Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,326 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: ”Penallti e qarte, por nuk arrijme te finalizojme. Hernanes duhet shume”

Mazzarri: ”Penallti e qarte, por nuk arrijme te finalizojme. Hernanes duhet shume”
Redi Asabella

Eshte dukshem i zhgenjyer Walter Mazzarri pas barazimit me Cagliari-n. Pas nje penalltie mirazh te dhuruar per sardet, zikaltrit u munduan pjesen e dyte te kthenin rezultatin, por shpresat u thyen ne tranversen e Icardit dhe ne vendimet e cuditshme te Russo-s. “Ne Firenze kaluam te paret ne avantazh dhe kjo ka rendesi: Kush merret me futboll e di shume mire qe ndeshjet ndryshojne, por ishte nje Cagliari shume i mire, me elemente te pershtatshem per kundersulme. Pas barazimit nuk arritem te konkretizonim shume rastet e krijuara per 2-1. Icardi dhe Botta? Zevendesimet per kete pune jane, per te futur lojtare te tjere dhe ata te luajne mire. Pastaj, edhe Alvarez, qe u kthye nga demtimi, luajti shume mire. Por rastet e krijuara i kemi pasur dhe para hyrjes se tyre, per shembull me Guarin dhe Palacio. Ndeshja shkoi keq, por eshte e qarte qe me Cagliarin nuk eshte e thjeshte nese shkon ne avantazh”.

Hernanes eshte talizmani? “Ai ka ate qe na ka munguar deri tani. I kthjellet, me cilesi dhe i jep siguri ekipit me personalitetin e tij. Pastaj i kalibron mire topat inaktive, thelbesore ne te tilla ndeshje. Mjafton te gjesh levizjen fituese dhe ai eshte nje nga ata qe ne keto gjera eshte shume vendimtar”.

Mbi episodet arbitrale dhe ne vecanti per penalltine inekzistente te dhene Cagliari-t dhe asaj qe nuk ju dha Icardi-t: “Kam kaluar shume si keto situata, pranoj gjithcka qe me thoni. Nuk dua me te flas per arbitrat. Doja shume qe ju ti analizonit sic duhet episodet”, thote per Sky. Pastaj mendohet dhe thote: “Tani qe po e shoh, nuk mund te rri i heshtur: faulli qe i kane bere Icardit eshte shume i madh per te heshtur. Si i behet? Ne Firenze ishte offside, e vertete, por nuk ishte e thjeshte te dukej. Kjo po!”.

Thohir ishte i nevrikosur? ”Jemi te merzitur te dy, meritonim 3 piket dhe na vjen keq”.

Icardi eshte gati per te qene titullar? ”Sot luajti nje pjese shume mire. Tani te shohim, do e shohim gjate javes nese do te jete rasti”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.