Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,697 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri shperthen dhe ndryshon Interin me Hernanes-D`Ambrosio. Dhe jo vetem…

Mazzarri shperthen dhe ndryshon Interin me Hernanes-D`Ambrosio. Dhe jo vetem…
Ardis
  • On 04/02/2014, 13:25

Po ku perfundoi agresiviteti dhe deshira per te shkuar pertej limiteve e skuadres se Mazzarrit? Mister. Interi humbi mbas rezultatit 3-0 te pesuar ne Udinese dhe qe ne fillim te nentorit nuke ka gjetur veten, pervec derbyt te Krishtlindjeve. Shume e shemtuar per te qene e vertete, sepse ekipi mund te mos jete per vendet e para ne klasifikim, por nuk eshte as per zonen e renies nga kategoria. Dhe atehere tekniku ka shperthyer mbas ndeshjes kunder Juventusit dhe tashme mendon per kthesen, mentale dhe taktike.

ULERIMAT – “Mbas ndeshjes Juventus-Inter, ne dhomat e zhveshjeve tekniku ka shperthyer si pak here, mbase asnjehere, qe kur eshte tek Interi. Nje kritike e ashper: kolektive, por edhe kritika personale. Skuadres i mungon personaliteti, nje pasivitet shume shqetesues pertej limiteve te saj objektive, kur kohe me pare dinte te shkonte pertej limiteve te saj”, shkruan Gazzetta dello Sport. Nje shfryrje, kjo e Mazzarrit, qe deshmohet nga fakti qe kishte dyshime te forta per prezencen e tij perballe shtypit mbas 90 minutave.

TE RINJTE DHE ICARDI – Dhe atehere, kunder Sassuolos, syte tek te rinjte. Fillimisht, ne fushe do te aktivizohet me siguri Hernanes: ish laziali mund te debutoje me bluzen e Interit. Nje shanc qe nga minuta e pare duhet te vije edhe per Danilo D`Ambrosion, qe do te zevendesoje te lodhurin Jonathan. Po me pas? Vemendje edhe te tjerave situatave. “Mbi te gjitha Botta, qe derime tani nuk ka humbur asnje ndeshje ne zhvillim e siper mund te konsiderohet tashme, te pakten, zevendesimi i pare per te rritur nivelin e saktesise. Por edhe Icardi, mbi te gjitha nese gjate javes do te konfirmoje vendimin e meparshem, te shfaqe shenja te rekuperimit, atletike dhe qendrimit: duhet te ishte aktivizuar me pare, dhe ne vend te kesaj kaloi nje kohe te gjate per tu futur ne grupin e stervitjes, qe gjate kesaj u be akoma me urgjente rekuperimi i Militos. U pa edhe ne Torino, por, eshte akoma larg kushteve fizike te tij me te mira”, konfirmon Gazzetta dello Sport.

ASI NEN MENGE – Sipas gazetes, ne fakt nuk duhet nenvleresuar alternativa Ranocchia dhe djaloshi plangprishes” Guarin: te dy mund te kthehen te nevojshem, edhe per te rizgjuar ate konkurrence qe ka munguar dhe qe, mbase, ka bere qe te “akomodohen” titullaret. Ne fund, Kovacic“Tekniku ka folur per te si nje djalosh i ri qe duhet te rritet derisa te behet pike mbeshtetese per Interin qe do te jete, per kete arsye nuk mund ta konsiderojme ate si nje koke turku”.

Mazzarri shperthen dhe ndryshon Interin. Do te mjaftoje per te arritur kthesen?

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.