Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,859 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Nese do me ofrohej rinovimi, do pranoja. Icardi, Belfodil, Thohir dhe te rinjte…”

Mazzarri: “Nese do me ofrohej rinovimi, do pranoja. Icardi, Belfodil, Thohir dhe te rinjte…”
Xhorxh Gellci

Walter Mazzarri ka folur dje gjate cmimit Maestrelli, te fituar nga ai, per kontraten, merkaton, Icardin, Belfodil, te rinjte, Thohir, etj. inter.al u sjell fjalet e plota te tij.

Mazzarri dhe Inter, nje bashkepunim qe mund te shkoje me shume se dy vjetet e kontrates te tanishme. Eshte vete Mazzarri, qe hap mundesine per nje rinovim: “Kur kam ardhur tek Interi, sa per te bere nje shembull, kam firmosur nje kontrate dy-vjecare, vetem si tip garancie. Moratti me pyeti sa vite kontrate doja dhe isha une qe i thashe vetem dy vjet. Nese tani Thohir do me propozonte rinovimin, do te vleresoja propozimin, sepse kur kam ardhur tek Inter, isha i shtyre nga nje motivim i madh: prandaj, per cfare arsye nuk do te pranoja nje propozim kaq interesant dhe terheqes?

Mbi diskutimin me Thohir ne Pinetina dhe mbi zerat mbi finalen e Champions 2016: “Kemi folur per bazat qe duhet te kete shoqeria, per rregullat qe ndiqen, dhe ne kete rast kam treguar si model Militon dhe Zanetti. Mes te tjerash, dua ta them, kemi qene te zotet per te izoluar lojtaret: duke pare cfare ka ndodhur, mund te ishin shperqendruar. Prandaj ajo qe po bejme ka akoma me shume vlere. Fjalet e Thohir per Champions? Nese behen mire gjerat, cdo objektiv eshte i mundshem. Kam cuar Napolin ne krye te klasifikimit, kam fituar shume “scudetto” provinciale nese shikohet me lojtaret qe kam punuar. Pse te mos beja te njejten gje tek Interi?

Per Mauro Icardin, i cili eshte ne qender te vemendjes per historine me Wanda Nara, ish bashkeshorten e Maxi Lopez, Mazzarri ka thene: “Duhet te qendroje me Militon, Samuel dhe Zanettin dhe te mesoje nga ata si mund te behesh kampion dhe si mund te zgjasesh shume ne futboll. Per t’ja dale, duhet sakrifice dhe deshire per te punuar shume, nuk mjafton vetem talenti.

Ndersa per Belfodil: “Ishak eshte nje punetor i shkelqyer, por nuk ka mesuar akoma te punoje per skuadren.

Per mundesine e kthimit ne merkato per te blere nje sulmues: “Duhet te shohim si eshte Milito qe do jete jashte akoma per 1 muaj, por numerikisht jemi ne rregull. Nese mendojme te marrim dike, duhet ta bejme sepse vertet mund te na jape dicka. Ndryshe nuk ka kuptim.”

Marrja e lojtareve vetem sepse karta e identitetit thote qe jane lindur mes 1992 dhe 1994? Per Walter Mazzarrin nuk duhet te jete ky kriteri qe Interi te zgjedhe te rinjte: “Ekzistojne dy kategori te rinjsh, ata te fortet dhe ate qe duhet te formohen. Nuk ka rendesi mosha, por niveli i pjekurise, sepse Messi ne moshen 18 vjecare do gjente vend kudo, dhe une, kam fituar me Chiellinin titullar ne Livorno edhe pse presidenti Spinelli nuk donte. Nderkohe, per Interin, duhet edhe qe te luajne ne nivel te larte ne “skena” te caktuara.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.