Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,924 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri per InterChannel: “Taider me i miri ne teste. Wallace ecen me 100 km/h, por…”

Mazzarri per InterChannel: “Taider me i miri ne teste. Wallace ecen me 100 km/h, por…”
Inter Club Staff

Walter Mazzari ne perfundim te konferences per shtyp ne prag te ndeshjes me Catanian eshte ndalur ne mikrofonat e Inter Channel per tju pergjigjur pyetjeve te disa tifozeve zikalter.

Keto jane fjalet e tij: “Kur personat te vlersojne ate qe ben, kane interes edhe te degjojne ato qe thote traneri. Wallace? Eshte kthyer dhe po ecen me 100 kiliometra ne ore, ka nje teknike te mire, por duhet te permirsohet ne fazen mbrojtese. Une do mundohem ti mesoj disa gjera te futbollit Italian. Ka qene i fundit qe ka ardhur, ndoshta ka nevoje per pak me shume kohe qe te kuptoje se ku gjendet, sepse eshte pak me mbrapa se te tjeret ne nivel taktik. Rolando ka qene me mua edhe sezonin e kaluar dhe jam i sigurte qe do te jete gati. Taider eshte plotesisht gati ne nivel fizik, ka shkuar shume mire ne teste, dhe ka qene lojtari me i mire ne keto teste si ne te parin por edhe ne te dytin, e mbi te gjitha eshte shume i motivuar dhe mendoj se eshte shume afer ambjentimit total. Me duket se eshte shume i integruar. Milano? Ne gusht kam ngrene ne qender, me ka pelqyer qyteti dhe e kam pare pak me shume nga afer, eshte nje qytet i bukur, jam shume i lumtur por bashke me rezultate te mira do me duket akoma edhe me i bukur”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.