Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,202 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Skuadra eshte shume e motivuar. Ja cfare pres…”

Mazzarri: “Skuadra eshte shume e motivuar. Ja cfare pres…”
Xhorxh Gellci

Ne fund te stervitjes te parafundit te Interit ne qendren sportive te New York Red Bulls, para ndeshjes qe do te luhet neser ne Indianapolis kunder Chelsea, Walter Mazzarri ka bere disa deklarata ne Inter Channel, duke shpjeguar mbi te gjitha si vazhdon puna e skuadres ne SHBA dhe cilat jane anet pozitive dhe negative te ketij turneu: “Ne anet pozitive futet fakti qe eshte nje eksperience e rendesishme dhe jemi ne nje vend shume te bukur. I vetmi problem mund te jete mbi ndryshimin e ore, udhetimet dhe pregatitjet qe mund ti heqin dicka skuadres. Por duhet theksuar qe motivimi eshte i madh sepse do te perballemi me skuadra te rendesishme dhe kjo eshte shume e vlefshme per skuadren.

Pas Trentino Team, Vicenza, FeralpiSalò dhe Hamburgut, eshte rritur shume niveli i veshtiresise te testeve qe zikalterit do te zhvillojne. Por jo vetem. Inter-Chelsea do te jete nje ndeshje me shume publik dhe do te jape shume stimuj: “Te luash perballe nje publiku te nxehte eshte e rendeishme dhe ben gjithmone mire. Lojtaret, pervec senatoreve per te cilet e dime mire qe jane mesuar, jane te rinj dhe duhet te rriten edhe perpara ketij tipi publiku. Eshte gjithcka pozitive, si te perballesh me nje skuader si Chelsea si te kesh perballe nje publik te madh. Cfare pres nga ndeshja e neserme? Dua te shoh mbi te gjitha nje rritje nga ana e intensitetit fizik dhe shpejtesise te kembeve. Dua te shoh levizje, si me top si pa top. Dua qe futbolli jone te jete homogjen, pikerisht ajo qe dua te bej kur te jemi te gjithe ne formen me te mire.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.