Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,229 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Paraqitje deri tani te mira. Milito? Do ta vleresoj. Pozicioni i Kovacic…”

Mazzarri: “Paraqitje deri tani te mira. Milito? Do ta vleresoj. Pozicioni i Kovacic…”
Donald Elmazi

Ne prag te sfides kunder Genoas, Walter Mazzarri ha takuar gazetaret ne sallen e konferencave te Appiano Gentiles.

Inter Club Albania iu trasmeton fjalet e misterit:

-Pyetje nga FcInter1908: kishte thene qe do i pelqente te kishte nje mesfushe si ajo e Fiorentines, me lojtare teknike. Po punohet per kete?

Nese eshte e mundur po. Lojtaret teknike duhete te jene funksionale per lojen. Nese ke mundesine per te dominuar lojen per 70-80 minuta, mundet edhe ta pesosh. Nese skuadra nuk eshte ne gjendje atehere nuk eshte mire. Un kam patur skuadra te nje tipi qe kam bere disa zgjedhje. Kane rendesi piket, cdo gje tjeter duhet harruar. Nese do kishim 6 pike me shume do ishte nje kampionat fenomenal. 6 pike bejne diferencen. Une duhet te krijoj nje baze ne menyre qe te rritet skuadra dhe mbi te gjitha me intereson ajo qe mendon shoqeria per punen qe bej un dhe ate qe bejme se bashku.

-Ranocchia?

Une vleresoj gjithcka. Andrea eshte serioz, impenjohet gjithmone luan apo nuk luan. Ate qe ndjen pastaj nuk mund ta dije asnjeri. Une vleresoj shume gjera kur bej zgjedhjet e mia, sigurisht per te hedhur ne fushe formacionin me te mire.

-Skuadra nen kontroll?

Duhet te automatizohen module te ndryshem. Nje skuader ka nevoje qe tekniku ti gjeje zgjidhje adeguate.

-Kovacic edhe ne mesfin e fushes?

Kovacic po permiresohet, mbi te gjitha ne sherbim te skuadres. Ben disa levizje me te cilat dashurohemi te gjithe, jam i pari qe i shikoj. Por duhet te finalizohen ne interes te skuadres. Disa here i ben me shume disa here me pak. Mund ta interpretoje edhe ate rol, duhet te kuptoj nese edhe skuadra mund ta kuptoje kete aset taktik. Por duhet te jete i mire ne fazen difensive. Keto eksperimente i kam bere me Parmen. Ka qene ndeshja me anomale e sezonit tim. Kishte shume hapesira ne mes te fushes, per arsye se tre lojtaret e mesfushes e benin fazen difensive ndryshe nga te tjeret. Skuadra nuk jepte ne kete sjellje taktike.

-Chievo?

KIshim nevoje per te fituar. Te vjen inat kur e do dicka dhe nuk e merr. Ndeshja u zhvillua ne nje fare menyre. Duhet te na jape me shume stimuj dhe motivacion.

-Deklaratat Gasperini?

Une mundohem te bej loje, e bej gjithmone dhe po provojme ta bejme. Me perpara nuk isha dhe per kete nuk komentoj. E kam konsideruar gjithmone nga larg, Interin, si nje klub fitues dhe eshte ne syte e te gjitheve ajo qe ka bere Interi. Ky eshte versioni im. Perpara ndeshjeve nuk dua te flas per gjera te tjera, por tani duhet ta bej sepse historia e Interit duhet mbrojtur dhe nderuar.

-Merkato e skuadrave te tjera e ben me te veshtire per tu rikthyer kompetitive?

Mua si teknik me ka pelqyer te jem i vleresuar nga ju ne menyren e duhur. Dua te informohen njerezit qe momenti eshte ky. Une lojtareve te mi nuk i kam thene ndonjehere gje per objektivat, nuk i kam kufizuar. Ne shkojme ne cdo fushe per te marre maksimumin. Rezultate na kan penalizuar disi nga ajo qe kemi bere. Vleresimi i skuadres nuk mund te behej me pare sepse jam ketu prej pak kohesh dhe ne tani jemi ne nje faze tranzicioni. Mund te jete qe lojtaret kane degjuar disa zera merkatoje. Kane menduar nese jane te verteta apo jo. Lojtareve i kam thene dhe sot qe te shkojme ne Genova per te bere me te miren tone, te veme ne veshtiresi skuadren kundershtare ne fazen e mbajtjes se topit. Interi duhet te kete gjithmone kete ide. Pres gjithcka ose asgje, sigurisht nuk do dorezohem asnjehere dhe do provoj qe skuadra te shkoje sa me lart te jete e mundur. Shpresojme qe tia nisim nga derby, te fitojme.

-Gjendja?

Ndonje nga djemte ka fituar shkelqimin. Shpresoj qe neser te shihet nje hap perpara. Nuk ka shkopin magjik. Me keto fusha nuk duket gjithcka qe behet ne stervitje. Neser do jete nje ndeshje e nderlikuar kunder nje skuadre te nje niveli te mire. Duhet te presim ndeshje si te fundit, te nderlikuara. Duhet te tregohemi shume te vemendshem nga kendveshtrimi taktik.

-Milito?

Do ta vleresoj deri ne minuten e fundit. Eshte e mundur qe te ndryshoj modul nga ndeshja paraardhese. Me perpara nuk mund te ndryshoja sespe duhet te pervetesohej mire moduli i ri. Disa skuadra kane mesuar skemen tone. Milito tani eshte shume mire, duhet te kuptoj nese na leverdis ta fus qe ne minuten e pare apo gjate vazhdimit te lojes. Mund te me ndihmoje, duhet te me thote se si ndihet.

-Bilanci?

Nuk me kane pelqyer barazimet me Sampdorian dhe Parmen. Nuk kemi bere lojen qe me pelqen mua, rezultati ishte edhe i duhur nga kendveshtrimi i paraqitjes. Humbjet nuk jane te shumta, jane te mundshme, kane ardhur ne ndeshje te rendesishme, ne disa e dime shume mire cfare ka influencuar. Skuadra eshte padrone e fushes gjithmone. Kemi qene pothuajse gjithmone ne avantazh. Kunder Parmes kam bere disa eksperimente. Mendoj ne nivel te pergjithshem, duke konsideruar edhe si e kemi nisur, duhet ecur mire. Nese do konsiderohen dhe episodet qe ndikojne, mund te themi qe nese do kishim 6 pike me shume do te benim nje kampionat me te mire. Me intereson te shoh paraqitje te mira.


© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.