Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

404 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Thohir nuk na ve nen presion, Top Player? Te presim”

Mazzarri: “Thohir nuk na ve nen presion, Top Player? Te presim”
Ardis
  • On 27/03/2014, 16:02

Me rastin e prezantimit te librit “Il meglio deve ancora venire” tekniku i Interit Walter Mazzarri ka folur per mikrofonat e Marco Barzaghi te SportMediaset. Ja dhe fjalet e tij: “I zemeruar per Atalanten? Nuk e kam kaluar akoma humbjen, por futbolli i ka keto. Qendron vetem performanca e mire e skuadres. Nese i kam lodhur shume? Mbase midis pjeses se pare dhe te dyte, por me pas skuadra ka luajtur shume mire ne fushe. Thohir? E rifalenderoj qe ka thene qe i ka pelqyer skuadra, tashme duhet te japim maksimumin qe nga ky moment e deri ne fund te sezonit per te hedhur bazat per vitin e ardhshem. San Siro nje fantazem per ne? Pergjegjesia na vendos nen presion perballe portes se kundershtarit, mbase nxitojme pak. Jemi duke punuar. Thohir ne tribune mund te jete nje presion i shtuar? E kemi perhere nje gje te tille. Prezenca e presidentit mund te na karikoje, nuk duhet te jete dicka negative. Ne cilin pozicion do te donit nje Top Player? Do e vleresojme nga muaji maj e me tutje, tashme e rendesishme eshte qe te perfundojme sa me mire, e tashmja eshte e rendesishme ashtu si dhe e ardhmja, por fillimisht duhet te mendojme qe te bejme sa me mire tani. Nese ‘Il meglio deve ancora venire’? Shpresoj, kete sezon jemi duke djersitur, por te perfundonim sa me mire do te na jepte shtytjen(motivimin) e duhur”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.