Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

569 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri tashme nuk eshte me i sigurti, Europa decizive. Dhe nese deshton…

Mazzarri tashme nuk eshte me i sigurti, Europa decizive. Dhe nese deshton…
Ardis
  • On 02/04/2014, 14:32

Walter Mazzarri ne rrezik largimi? Po, te pakten duke lexuar gazetat sportive kombetare. Tekniku toskan nuk eshte me kaq shume i sigurte ne pankinen zikalter dhe gjithcka do te varet nga kjo pjese finale e sezonit. Nje skenar qe ishte i pamenduar perpara 2 javesh, kur Interi do te merrte barazimin kunder Romes ne transferte dhe fitoret kunder Fiorentines, Torinos dhe Verones. Me pas, tamam si ne fazen e pare, ne momentin qe duhet te fluturonin ka arritur frenimi. E papritur. Dy pike ne tre ndeshje kunder Atalantes, Udineses dhe Livornos. Shume pak per gjithkend, imagjino per Mazzarrin. Dhe atehere te vijne ne mendje fjalet e Thohir, qe thoshte se jane te gjithe ne prove. Te gjithe, edhe trajneri of course.

O EUROPE OSE “TE VDEKUR”“Ose Europe, ose gjithcka per tu ribere”, lexohet sot ne Gazzetta dello Sport. Gazeta shpjegon momentin ne shtepine Inter, pikerisht jo shume e qete: “Ndeshja kunder Livornos nese eshte e mundur e ka kushtezuar akoma me shume fatin e Mazzarrit dhe asaj te Interit ne pjesemarrjen ne Europa League. Ajo qe ndeshja kunder Livornos ka ndryshuar, per me shume e ka vene ne dukje, ishte perceptimi i nje momenti te veshtire qe shon pertej rezultateve (dobeta). Nese kjo eshte nje ngushellim, te pakten klasifikimi tregon se Interi qendron padron i fatit te tij. Gjithcka e hapur, te gjithe ne valle. Dihet qe nuk eshte shume e rehatshme te gjendesh ne keto kushte per nje teknik si puna e Walter Mazzarrit.

KTHEHET THOHIR – Tashme eshte ndeshja kunder Bolognas dhe mundesia per pike te “lehta”, por gjithashtu edhe frika se mos humbasin pike per te disaten here. Dhe vemendja ndaj sinjaleve negative, sepse eshte e pamohueshme qe Interi me i mire – paradoksalisht – eshte pare vetem ne fillim te sezonit, kur te gjithe do te ishin me te mire dhe me te gatshem per te justifikuar ate fillim te dyshimte. Mbas kesaj periudhe, skuadra duket sikur ka ndryshuar ritmin e hapit dhe nuk e ka marre veten duke vazhduar te udhetoje midis maleve ruse. Neser kthehet Erick Thohir, qe do te qendroje ne Milano deri te djelen: nje tjeter rast per te folur dhe te sqaroje te gjitha ceshtjet e zymta. Sepse jane te gjithe ne prove dhe Mazzarri e di.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.