresisht krahasimeve. Jam pjese e klubit ne cdo aspekt, i kontrolloj sa me shume lojtaret, mundohem ti izoloj nga gjithcka dhe te gjithe. Benitez ka ardhur pas meje ashtu si tek Interi pas Mourinhos? Napolit i mjaftonin 2-3 blerje me kualitet, te mos merrte lojtare nga Parma ose Bologna, por lojtare me eksperience internacionale. Shoqeria ka punuar shume mire me nje trajner shume te zotin ne panoramen europiane.”

GUARIN – “Cili eshte problemi? Ai duhet te punoje me veten e tij ne menyre te vazhdueshme. Me Sassuolon ka qene perfekt. Ne nje moment te veshtire kane kaluar ato 5-10 minuta ku dukej jashte loje, por nuk duhet te ndodhe. E dime qe San Siro kritikon pas ndonje pasimi te gabuar. Por deri tani ka qene mire si vazhdimesi rendimenti ne ndeshjet ku duhen tre piket.

MERKATO E NDALUR – “Ka ndodhur gjithmone ne karrieren time. Me duhet te punoj per ti bere lojtaret qe kam ne dispozicion te japin maksimumin.”

CAMPAGNARO – “Ka ardhur para meje, eshte rastesi, por e gjej kudo ku shkoj. Edhe tek Napoli ka shkuar para meje, jam une qe e ndjek. Ndoshta eshte ai qe me propozon tek klubi ku shkon (qesh). Behrami? Le te mos flasim lojtaret e Napolit.”

E ARDHMJA – “Duhet te presim, eshte shume shpejt. Nuk kemi patur as 48 ore per te pregatitur ndeshjen, neser eshte nje ndeshje e veshtire. Cagliari eshte i forte dhe ka nje trajner nga me te zotet.

XHAKETA – “Une kur humbas, nuk mund te buzeqesh, me ngrihet temperatura dhe me duhet te heq xhaketen. Ne Milano ben ftohte? Ne Monza ishte shume ftohte, dhe perseri e hiqja. Kur jam nen adrenaline, nuk e ndjej te ftohten. Vjen indoneziani? E leme kete argument, flasim per gjerat reale.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.