Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,320 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Inter, do te punojme fort, 22 veta ne pregatitje, te rinjte dhe idete…”

Mazzarri: “Inter, do te punojme fort, 22 veta ne pregatitje, te rinjte dhe idete…”
Inter Club Staff

Dita e Walter Mazzarrit ne shtepine e Interit, keshtu do te kujtohet 6 qershor 2013. Traineri i San Vincenzo merr ate qe la Stramaccioni dhe prezantohet perpara gazetareve ne Appiano Gentile. Ja konferenca e plote e tij:

Miresevjen, mister. Te njohim prej shume kohesh, pas 10 vitesh ne Serine A, ku nuk jeni shkarkuar asnjehere. Si e quani kete dhe ka ndonje sekret ne menaxhimin tuaj?

“Nuk njoh sekrete, e kam bazuar historine time mbi respektin per rregullat, lojtaret dhe komponentet qe me kane qene prane. Suksesset ne futboll nisin nga kujdesi per detajet, nga kultura per punen. Eshte nje sport me nivel profesional shume te larte, dhe keshtu qe duhet besuar ne keta komponente qe per mua jane themelore ashtu si aftesia e teknikut dhe lojtareve. Lojtaret me njohin, me konsiderojne nje trainer taktik qe do tu lere gjurmet e tij tek skuadrat. Ka pasur momente kur ka shkuar mire, disa te tjera kur ka shkuar keq, por gjithmone jane permiresuar pasi ka patur njohje reciproke. Ne futbollin aktual, pervec vlerave teknike duhet te jemi te pregatitur ne planin fizik dhe mental. Stervitja eshte e shenjte, humbet nje stervitje vetem kur duhet patjeter qe te humbet, ndryshe punohet shume fort.”

Pse ke lene Napoli dhe ke zgjedhur Interin ne vend te Romes?

“Po degjoj disa pasaktesi. Zgjedhja per te lene Napolin eshte vendosur qe ne pregatitjen verore te vitit te shkuar kur refuzova kontraten e re, sepse mendoja se do e lija Napolin per mungese stimujsh. Qe nga ai moment e me vone, mund te qendroja edhe pushim nese nuk do te vinte nje propozim qe do me ofronte shume stimuj. Ka patur propozime te tjera, ajo e Interit me ka pelqyer. Por jam ndjere i gatshem per te nisur nje rruge te re, shpresoj qe tani nuk do te ndryshohet me versioni i kesaj histori.”

Mbi perforcime te mundshme ne skuader:

“Traineri duhet te beje lojtaret qe i ofrohen te jene te suksesshem dhe te luajne mire per skuadren. Skuadra e Interit vitin e shkuar ishte me superiore sesa ato rezultate qe arriti, dhe kete e them pa permendur aspak ata persona qe ishin para meje, per te cilet une kam respekt. Nuk po them qe ishte faji i tyre, por kualiteti i skuadres nuk pasqyrohet ne rezultate, ky eshte nje fakt. Une kam detyre ti vleresoj te gjithe lojtaret qe do me vihen ne dispozicion. Pas kesaj, ne baze te asaj qe do te thote fusha, dua te shikoj shume sakrifice gjate pregatitjes verore, do te bej vleresimet dhe do ja referoj shoqerise.

Mbi raportin me presidentin De Laurentiis:

“Kane qene 4 vite te bukura ne Napoli, ku une kam dhene shume dhe gjithashtu kam fituar shume. Si cdo martese kishte nje fillim dhe mund te kete edhe nje fund, por nuk dua te degjoj fjalen ‘tradheti’. Kam bere mire tek Napoli, jam larguar per motive qe i thashe pak me lart, nuk dua polemika.”

Cfare impresioni te dha Moratti?

“Moratti eshte nje zoteri i vertete, kam kuptuar se edhe ai ka nje impresion te mire per mua. I kam treguar qellimet e mia, e kam pare shume te vendosur te merrte nje teknik si une, dhe ma ka shpjeguar. Per kete jam i lumtur, mendoj se di ta bej ate qe ai do.”

Ke nje objektiv te vendosur per kete Inter?

“Interi, per ate qe ka ndodhur 3 vjet me pare, ka detyren te kthehet kompetitive. Koncepti eshte shume i gjere: nderkohe tifozet duhet te jene krenare per nje skuader qe nuk dorezohet, ky eshte objektivi i pare. Pastaj mendoj se nepermjet lojes do te vijne rezultatet, sa me shume ti afrohemi perfeksionit aq me shume do te bejme rezultate te mira. Tifozet tani per tani duan te shohin nje skuader te forte. Dhe qe te kthehet te fitoje ne fushen e vet, duke kufizuar humbjet.”

Por cfare te ka kerkuar Massimo Moratti? Dhe pse te ka zgjedhur pikerisht ty, ceshtje teknike apo thjesht ndjesi?

“Mendoj se Moratti e dinte se si punoj une. Pastaj gjithmone ndohmohem nga bashkepunetoret e mi. Moratti donte nje teknik me personalitet, qe do te marre pergjegjesi per cdo komponent te shoqerise. Kam patur nje ndjesi te sigurt qe Moratti po kerkonte nje teknik si mua.”

Mund te na thuash dicka per bashkepunetoret e tu?

“Atehere, pervec Giuseppe Baresit qe do te qendroje me mua sepse eshte nje fytyre historike e Interit, qe e kam dashur per te me ndihmuar te futem me mire dhe te kuptoj disa aspekte te shoqerise, kam sjelle me vete ata qe me kane shoqeruar ne karrieren time, qe nga pregatitesi atletik Pondrelli qe e kam patur qe ne Primavera e Bolognas, dhe fale tij kemi patur pak demtime atletike ne skuadrat ku kemi qene. Te tjere jane Nicolo Frustalupi qe do te me ndihmoje me zevendesimet dhe organizimin e fushes, dhe te dy ne do te ndihmohemi nga Luca Vigiani, ndersa Nunzio Papale do te jete pregatitesi i portiereve, e njoh qe nga kohet e Acireales. Jashte fushe, do te kete vezhgues dhe persona te tjere, nga Concina tek Claudio Nitti derri ne Giuseppe Santoro qe do te me mbaje te lidhur me komponentet e ndryshem te shoqerise Inter. Ndersa me Brancan dhe Ausilion po vleresojme persona te tjere.”

Ke thene, relativisht fushes, qe do te vleresosh lojtaret gjate pregatitjes ne Pinzolo. Por skuadra e Interit eshte e tejmbushur dhe ju doni nje berthame lojtaresh, nuk ka rrezik qe ta keni skuadren perfundimtare shume vone, sepse duhet te punohet gjate merkatos?

“Disa konsiderime i kam bere me Brancan, Ausilion dhe Morattin. Pastaj, traineri nuk flet per merkato: une them ate qe kam ne mendje dhe do te jete shoqeria qe do jape shpjegime. Une punoj me rolet dyshe, dua 22 lojtare dhe 4-5 te gatshem per te hyre; por jam i bindur se shume nga ata lojtare qe do te vine ne Pinzolo do te qendrojne me ne.”

Me Morattin keni folur per tratativat per klubin e Interit?

“Duhet te them ate qe ka thene ai, cdo gje qe i ben mire Interit eshte i gatshem ta firmose. Na intereson qe cfaredo qe te ndodhe do te jete dicka per te miren e shoqerise.”

Cila do te jete strategjia jote me te rinjte?

“Do te jem shume i kujdesshem, jemi ne periudhen e Fair Play Financiar dhe lojtaret duhet te vine edhe nga sektori i te rinjve. Me Ausilion kam kuptuar qe edhe Primavera do te luaje me modulin e skuadres te pare. Pastaj, kam prioritetet e mia, do te mundohem te ndjek aspekte te tjera ne te ardhmen.”

Pse e zgjatet periudhen e pregatitjes verore?

“Sepse dua qe te besohet tek puna; dua trainime dopio (brenda nje dite) te vazhdueshem, me Pondrellin (pregatitesi atletik) kemi nje skeme precize pune, qe ka patur gjithmone sukses dhe nuk kemi ndermend ta ndryshojme. Dua 14 dite pune te rendesishme per te nisur sa me mire.”

Cfare impresioni keni per Kovacic? Si e shikon ate lojtar ne futbollin tend?

“Mateo eshte nje lojtar interesant, e kam pare te luaje edhe kunder; por nuk dua te shprehem per asnje lojtar perpara se ta kem stervitur, ndoshta pas nje muaji.”

Krahasimi me Mourinhon te pelqen apo te jep presion?

“Cdo trainer ka nje personalitet te tijin; personalisht shkoj me mendimin qe me e mira duhet te vije. Dua te bej dicka te rendesishme, deri tani ja kam dale gjithmone dhe dua ta arrij edhe tek Inter. Per Mourinhon kam respekt, kur kemi qene kundershtare ka patur ndonje fjale te tepert, por pavaresisht kesaj respekti ngelet gjithmone.”

Mbi cfare duhet te punohet kryesisht per kete Inter?

“Dua te mendoj te punoj mbi vetebesimin, sepse kur rezultatet negative mblidhen, sezoni mbaron me keq dhe eshte rreziku qe lojtaret ta ndjejne. Dua te bej nje pregatitje te shkelqyer fizike per te vrapuar sa te tjeret ose me shume, por dua edhe te bej nje organizim qe i ben te sigurt lojtaret dhe u jep vetebesim.”

Cila eshte kohezgjatja minimale per te definuar nje projekt si te tille?

“Jane fjale qe nuk pershtaten me futbollin, mendoj gjithmone se cdo ndeshje mund te me kushtoje pankinen. Projekti mund te zhvillohet mbi punen qe behet, por eshte e rendesishme te niset me disa siguri. Tek Napoli kam filluar me skuadren ne vend te gjashte nga fundi dhe kemi arritur deri afer Champions League. Mbi ate, Mazzarri ka ditur te marre kredit per te ndertuar disa vite fantastike me pas.”

Cilat jane bazat per ti dhene nje shpirt te ri Interit?

“Te tregosh nje shpirt do te thote te vendosesh Interin perpara te gjithave. Lojtaret jane individe, por nese nje lojtar ben 3 gola dhe skuadra humb, ekipi dhe tranjeri nuk shpetojne dot pa faj. Duhet te kuptojme qe interesi personal vjen pas atij te perbashket, Interi vjen perpara cdo gjeje. Nese do te arrijme te bejme kete gje, rruga do te jete pa pengesa, por nese do te jete e kunderta na presin sezone shume te veshtira!”

Si eshte raporti me Cassanon, te cilin e njeh tashme prej kohesh?

“Raporti im me Antonion eshte shume i mire, me ka ardhur edhe te me pershendese kur kemi luajtur me Interin. Kam raporte shume te mira me te gjithe, por gjeja e pare qe me shkon ndermend te mendoj eshte Interi dhe jo raportet personale.”


Ndonje koment per gatishmerine e lojtareve per tu pershtatur me metodat e punes:

“Un mendoj shume tek metodat e mia te punes, mjafton te mendoni per nje ish lojtarin tim, i cili quhej Nicola Amoruso, e te gjithe e quanin te mbaruar prej tre vitesh, dhe tek Reggina u rinua pasi punova me te. Kjo tregon shume, dhe nese lojtaret do te besojne ne ate qe do i propozojme, 90% e lojtareve te Interit do te suportoje gjithcka e do te luajne ndeshje te medha.”

A eshte Interi nje realitet me i veshtire ne krahasim me ekipet te cilat ke stervitur me pare?

“Une po mundohem te kuptoj planetin Inter, pastaj fakti qe kam trajnuar Napolin paraqet nje garanci. Kam karakteristikat e duhura per te qene tranjer i Interit, e nese Moratti me ka zgjedhur e ka bere sepse mendon se jam adapt per kete pune.”

A do kishit deshire te sillnit ketu ndonje lojtar te Napolit?

“Une i dua te miren djemve, diten e fundit qe u pershendeta me Napolin u preka shume, dhe i thash atyre qe nuk do i merja me kurre ne telefon, eshte nje ceshtje korrektese morale. Por nese mendoj qe ndonje lojtar i Napolit do te ishte komod tek Interi te jeni te sigurte qe nuk do jua them juve, edhe per respekt te roleve. Do te jene Branca dhe Ausilio te cilet do te mundohen ti blejne dhe te me plotesojne deshiren mua.”

Pas polemikave me arbitrat, mendon se kalove nga poli i kundert me kete levizje qe shkove nga Napoli tek Interi?

“Shiko, une ne vitet e fundit kam ndryshuar sjellje, kam bere vetem nje konference pas Superkupes se Pekinit per te folur per arbitrat sepse ne ate ndeshje me Juventusin ndodhen shume gjera te cuditeshme. Pastaj, pas asaj nuk kam folur me kurre per arbitrat, ose kur kam folur e kam bere pa polemika. Te vij tek Interi pas kesaj nuk eshte ndonje problem duke e pare nga ky kendveshtrim.”

A do te jeni gati ti ofroni dicka me shume Morattit nese ai do e kerkonte?

“Une nuk kam probleme qe te mar pergjegjesite e mia ne baze te disa kritereve logjike dhe obiektive. Nese kam ardhur tek Interi eshte se dua qe te rikthehet kompetitive dhe te kthehet si protagoniste, ashtu sic ka qene gjithmone.”

Ke folur me Walter Samuel? A mund te jete akoma i rendesishem ai per kete Inter?

“Nuk kam nevoje te flas me te tani. Diten e grumbullimit do te kem me secilin nga nje bashkbisedim personal perpara atij kolektiv, nuk flas me pare sepse sme duket ne rregull kjo gje, e nuk dua te thyej kete rregull qe i kam vendosur vetes.”

Sa mund te jete i rendesishem per ju Andrea Ranocchia? Per te cilin sot erdhi arkivimi i ceshtjes se basteve, ku doli i pafajshem. Per me shume ai vjen nga nje sezon jo dhe aq i mire…

“Jam shume i lumtur per te, ai perfaqeson nje lojtar fiks te Interit, ne te cilin beson shume edhe klubi.”

Ke luajtur gjithmone me mbrojtjen me tre, a do te luani njesoj edhe me Interin? Dhe si e vlersoni kete skeme ne bazen e rezultateve te vjetshme?

“Nuk dua te flas me per sezonin e kaluar, raporti im me skuadren do te nise ne momentin e pare qe do i takoj lojtaret e mi. Kam disa mekanizma te konsoliduar qe i tregoj ne 15 ditet e para, mbrojtja me tre eshte nje pike nisje per te ndryshuar te tjerat, duke kaluar ne nje 3-5-1-1 dhe me pas tek 3-4-3, tek Napoli kam luajtur edhe me mbrojtjen me kater. E rendesishme eshte qe skuadra te njohi skemat, pa i improvizuar ato. Kam ndryshuar shume, sepse tranjeret e tjere me kane studiuar, dhe kam kerkuar te tregohem i paparashikueshem.”

Ne lojen tuaj jane fondamental lojtaret e krahut: Ketu eshte Nagatomo, Jonathan, Schelotto dhe Pereira. Sa mund te perputhen ata me idene tende taktike?

“Jane lojtare te mire, por une vlersimet i bej ne fushe pasi i shoh me syte e mi. Mendoj se ky ekip mund te beje nje kampionat te nje niveli te larte nese do te implementonte disa mekanizma.”

Cfare mendoni per Nagatomon?

“Lojtar shume i mire, pastaj ne fushe do kuptoj me shume gjera per te, ndoshta do te shoh nese do te beje gjera qe askush sja ka kerkuar me pare qe ti bente.”

Pas dy viteve me rezultate te dobta, nje nga shpjegimet qe eshte dhene per keto rezultatet eshte mosha mesatare e larte. Sipas ju a eshte nje element tek i cili duhet punuar?

“Do ju kujtoj qe Acireale, ne Serie C2, ishte eksperienca ime e pare, me thane qe lojtaret e vjeter dhe te rinjte nuk ishin dakord me njeri tjeterin. Une i thash qe kush eshte i vjeter nuk mund te luaje sepse nuk mund te vrapojne me. Duhet pare nese ekspertat jane ne gjendje akoma qe te sakrifikojne akoma shume per nje sport si futbolli. Mendoj se e di gjithsesi se cfare butonash duhet te shtyp per ti dhene stimuj te ri kesaj skuadre.”

Po merkato do te jete e bllokuar deri ne momentin qe ju do te vlersoni lojtaret ne fushe?

“Merkato eshte femija e zgjedhjve te klubit. Une jam nje tranjer, do te doja ne ekipin tim te gjithe lojtaret me te mire te botes, por me pare duhen vlersuar shume gjera. Ja perse them se eshte e drejte se eshte nje element qe ben merkaton!”

Nga lojtaret e rinj te larguar qe jane te huazuar, do donit dike ta kishit ne Pinzolo?

“Ne keto dite une, dhe njerezit e mi sebashku me klubin do te bejne vleresime te vazhdueshme per te arritur ne daten 8 korrik me ide te qarta. Te kesh shume lojtar te rinj, dhe te arrish ne vendet e para jane dy gjera te ndryshme, te cilat rralle here ndodhin te dyja bashke. Mua me pelqejne lojtaret e rinj, nese me kerkoni te bej 50 pike ne nje kampionat do jua beja me nje skuader te mbushur plot me lojtar te rinj. Por per te arritur nje obiektiv me madhor e per te luftuar me ekipet me te medha te kampionatit duhet dicka tjeter. Disa vleresime behen ne baze te kauzes qe kemi.”

Sa i rendesishem eshte pasioni per nje tranjer qe deshiron te arrije rezultate te medha?

“Shume, duhet te besh gjithmone dicka me shume per te arritur dicka. Nje tranjer me stimuj, nese arrin te transmetoje karakterin e duhur, shikon lojtaret qe lidhen shpirterisht me ty, e luftojne per ty e per skuadren. Kjo mund te beje diferencen.”

Po ju ne mendjen tuaj a keni lojtare te paprekshem tek skuadra e Interit?

“Lojtare te paprekshem ka cdo tranjer, keshtu qe mendoj se po.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.