Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,179 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Qendroj tek Inter, por dua te mendojme te gjithe njelloj. Mbi te rinjte dhe Zanettin…”

Mazzarri: “Qendroj tek Inter, por dua te mendojme te gjithe njelloj. Mbi te rinjte dhe Zanettin…”
Xhorxh Gellci

Dita e Walter Mazzarrit: tekniku zikalter ka takuar gazetaret ne sallen e shtypit te San Siros per konferencen e fundit te sezonit, ne te cilen trajneri zikalter do te bente vleresimet per vitin e sapombyllur. inter.al ju sjell fjalet e tij:

Shume pritje per keto fjale, nisemi nga faktet: deshironit te ktheheshit ne Europe, dhe ja keni dale nje jave perpara fundit te kampionatit. Pra objektivi eshte arritur…
“Ne fakt, ashtu sic kisha thene gjate vitit, nuk mund te pergjigjesha per disa pyetje. Por jane numrat qe flasin: kam preferuar te pres fundin sepse me pare doja te arrija objektivin qe nuk ishte kaq i sigurt. E kam pare ditet e para kur shikoja njerezit ne Milano. Kemi bere shume gjera te mira, falenderoj stafin qe me ka ndihmuar te nxjerr me te miren.”

Do te jeni trajner i Interit edhe vitin e ardhshem?
“Shume e sigurte, kam nje kontrate. Jam i kenaqur per telefonaten e ardhur nga Thohir pas fitores me Lazion, dhe jam i kenaqur qe arritem objektivin. Morattin e keni pare ne fushe ne festen e Zanettit dhe kjo me ka dhene lumturi, kam punuar mire gjate vitit.”

Cfare pergjigje u jep atyre qe flasin per nje vit te pamjaftueshem?
“Eshte nje diskutim qe nuk mbaron kurre… Por ju pyes: kur arrihet objektivi si mund te flitet per nje vit jo pozitiv? Duke pare nga jemi nisur, ja kemi arritur te kapim objektivat, prandaj nuk kuptoj pse flitet per vit negativ.”

Gabimi qe keni bere ju?
“Ndoshta ne ndonje ndeshje mund te beja me shume. Ne nivel te pergjithshem, duke folur per stafin teknik, sipas meje kemi bere shume barazime dhe kemi cuar shume ndeshje dem kur ishim ne avantazh. Pastaj kemi gjuajtur shume kornera ne ndeshjet qe kemi barazuar dhe ky eshte nje sinjal qe na ka munguar cinizmi. Marr pergjegjesite e mia, po punojme akoma me lojtaret per t’u permiresuar, por kemi bere shume gjera pozitive.”

Cfare u ka bezdisur nga kritikat e shumta te drejtuara ndaj jush?
“Jam shume autokritik, kur mendoj qe kritika eshte objektive me ndihmon shume, ashtu sic bej me bashkepunetoret e mir: i degjoj te gjithe por vendos une. Jam lindur per perballje, dua te mi thone gjerat dhe pastaj menodohem, dhe keshtu bej edhe me kritiken. Por nje pjese nuk e degjoj aspak se e ekzagjeron.”

Eshte me i rendesishem rinovimi apo mendimi per nje program te perbashket?
“E rendesishme eshte te kete respekt, dhe ma kane treguar dite pas dite. Per kontraten kam folur me Ausilion, megjithate me ka ndodhur qe te bej shume mire tek Napoli ne skadence kontrate, lojtaret e perceptojne kur ben mire ne kushte te caktuara. Por tani duhet te behen gjykimet, duhet te jemi te bindur per te punuar bashke.”

Si mendoni ti afroheni Romes dhe Napolit pavaresisht politikes te shoqerise me shpenzime te reduktuara?
“Ne historine time jam munduar gjithmone te bej mire ne fushe; nese ne disa parametra nuk mund te kemi arme te barabarta, do te mundohemi ne kete. Duam te punojme ne menyren me te mire te mundshme, tani duhet te bejme akoma shume gjera, pastaj do te jete shoqeria qe do te flase per merkato dhe per fair play. Diten e pare te pregatitjes verore do te bej nje konference ku do te shpjegoj cfare do te bejme vitin e ardhshem.”

Mungesa e argjentinasve sa mund ta boshatise kete skuader?
“Kam qene krenar te shoqeroj keta kater kampiona te medhenj, e di qe ata shpresonin shume ta conin Interin ne Europe. Se bashku ja kemi dale dhe i falenderoj, kete doja te thoja. Ndoshta do te mungoje ndonje pike referimi, por nje vit pune bashke e kemi bere dhe mund tu transferoj dicka lojtareve te rinj per kete mentalitet dhe shpresoj te shoh akoma me shume ne fushe vitin e ardhshem. Te rinjte do te kene me shume eksperience vitin e ardhshem.”

Vershellimat ne ndeshjen kunder Lazios sa ju shqetesojne?
“Kam kuptuar dinamiken e momentit, por publiku nuk e kishte kuptuar zgjedhjen, mendonte per nje shperblim te vecante per Zanettin, por trajneri i Interit donte te kthehej ne Europe, dhe besoj se ajo zgjedhje eshte pranuar duke pare si shkoi ndeshja. E kam menaxhuar lamtumiren e Zanettit ne menyren me te mire te mundshme, ka hyre ne momentin e duhur, duke kontribuar ne rezultat, dhe sipas meje duke luajtur nga fillimi, nuk do i bente 90 minuta. Javier ka qene dakord me mua, dinte gjithcka, prandaj rezultatet me kane dhene te drejte.”

Cfare ke mesuar per veten kete sezon? Dhe ka ndonje aspekt qe te eshte dashur te kujdesesh ndryshe?
“Une cdo vit jam munduar te kuptoj dicka, sidomos ne kete ku ka qene nje situate historike. Me ka dhene kenaqesi qe jam gjetur ne nje situate te tille, ne nje vit te vecante duhet pritur fundi per te folur. Tani mund te them qe jam lodhur me shume se zakonisht, por e kam cuar barken ne port duke menaxhuar sa me mire cdo situate, dhe shoqeria ma ka njohur kete.”

Skuadra si Parma, Torino, me me pak kualitet, kane bere pothuajse te njejtat pike si Inter.
“Cdo vit ka historine e tij… Ka klube ku ka me pak presion, i rendesishem eshte objektivi. Kete vit, dy ekipet e kreut jane shkeputur shume, por ne fund rendesi ka rezultati. Pastaj duhet pare momenti i ristrukturimit, matematika nuk krahasohet per disa parametra te caktuar.”

Europa League mund te jete nje pengese?
“Me pare shohim ekipin dhe skuadren; duke pare eksperiencen qe kam ne Europa League, ashtu si ne Napoli qe kam bere zgjedhje te caktuara dhe kam kaluar turnin e pare duke bere te rinjte te permiresohem, eshte e qarte qe te fitohet ne cdo front, duhen investime te caktuara. Mbi organiken e fillimit te vitit do shohim idete dhe shpresat.

Thohir flet per loje me te mire vitin e ardhshem, cfare mendon per kete vit?
“Ai eshte i apasionuar, do te flase gjithmone per keto gjera. Entuziazmohet disa here, por kur kemi bere ndeshje jo te bukura e ka thene. Por i rendesishem eshte mentaliteti qe kemi fituar, mjafton te shohesh mbajtjen e topit, kemi filluar te qendrojme ne mesfushen e kundershtareve dhe te bejme nje futboll te caktuar. Disa here e kemi humbur, kemi pare nje rendiment me ulje-ngritje dhe do mundohemi qe mos ndodhe vitin e shkuar, por bilanci per kete vit eshte pozitiv. Pastaj do te nisemi me mire vitin e ardhshem.”

Kete vit problemi kryesor ka qene problemi per te mbajtur skuadren ne nje fare niveli atletike per nje periudhe te gjate? Nese jo, cili ka qene problemi?

“Me Pondrellin skuadrat tona kane rene pak atletikisht. Me shume se cdo tjeter kemi pasur problem administrimin e ndeshjeve, fakti qe duhet ti fillonim gjithmone ne nje menyre te caktuar… Kam idete e mia, te mos harrojme qe skuadra ka perjetuar shume gjera gjate vitit dhe kjo ka bere qe rendimenti te mos kete qene maksimal. Eshte e veshtire te mbash nje lojtar ne 110% te formes per 38 ndeshje. Qellimi im eshte qe te marr 110% apo 120% nga skuadra, ndonjehere ia dal ndonjehere jo, motivet besoj se i di”.

Cfare nevojitet per Interin e ardhshem?

“Une mendoj se do ta shihni nga dita e pare e grumbullimit; do te jene te konfirmuarit, javen e pare do te punoj per modulin me kater mbrojtesa. Me interesojne logjika te caktuara te ekuilibrit, do te doja nje lojtar regjister qe eshte nje rol i rendesishem, sepse mund te nevojitet dhe per modulin 3-5-2. Po jap nje emer: per karakteristikat Luiz Gustavo do te me pelqente, megjithate eshte i paarritshem. Edhe De Rossi i ketij viti do te shkonte shume mire, por nje gje eshte te besh emra dhe nje gje eshte disponueshmeria, ne baze te emrave do te zgjedh modulin”.

Ka nje projekt per tu kthyer ne Champions?

“Thohir ka folur per Champions, ai e konsideron vitin e ardhshem si nje vit baze per tu nisur, ky ka qene nje vit tranzicioni. Keto jane diskutime te shoqerise, une dua te transmetoj dicka me shume ne krahasim me vitin e kaluar. Skuadres i them qe ndeshja e rradhes duhet fituar, ky eshte arsyetimi”.

Lojtari regjister qe ju kerkoni e keni tashme ne organike?

“Tashme kemi dy kompeticione per te luajtur; nese vendos te luaj me njembedhjeteshe te caktuar javen e pare te kampionatit me pas do te ndryshoj shume per Europa League, dhe te gjithe do te luftojne per te fituar vendin. Mendojme per njembedhjeteshe baze, me pas do te shohim se si shkon merkato. Me pas do te them se cili lojtar do te jete me i pershtatshem, por dua me shume titullare te gatshem per te garuar per vendin ne formacion”.

Sezoni i ardhshem do te jete nje sezon normal?

“Me pas merkato do te ekspozoje se cfare duhet, nese me pyesni une do te jem ne te njejten vije me shoqerine. Te presim, do te nisemi nga baza te caktuara per te pare nese mund te bejme ndonje gje”.

Ideja baze per vitin e ardhshem eshte moduli me kater mbrojtesa?

“Nuk e kam thene kete, kete vit nuk kam mundur te bej ate qe beja tek Napoli vitin e kaluar. Tani duhet te ve ne dispozicion te skuadres kete ide te re loje ndoshta per tu aplikuar gjate ndeshjes. Duhet kuptuar qe une jam nje trajner qe dua lojtare te bindur per ate qe duhet te bejne ne fushe. Keshtu qe ato gjera nuk munda ti bej kete vit, do ti bej vitin e ardhshem”.

Ne Kupen e Italise mund te behej me shume?

“Kam bere zgjedhje te caktuara sepse duheshin bere. Ndeshja kunder Udinese erdhi ne nje moment te vecante, ne ate moment duheshin bere zgjedhje te caktuara. Tani nuk dua ti kthehem me ketij argumenti”.

Obi Mikel ka te njejtat karakteristika me Luiz Gustavo?

“E dija qe nuk duhet te beja emra… E leme kete muhabet, eshte e drejte qe te jete Ausilio apo te tjere qe te flasin ne baze te parametrave qe do te percaktohen”.

Si mund te zevendesohet nje si Milito?

“Jam i keqardhur per mungesen e Icardi gjate sezonit, Diego ka qene nje keqkuptim; kam kerkuar gjate gjithe vitit Militon me te mire, nese do ta kisha pasur ne nje fare menyre mund te behej dicka qe kete vit. Por me pas erdhi ky djalosh qe kishte probleme fizike por pavaresisht kesaj ka bere shume mire, dhe kemi krijuar nje baze te mire nga ku te nisemi me nje lojtar te ri qe duhet te permiresohet”.

Konsiderohet nje vlere e shtuar? Sa ka dhene Inter ne krahasim me objektivat qe kishte?

“Une ju ftoj te gjitheve te shohim klasifikimin e vitit te kaluar: vetem ne dhe Roma jemi permiresuar. Shihni merkaton e skuadrave te tjera, dhe gjithsesi ne kemi arritur ne Europe. Tani jane numrat me te cilat perballem, ky per mua ka qene nje vit pozitiv”.

Si do te pershtateni me Boterorin?

“Do te provoj te bej me te miren. Ajo se cfare duhet te behet eshte nje gje, dhe ajo se cfare mund te behet eshte nje gje tjeter. Une dua te optimizoj gjithcka, nuk e di se kush do te largohet dhe kush do te qendroje; me pas do te behen vleresimet, tani konteksti i merkatos eshte i ndryshem dhe ketu duhet nje eksperience nga e kaluara”.

Eshte folur per merkato autofinancuese, mund te flitet per sakrifikimin e lojtareve me peshe ne skuader?

“Kjo futet ne diskutimin per merkaton, parametrat i vendos shoqeria dhe i vendosin Ausilio dhe Thohir”.

I keni vleresuar tashme te rinjte qe mund te kthehen ne baze?

“Eshte nje diskutim qe po e bejme ne 360° keto dite”.

Do ti kerkoni garanci shoqerise? Shpresoni qe tek Inter te ndodhe ajo qe perjetuat ne Napoli?

Jane aventura te ndryshme, edhe pse kane te perbashketa. Numrat nuk genjejne, rezultatet nuk mund te mohohen. Me pare duhet te shihen diskutimet qe duhet te behen, e rendesishme eshte qe te kete qartesi per punen e te gjitheve. Deri me tani kam gjetur qartesi te madhe ne punen e te gjitheve, dhe me ben qe te shpresoj per te ardhmen”.

Do te kete ndryshime ne Pinetina: ka udhezime nga ana juaj?

“Une si trajner raportoj per cdo gje qe shoh dhe mendoj se kjo eshte e drejte. Me pas vendimet i mer gjithmone shoqeria, une falenderoj bashkepunetoret e mi direkte me te cilet do te vazhdojme perpara vitin e ardhshem. Une nuk ndikoj tek vendimet, nuk ndryshoj njerezit ne shoqeri, jap vetem udhezimet e mia por asgje me shume”.

Ka lojtare qe rralle pershtaten me kerkesat tuaja. A ia vlen te punosh me ta apo duhen zevendesuar?

“Tani i kam idete e qarta se cfare duhet te bej. Nese lojtaret jane te vlefshem, mund edhe te ndryshoj dicka. Jane vleresime qe i bej me shoqerine. Me pas duhet kuptuar nese idete perputhen per te qene me pas mire ne te ardhmen”.

 Kovacic perse nuk shihet ne mesin e fushes?

“Po ti nje lojtar me kualitete te medha e ve perpara mbrojtjes? E pasi kalon lojtarin e pare cfare te beje? Ata qe kane kualitete, vihen gjithmone perpara te avancuar. Shikoni Hamsik tek Napoli: Luante si mediano, 12 gola nuk i bente kurre. Skuadra eshte nje mozaik qe duhet te sjelle rezultate. Kovacic me Lazion ka bere 3 asiste deciziv, nese ai rri me mbrapra, asistet duhet ti beje dikush tjeter. Por djaloshi eshte permirsuar gjithashtu ne faze mbrojtese.”

Cfare do te besh ne vere? Do te perfeksionosh anglishten?

“Per ate nuk kam kohe, madje jam perkeqesuar shume duke pare se perpara 15 vitesh meresha me zbulimin e talenteve rreth e perqark botes. Tani duhet ta kujtoj, sepse bazat i kam.”

Ty si teknik i Interit do te kerkohen disa vendime: Interi yt a mund te beje pa Guarin?

“Varet nga kush do vije: Guarin ka luajtur shume kur une e mendoja se duhet ta beja. Me 4 korrik do te kem ne dore vendime dhe do te bej konsiderimet. Tani nuk mund te them gje.”

Pas nje viti ketu a ndihesh me shume Interist?

“Bashkpunetoret e mi me cojne ne shtepi pas ndeshjeve te mbaruar… Une gjithmone e kam thene qe shpresoj qe te fitoj qe te mos kem probleme gjate javes, per shkak te presioneve por edhe per shkak te jetes private. Kur nje tifoz humbet nje ndeshje te luajtur keq, nuk e ze gjumi: Une akoma me keq se ata. Pas nje fitoreje ndihem me i qete. Nderkohe tani ne vend qe te gezoj, e mbaj gjithcka brenda, them ‘u kenaqa’ dhe me aq jam mire. Pastaj sjellja eshte ne baze te sjelljes se grupit. Kur ne pankine ke nje grup te atille qe nuk ka nevoje te besh ate qe ke bere nje sezon me heret ne Napoli. Pas nje viti ketu jam i bindur se kam ne dore dinamikat e planetit Inter.”

Nuk ke folur me per arbitrat pas Udines, por cfare shpjegimi jep per gabimet qe kane kondicionuar sezonin?

“Jemi bluza e zeze per penallti te padhena, pavarsisht se kemi pasur superioritet ne mbajtjen e toit dhe kemi kapur shume shtylla dhe traversa. Keto jane te dhenat, por mua me interesojne motivimet. Ne nje ndeshje futbolli ndodhin edhe keto, por edhe te mira prandaj na takon te marim ate qe na mbetet.”

A je i kenaqur me impenjimin e grupit, kryesisht ate te te rinjve?

“Shume. Statistikat qe bej bashke me bashkpunetoret e mi me sherbejne per te punaur me mire. Por me duket se jemi nder te paret kete sezon per aktivizimin e te rinjve, pertej problemeve te Icardit dhe Juan Jesus dhe impenjimit te Kovacic. Me pas kam pare nje Ranocchia te ndryshem ne ndeshjet e fundit, me te perqendruar. Puna eshte bere mire sepse te rinjte qe kane luajtur kane mesuar shume nga ky sezon.”

Nga nentori ne janar ishte periudha me kritike: Skuadra mezi luante e ndoshta nuk e kaperceu lehte ndryshimin presidencial?

“Kur vijne drejtues te rinj, secili mendon se eshte ne rrezik. Eshte normale qe me nje pronar te ri mund te ndryshojne shume gjera, edhe me lojtaret ndodh keshtu. Nese nuk je i kujdesshem, ne futboll mund te humbesh shum terren. Eshte normale.”

Kjo ishte intervista e plote e fund sezonit e perkthyer per ju ne shqip nga inter.al.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.