Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,540 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Te mendojme per tre piket kudo. Kovacic dhe Hernanes..”

Mazzarri: “Te mendojme per tre piket kudo. Kovacic dhe Hernanes..”
Ardi Deda

Ne konferencen per shtyp pas ndeshjes, tekniku zikalter Walter Mazzarri ka komentuar fitoren e arrire kunder Torinos. Ja dhe deklaratat e tij:

Inter disi i ndryshem me me shume shpirt sakrifice, keni ndjesine se mund te filloje nje tjeter mini-kampionat?

“Per momentin nuk duhet te shohim klasifikimin, duhet te mendojme qe jane 11 finale. Ne fund te kampionatit do te shohim se cfare klasifikimi kemi dhe ne baze te saj te ndertojme te ardhmen”.

Zgjedhjet e dyta dhane nje pergjigje te mire, por fakti negativ eshte qe nuk arrini te mbyllni ndeshjet?

“Nuk jam dakort qe te flitet per zgjedhje te dyta, mendoni per Samuel qe nuk luante prej kohesh dhe me pas u rikthye titullar. Ne kemi 6 mbrojtes te nje niveli shume te mire dhe per kete me duhet te zgjedh: asnjeri prej tyre nuk duhet te konsiderohet rezerve. Ne pjesen e dyte kur kishte hapesira duhet ta kishim mbyllur ndeshjen, kemi qene dhe pak te pafat si ne skemen Hernanes-Palacio. Megjithate futbolli italian eshte keshtu dhe mund te paguash prej ndonje gabimi”.

Kovacic dhe Hernanes nga minuta e pare?

“Nese luajne ata duhet te qendroje jashte Guarin, rast pas rasti une zgjedh ate qe eshte ne forme me te mire. Kovacic me Milanin, u fut mire ne loje, por nuk perjashtoj asgje, edhe faktin qe mund te luajne te tre se bashku”.

Goli erdhi ne menyre rastesore?

“Jo, goli nuk ishte rastesor, por goli mund te mberrinte dhe me heret. Gjithsesi shpresoj qe episodet te fillojne te kthehen ne anen tone”.

Icardi doli i merzitur?

“Une mendoj qe rezultatet sjellin entuziazem dhe tek Interi kane rendesi fitoret e skuadres dhe jo fitoret e nje individi. Nuk ekziston njera pa tjetren. Ndoshta ishte i inatosur qe nuk arriti te shenoje, por nuk besoj i merzitur”.

Ranocchia shkelqeu dhe me pas Hernanes mori per dore skuadren, jeni dakort?

“Andra beri nje ndeshje te madhe kunder Immobile dhe u tregua i zoti. Hernanes ne pjesen e dyte kur luajti perkrah Nagatomo ka patur mundesi te bente gjera te mira”

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.