Mazzarri si Gasperini dhe Benitez. Merkato eshte shqetesuese!
Massimiliano Nebuloni, gazetari i Sky afer Interit, tregon situaten e merkatos e cila lidhet edhe me gjendjen e Mazzarrit. Tekniku tani eshte ne Toskane per te rikarikuar baterite. Ashtu si ne epoken e Gasperinit dhe te Benitez, Interi ne gusht ka nje skuader jo kompetitive dhe jo te plote e merkato nuk eshte se po jep shume shprese.
Mazzarri po priste qe gjithcka te mbyllej me shpejt, dhe te mos priste daten 2 shtator per ndonje mrekulli. Natyrisht qe do deshironte qe transferimet te ishin te mbyllura tashme. Per me shume tratativat per Taider jane bllokuar, dhe dy klubet nuk kane folur ne dhjete ditet e fundit. Ceshtja Isla mbetet shume e veshtire, pavarsisht deshires se lojtarit per te ardhur tek Interi. Walter, cfare situate!