Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,592 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Seedorf, teknik per karrieren. Une dhe Balotelli…”

Mazzarri: “Seedorf, teknik per karrieren. Une dhe Balotelli…”
Xhorxh Gellci

Milan-Inter, eshte koha per derbyn. Zikalterit duan te fitojne, ndeshje shume e rendesishme sepse lejon konsolidimin e vendit qe te con ne Europa League. Tekniku toskan u pergjigjet pyetjeve te gazetareve, te cilat inter.al ua sjell ne shqip:

Si vjen Inter ne kete derby? Cilat jane kushtet e Jonathan?
“Eshte nje nga dyshimet qe kam. Duhet te kuptoj gjendjen e tij fizike, dhe pas stervitjes do te dime me shume. Kemi edhe tre zevendesime dhe duhet te kuptoj cfare mund te behet. E perserit, do te vendos ne fund.”

Distanca nga Milani paraqet vleren reale te skuadrave?
“Bilancet behen ne fund, mungojne akoma tre ndeshje dhe jane te gjitha te rendesishme. Klasifikimi do te marre nje drejtim te qarte dhe ne fund do te them gjithcka qe mendoj, mbi cfaredo tematike.”

Pse futbolli italian humbet pozicione?
“Aspekti ekonomik ndikon shume dhe skuadrat e medha e kane ndjere, duke perfshire Interin. Eshte nje moment tranzicioni, rinisjeje, dhe i gjithe futbolli italian po paguan kete veshtiresi.”

Do te marresh parasysh lamtumiren e heronjve te Tripletes kur te zgjedhesh formacionin neser?
“Jo, vleresimet per keta lojtare do i bejme ne fund. Edhe ata mund te shprehen per nje qendrim apo jo. Asgje nuk eshte e sigurt?”

Icardi eshte nje “djale i keq”, sic flitet per te?
“Une e njoh punen time dhe ate qe bej me cunat. Cunat jo banale si ai me kane vleresuar gjithmone dhe te flas me te me pelqen, besoj qe eshte personi i duhur per t’i dhene keshilla, ai eshte shume i vemendshem per ate qe ne themi.”

Milito: mund te jete Toni i ri?
“Kur te perfundoje kampionati do te vleresojme. Ai eshte nje kampion si te tjeret dhe une do them timen. Ne fund do te vleresojme gjithcka.”

Guarin prane sulmuesve ne ndeshjen e pare. Mund te jete nje zgjidhje?
“Zgjedhjet do i shihni neser, nuk dua te jap avantazhe per kundershtarin. Me duket se as Seedorf nuk ka thene asgje per formacionin.”

Pazzini-Balotelli qe ne fillim ju trembin?
“E respektoj Milanin, por nuk kam frike nga askush. Ne Rome kane bere mire dhe derby ka veshtiresite e tij. Ata jane mire dhe kane vlera ne ekip.”

Juventus-Benfica, pasi e ke pare, te shtohet deshira per te provuar mbrojtjen me kater?
“Une shoh lojen, pavaresisht modulit dhe ndeshjeve. Ajo qe ka rendesi eshte si luan skuadra, moduli mund te aplikohet ne menyra te ndryshme. Vitin e ardhshem do te mundohem t’i mesoj skuadres mekanizma te tjere, sa me shume arme te kemi, aq me mire eshte. Por nuk mendoj qe moduli vete eshte gjeja me e rendesishme.”

Do te ishit i gatshem te stervitnit Balotellin?
“Nuk do me trembte, por do te thoja mendimin tim kur te vije momenti. Duke u kthyer tek moduli, mbaj mend Napolin tim kunder Chelseat qe ne shtepi dominuam, pastaj humbem jashte. Ne te dy ndeshjet kemi luajtur me te njejtin modul, por ndeshjet ishin te ndryshme, se bashku me rezultatin. Nese ndodh qe kundershtaret te njohin mire, duhet te jesh i zoti te gjesh zgjidhje te ndryshme te papritura, kjo eshte sensi i idese time. Vitin tjeter dua ta provoj kete qe ne fillim.”

Kush ka me shume per te humbur ne kete derby?
“Nuk pergjigjem per kete, jam i perqendruar per ndeshjen dhe dua te pregatis ekipin tim per fitore. Pas ndeshjes do vleresojme gjithcka.”

Mbrojtja e Napolit do konfirmohet? Cfare na thua per Andreollin pas ndeshjes te mire me Napolin?
“Kam folur me te, me ka kenaqur fakti qe edhe pse ka luajtur shume pak kete sezon, ka bere nje ndeshje te mire. Para se te zgjedh formacionin vleresoj gjithcka, shoh formen, dhe vazhdimesine e atyre qe kane luajtur me pare. E rendesishme eshte qe Andreolli i eshte afruar rendimentit te te tjereve.”

Cili eshte momenti i Guarin?
“Nese luan ai duhet te qendroje jashte nje tjeter lojtar. Tani Kovacic eshte mire dhe i takon atij. Ne nje situate te kundert do pyesja ‘pse nuk luan Mateo?’. Alvarez? Ka luajtur gjithmone, tani eshte i rekuperuar. Une shoh gjithcka para se te zgjedh, jane zgjedhje natyrale, dhe dikush duhet te rrije jashte.”

Jeni i emocionuar per neser?
“Emocionet nuk me kushtezojne per vleresimet, por derby eshte gjithmone i bukur. Te gjthe derbyt sjellin ndjenja te ndryshme, por te rendesishme gjithmone.”

Cfare mendoni per faktin qe Seedorf nuk ka kaluar ate qe keni kaluar ju si trajner?
“Shpesh eshte e rendesishme te jesh kampion gjate karrieres. Edhe Mancini dhe Ancelotti kane bere karriera te rendesishme. Ata kane patur mundesi te njihen, ndersa mua me eshte dashur te fitoj gjithcka, por jam i lumtur per ate qe kam bere. Ai e ka fituar pankinen e Milanit per karrieren qe ka bere, dhe me behet qejfi.”

Cfare mendon per barazimet e shumta?
“Duhet te na vije inat, ka patur shume barazime nga fati i keq ose nga episodet. Per neser kemi punuar duke pare Milanin e Seedorf, qe ka ide te ndryshme nga Allegri. Ne do mundohemi te bejme ndeshjen tone, t’i bejme te luajne me pak mire dhe ti vendosim ne veshtiresi.”

Sipas jush, cilat jane tiparet me te mira te Milanit?
“Kane vlera te rendesishme si Honda, Kaka, Balotelli, Pazzini. Jane ne nje moment tranzicioni dhe keto rezultate jane normale. Vitin e shkuar kane qene te tretet dhe kete vit kane patur me pak pune per te bere, ne krahasim me ne qe niseshim nga nje pozicion ndryshe.”

Nese do te mund te zgjidhje nje Top-Player ne Europe, ke do te zgjidhje?
“Asnje, mendoj per lojtaret e mi dhe ndeshjen neser.”

Mendon se ne ndeshjen neser do te jete me e rendesishme loja e rrjedhshme apo paraqitja e nje lojtari ne vecanti?
“Varet edhe nga skuadra edhe nga lojtaret individuale. Edhe mbrojtja mund te beje ndryshimin. Une besoj qe ne nje ndeshje gjithcka ka rendesi.”

Sa eshte e rendesishme per ju prezenca e Morattit?
“Rezultatet e medha nisin nga larg dhe konsideroj gjithcka ne menaxhimin e skuadres. Prezenca e Morattit na ka bere shume mire sepse cunat shohin nje shoqeri te bashkuar.”

Alvarez do te kthehet ne dispozicion?
“Eshte mire, sot do e shoh, dhe nese gjithcka shkon mire do te grumbullohet.”

Drejtuesit kane folur per rendesine e nje mesfushori, nje lojtari krahu dhe nje sulmuesi. Keto indikata i keni dhene ju?
“Lojtaret duhet te jene te motivuar dhe te perqendruar vetem ne keto tre ndeshje. Per merkaton do te mendojme ne fund te kampionatit.”

Interin aktual e ndjen me shume tendin?
“Nese duhet te them dicka do e them ne fund te ndeshjes. Disa here kemi amnezi qe nuk jane nga ‘une’, nuk isha i mesuar ti menaxhoja, dhe nuk eshte e thjeshte te kuptohet motivi. Ndodh ne disa reparte dhe na ka bere te humbasim shume pike. Duhet te qendroj i kujdesshem gjithmone dhe shpresoj qe ne keto ndeshje mos kemi probleme te tilla. Ne disa ndeshje, vemendja eshte e garantaur,neser do jete nje tjeter prove dhe te gjithe do jene te karikuar dhe motivuar.”

Cfare pret nga Nagatomo?
“Eshte shume i rendesishem, ka kualitet dhe shpresoj qe neser mos beje gabime. (qesh)”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.