Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,591 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Tani duhet te harrojme kampionatin. Krahasime me Stramen? Tifozet e Interit duhet te jene te kujdesshem”

Mazzarri: “Tani duhet te harrojme kampionatin. Krahasime me Stramen? Tifozet e Interit duhet te jene te kujdesshem”
Xhorxh Gellci

Para ndeshjes kunder Udineses, Walter Mazzarri ka folur ne mikrofonat e Inter Channel per ndeshjen e vlefshme per 1/8 e finales te Tim Cup.

Eshte mire, qe pas humbjes te pesuar ne kampionat, te ktheheni direkt ne fushe?
“Po, u kam kerkuar pikerisht kete djemve, qe mos bejme gabimet qe kemi bere kunder Lazios, sepse pavaresisht 90 minutave, nuk meritonim te humbisnim. Kjo gjendje e vecante duhet te shnderrohet ne dicka pozitive.”

Per Interin, Kupa e Italise eshte nje objektiv real?
“Une besoj qe kete vit objektivat precize jane ata qe kam thene para pak ditesh. Duhet te presim cdo ndeshje si te ishte nje finale, per tu rritur, per te qene kompetitive. Dhe shume mire qe eshte ne Kupe, por nuk duhet te merret si nje objektiv preciz. E sigurt eshte qe do bejme gjithcka per te kaluar turnin. Per fat te keq nuk do kem Icardin, per shkak te problemeve te vogla qe ka patur pas operacionit. Duke qene se te gjithe flasin pse nuk luajme me dy sulmues, dua te saktesoj qe dy sulmuesit, Milito dhe Icardi, nuk i kam patur praktikisht asnjehere ne dispozicion. Kush deshiron te kritikoje, duhet te jete pak me i kujdesshem per keto aspekte.”

Ne keto 48 ore eshte shkruar pak nga te gjitha. Sot eshte bere nje krahasim mes Interit te vitit te shkuar te drejtuar nga Stramaccioni dhe asaj te Walter Mazzarri. Cfare mund te thuash per kete?
“Une do te doja qe tifozet e Interit, qe kam patur ndjesine se ishin te kujdesshem dhe kompetente, te mos ndikoheshin nga keto informacione qe nuk jane te plota. Nderkohe, nese duam te bejme nje krahasim mes Inter dhe Milan, mos harrojme sa pike ka bere ky grup qe une kam trasheguar, ne fazen e kthimit ne kampionatin e shkuar. Raporti behet mbi menyren si eshte perfunduar kampionati vjet, dhe te shikohet fakti qe ata qe kane perfunduar kampionatin vitin e shkuar, kane filluar me mua. Dhe nuk ka krahasim, sepse skuadra qe ka nisur vitin e shkuar, kishte 4 ose 5 pika te ndryshme nga keto qe kam une kete vit. Dhe pastaj, eshte pikerisht kampionati qe eshte i ndryshem: vitin e shkuar, Milan ka arritur i treti me te njejten skuader qe ka nisur kete vit dhe kane patur edhe ardhje nga merkatoja. Dhe ne kete moment, mes nesh dhe atyre ka 9 pike diference. Dhe ne kete diskutim une nuk futem, vetem nese me bejne te tjeret te futen. Por me intereson te saktesoj sepse sot kam pare qe krahasohet viti jone me ate te Milanit, dhe kete nuk e pranoj sepse ka nje ndryshim total, pa konsideruar qe sot jane 9 pike mbrapa nesh.”

Interi i Mazzarrit, i krahasuar me te meparshmit, eshte ai qe ka me shume mundesi rritjeje?
“Ky eshte futbolli. Ne menyre absurde kam degjuar te thuhet qe ne disa ndeshje, Interi eshte mbrojtur dhe shkonte ne kundersulm. Nderkohe ne me kundersulm kemi bere shume pak gjera, madje kemi pesuar gola ne kundersum. Besoj se ne afatin e shkurter, ndertimi i lojes mund te hedhe bazat per te ardhmen dhe per t’u rritur si loje dhe ne rezultate. Edhe pse nuk e di kur, sepse kjo skuader eshte edhe e programuar me futjen e lojtareve shume te rinj, qe duhet te rriten. Programimi dhe vleresime te caktuara duhet te behen ne kete aspekt.”

Neser ktheheni ne Udine. Gabimi me i madh qe Interi mund te beje eshte te kujtoje fitoren e kampionatit?
“E sakte, nuk duhet ta mendojme. Neser do te jete nje ndeshje e veshtire, si gjithmone ne Udine, kane nje trajner te zotin dhe lojtare te medhenj. Nuk duhet t’i nenvleresojme, per fat te keq duhet te luajme larg tifozeve tane dhe kjo nuk eshte mire, sepse do na sherbente t’i kishim prane.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.