Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,580 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Pas Interit, jashte. Mbi senatoret, Thohir, Benitez dhe Isla…”

Mazzarri: “Pas Interit, jashte. Mbi senatoret, Thohir, Benitez dhe Isla…”
Xhorxh Gellci

Interviste e gjate me Walter Mazzarrin ne Gazzetta dello Sport per Walter Mazzarrin. Tekniku i ri zikalter flet per gjithcka rreth Interit dhe fjalet e tij i sjell te plota ne shqip inter.al

Si e shpjegon pritjen e tifozeve ne drejtim tend, te cilen e ke quajtur fantastike?

“Eshte e veshtire ta shpjegoj edhe per mua. Ndoshta tifozet kuptojne ate qe dikush ka bere, sepse ndoshta ndonjehere cmohet me shume nga jashte”

Lippi ka thene qe ju jeni si nje sulmues qe shenon 30 gola, por sfida e vertete qe ju pret eshte te krijoni menjehere nje skuader fituese

“E falenderoj per komplimentin dhe e marr si nje urim.”

Meqe ra fjala tek Lippi, te tjere toskane si ai, Orrico dhe Tardelli nuk kane patur fat tek Interi: eshte nje sfide per tu fituar?

“Kur shkova tek Livorno, thonin qe gjithe livornezet kishin deshtur. Me mua Livornoja shkoi ne Serine A pas 55 vitesh dhe prandaj shpresoj ta permbys kete skaramanci.”

Cfare note i jep pjese te pare te pregatitjes?

“Votat nuk me pelqejne, por duke menduar si po punojme, dhe per disponibilitetin e lojtareve dhe entuziazmin e tifozeve, deri ketu i jap noten 10.”

Cfare ka per tu permiresuar?

“Duhet te punojme akoma shume mbi taktiken, mbi kohen e lojes dhe automatizmat.”

Kur do te duket Interi i Mazzarrit?

“Shpresoj per fillimin e kampionatit, por ndoshta do te duhet ndonje jave me shume, ndoshta ne tetor.”

Nuk ke frike se entuziazmi  i sotem mund te jete kunder-produktiv me vone?

“Jo, sepse njerezit i kuptojne cilat jane mundesite tona. Une theksoj nje fjale te rendesishme: rikonstruksion. Sepse po punojme per te rindertuar.”

Moratti ka kerkuar te pakten nje vend te trete?

“Them te verteten: nuk me ka kerkuar asgje.”

Por ju do firmosnit per vendin e trete?

“Une nuk firmos kurre asgje, ky eshte principi im.”

Ju shqeteson ardhja e mundshme e Thohir?

“Une kam nje kontrate me Interin dhe kam besim tek Moratti. Per mua, ai eshte nje garanci dhe e di qe do veproje gjithmone per te miren e Interit.”

Nga levizjet dukeni interist prej gjithmone, mos thoni edhe ju qe jeni qe femije…

“Nuk them genjeshtra. Kur isha femije, isha tifoz me Fiorentinen dhe Antognoni. Por duke u rritur kam bere tifo vetem per skuadrat e mia.”

Dhe nga Interi kush ju pelqente?

“Corso per te majten e tij, Mazzola per klasin, dhe kam admiruar personazhin dhe zotesine e Facchettit.”

Duke i lene menjane krahasimet me te shkuaren, sa do te duhet per tu rikthyer tek fitorja?

“Shpresoj sa me pak kohe te jete e mundur, por nuk shes brockulla dhe shoh faktet. Ne nisje, ka skuadra qe kane dicka me shume se ne. Juventusi ka fituar kampionatin, Napoli ka arritur i dyti, Milani i treti dhe Fiorentina e katerta dhe eshte forcuar shume. Por ne do te luajme me te gjithe, kjo duhet te jete e qarte.”

Nje Inter i gatshem per parakalim domethene?

“Nje Inter qe e enderron parakalimin, kjo mund te thuhet.”

Ndersa Benitez, ne Gazzetta, ka thene qe Interi duhet te synoje scudetton nga dita e pare…

“Me vjen te qesh, sepse eshte nje shprehje shume origjinale, duke pare qe askush tjeter qe merret me kete pune nuk ka thene dicka te ngjashme.”

Benitez ka shtuar qe presidenti nuk i ka kerkuar te fitoje.

“Per te thene te verteten kam lexuar gjithcka dhe te kunderten e gjithckaje. Nese Napoli sot eshte akoma nje projekt afatgjate, cfare mund te ishte kur une e kam marre nga pjesa e poshtme e klasifikimit, duke e cuar dy here ne Champions? Eshte thene edhe qe nuk permendja fjalen ‘scudetto’. E verteta eshte qe kam evituar shpalljet jo per te mbrojtur veten time, por per te mbrojtur grupin. Jam mesuar qe ti rrit skuadrat, dhe te kultivoj ambicione, vetem me kulturen e punes tani Napoli eshte nje skuader e respektuar dhe e admiruar nga te gjithe. Per te mos folur per plusvalencat. Sot nje trainer eshte pergjegjes edhe per pasurine teknike dhe ekonomike te shoqerise dhe nese Napoli ka 124 milion per te shpenzuar do te thote qe ai qe e ka drejtuar i ka rritur vleren lojtareve si Lavezzi, Cavani me shoke.

De Laurentiis ka deklaruar tek Il Mattino qe tani te gjithe lojtaret do jene te perfshire, ndersa me pare, heqim 11-14 qe zbrisnin ne fushe, te tjeret luanin shume pak…

“Me mua kane luajtur te gjithe, ne kampionat ose ne Europa League. Mbaj mend qe Vargas ka shenuar tripleten e tij te vetme si titullar ne kupe. Une jam kujdesur gjithmone te ruaja raportet edhe me ata qe ishin jashte dhe kush ishte ne Castelvolturno e di. Jam akuzuar qe nuk i perdor te rinjte, por Insigne ne vitin e pare ne Serine A ka luajtur gjithmone dhe sot eshte nje futbollist i afirmuar.”

Cfare efekti jep te shohesh Napolin ne Champions League?

“Tifozet, lojtaret dhe Napoli me kane mbetur ne zemer dhe do jem tifoz i Napolit ne Champions. Nese dikush ne nje muaj ka harruar kater vjet, nuk mund te bej asgje.”

Duke mos luajtur ne Champions, do te synoni me shume se te tjeret Kupen e Italise?

“Do te jemi te paret qe do luajme ne Kupe ne 18 gusht, dhe duke mos patur Champions, Kupa eshte nje nga synimet. Une e kam fituar duke mundur Juventusin dhe e di cdo te thote. Por edhe Interi e di, sepse duke fituar Kupen e Italise disa vite me pare ka filluar ciklin e fitoreve.”

Ka nje lojtar qe deri ketu ju ka surprizuar ne menyre te vecante?

“Te them vetem nje emer nuk eshte e bukur. Dhe atehere them qe shembulli qe po japin gjithe ekspertet, sepse per mua nuk jane te vjeer, eshte i jashtezakonshem. Te shoh si sterviten Chivu, Samuel, Cambiasso dhe Milito, kupton pse kane fituar aq shume. Dhe per te treguar shpirtin qe ka ne kjo skuader, te gjithe e ndjejme prezencen e Zanettit edhe pse ai do na bashkohet ne Amerike.”

Pavaresisht shpirtit te skuadres, nuk eshte nje rrezik te luash me lojtare jo me ne moshe te re?

“Une shoh fushen, jo karten e identitetit. Kush vrapon dhe eshte mire, luan. Por tek Interi ka nje perzjerje te drejte mes te rinjve dhe atyre me pak te rinj.

Mbrojtje me tre apo pese?

“Mund te jete me tre, kater ose pese. Ka shume menyra per te mbrojtur dhe sulmuar. Gjerat e rendesishme jane te tjera: organizimi dhe respekti i roleve, ne fushe dhe jashte. Edhe perpikmeria ne orar ka rendesi per mua.”

Mbrojtja vitin e shkuar ka qene reparti me i kritikuar: cfare roli mund te kete Ranocchia me ju?

“Mund te luaje ne te djathte, edhe pse e shoh me shume ne qender. Keto jane dite prove dhe me te po vleresoj gjithe mbrojtesit: Campagnaro, Juan Jesus, Samuel, Andreolli dhe Chivu.”

Si vazhdon puna ne mesfushe dhe sulm, pa Isla?

“Per merkato nuk flas. Nga ata qe jane, jam i kenaqur. Kovacic i kerkoj te qendroje me afer portes, Guarin mund te rritet akoma, Alvarez po ben mire, Milito po rekuperon, Belfodil dhe Icardi premtojne shume. Por pres akoma per te dhene gjykime definitive.”

Kur therret ne fushe “top i ulet, me shpejt”, inspirohesh pak nga Barcelona?

“Futbolli spanjoll eshte ai qe me pelqen me shume, por vendos edhe nga timja.”

Nese nje dite te thonin qe Interi tend eshte nje provincial, do te merziteshe si Stramaccioni?

“Them vetem qe nuk ndalem tek etiketimet, por nuk dua te bej polemika, as nuk me pelqen te flas per koleget.”

As per livornezin Allegri qe do te takoni ne derby?

“I respektoj te gjithe njelloj dhe ne kthim kerkoj respekt. Nese duhet te them emrin e nje kolegu, them vetem ate te Ulivieri, i pari qe me ka futur ne kete bote kur fillova ta ndihmoj ne Bologna.”

Si ka perfunduar me Cassanon?

“I uroj te jete i lumtur dhe te beje nje kampionat te madh. Nuk kam gje tjeter per ti shtuar komunikates qe kam bere.”

Pervec ngacmimeve, cfare ju bezdis tjeter?

“Nuk me pelqen te konsiderohem si dikush qe qahet. E thone vetem ata qe nuk me njohin. Protestoj vetem kur mendoj se kam pesuar padrejtesi, por eshte dicka e ndryshme. Dhe nuk jam i vetmi me duket.”

Per te mbyllur: pas Interit, mendon per nje eksperience jashte?

“Nuk e perjashtoj. Por me pare dua te fitoj me Interin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.