Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,016 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri po ben llogarite: E fundit pa Osvaldon, Sprint Nagatomo. Hernanes dhe Jonathan…

Mazzarri po ben llogarite: E fundit pa Osvaldon, Sprint Nagatomo. Hernanes dhe Jonathan…
Inter Club Staff

Walter Mazzarri po ben llogarite ne prag te ndeshjes te se shtunes kunder Parmes ne Tardini. Interi do te provoje te fitoje ndeshjen e trete radhazi per here te pare qe kur Mazzarri eshte ne drejtimin e Interit dhe kete gje djemte duhet ta bejne me shume mungesa.

Dje u ndalua edhe Hernanes i cili do te mundohet te rikthehet ne kembe per ndeshjen e se shtunes pavarsisht bllokimit ne ndeshjen e djeshme. Por ne rast se sot dhe nese do te stervitet me skuadren Fredy Guarin, Profeti mund te ulet ne stol dhe ta beje pushime ne vend te tij do te luaje Kolumbiani.

Nderkohe per Yuto Nagatomon eshte nje gare me kohen. Rekuperimi shihet si fondamental duke pare veshtiresite e Obit dhe Mbaye ne krahun e djathte. Por mbi te gjitha Mazzarri do te rekuperoje edhe Pablo Daniel Osvaldon, i cili pas ndeshjes te se shtunes do te rikthehet te stervitet me grupin. Ai mund te luaje edhe qe ne ndeshjen ndaj Saint Etienne, por me siguri do te rikthehet ne fushe ndaj Verones.

Kohe me e gjate rekuperimi per Jonathan, viktime e problemit te zakonshem ne pulpe. Braziliani ndjen akoma sume dhimbje kur e forcon dhe mendohet se do te rikthehet ne Derby, ndeshje e cila do te luhet me 23 Nentorin e ardhshem.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.