Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,492 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Po gabojme te pamunduren, eshte gjynah. Mire Guarin. Dhe Thohir…

Mazzarri: “Po gabojme te pamunduren, eshte gjynah. Mire Guarin. Dhe Thohir…
Xhorxh Gellci

Natyrisht i pakenaqur Walter Mazzarri ne perfundim te 1-1 te Dall’Ara. Me tre pike, zikalterit do te ishin ne kete moment ne vend te trete, dhe ne realitet, ngelet vetem keqardhja per nje ndeshje super te dominuar, por qe nuk eshte fituar: “Sot kemi krijuar akoma me shume se ne ndeshjet e tjera, dhe ashtu sic po luhej ndeshja, dukej sikur na kishin bere magji, edhe mund edhe te humbnim. Ne golin e Bolognes kemi bere nje seri gabimesh, por kemi gabuar te pamunduren nen porte. Gjynah, sepse punohet shume dhe mblidhet me pak se sa meritojme.

Nagatomo si eshte? Dhe Jonathan ka qene akoma deciziv… “Jonathan eshte nga lojtaret me te rendesishem, duhet te punoje akoma. Te gjithe e dine cfare duhet te bejne, i kemi transmetuar vetebesim: aftesite jane dhe te gjithe po i shprehim. Nagatomo ka ndjere nje terheqje, por nuk di me shume. Neser do e marrim vesh.

Guarin duhet te drejtoje? “Disa here ngaterrohet me Palacio, por sot ka bere nje ndeshje shume te mire dhe ai, dhe ashtu si Rodrigo-s, i ka munguar vetem goli. Nuk ishte dita jone. Ka luftuar, ka qene konstant dhe nuk ishte e thjeshte. Eshte e vertete qe duhet te niset qe mbrapa, por mund te ndodhe me secilin dhe do te kishim me pak zgjidhje ne fazen e sulmit. Ne sulmojme me te gjithe, mjafton te mendojme qe Alvarez luan ne mesfushe. Mua me pelqen loja keshtu, me topin ne toke: futboll i mire, me vjen keq per pakujdesite.

Pse Kovacic nuk eshte vendosur si i brendshem i majte ne mesfushe dhe Alvarez ne te djathte? “E kam bere ne minutat e fundit, por me mire te mos ndryshojme shume sepse levizjet duhet te provohen ne stervitje. Nuk jane lojtare kaq me eksperience, sa kur ben ndryshime gjate lojes te dine te gjitha automatizmat. Ne Napoli e kisha grupin prej shume kohesh, ketu nuk me duken te gatshem per te ndryshuar shume.

Rolando eshte nje surprize? “Mes lojtareve te vjeter dhe blerjeve te atyre qe nuk luanin shume, ka nje proces rritjeje te rendesishem. Pastaj ka te rinj si Taider dhe Juan Jesus qe po luajne shume mire. Braziliani mund te behet nje mbrojtes i madh nese vazhdon te permiresohet. Por nese duam te qendrojme ne nivele te larta, nuk mund te gabojme keto detaje: te pesojme gol me gabim amatoresk dhe te gabojme aq shume para portes. Nepermjet lojes duhet te bejme pike dhe nuk duhet harruar qe piket bejne diferencen, jo loja. Prandaj me behet qejfi per lojen, por duhet te fitojme.

Ka ardhur nje mesazh nga Thohir? “Jo, nuk besoj. Nuk e kam pare akoma telefonin… Napoli? Shohim veten tone. Kemi hedhur ne ere shume pike, mund te benim me shume, ka patur shum ndeshje si kjo e sotmja. Mbi kete duhet te punojme.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.