Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

661 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri-Thohir: perpara se bashku. Tani ka ardhur koha per te diskutuar per rinovimin

Mazzarri-Thohir: perpara se bashku. Tani ka ardhur koha per te diskutuar per rinovimin
Ardi Deda

Ditet e ardhshme, do te jene te rendesishme per te kuptuar te ardhmen e Walter Mazzarri. Si Thohir ashtu dhe Mazzarri duken ne te njejten linje edhe pse kemi nje sere problemesh qe kane te bejne me projektin.

Per shembull, duhet kuptuar se cfare nenkupton manjati kur flet per nje projekt te perbashket? Disponueshmerine e teknikut per te punuar per nje Inter qe te permiresohet ne cilesine e lojes dhe qe mund te ndryshoje vendosje taktike, ka perseritur dje presidenti. Por per kete ka folur tashme me trajnerin qe jo rastesisht se fundmi ka shprehur deshiren per te drejtuar skuadren edhe drejt formacionit 4-3-1-2 apo 4-3-2-1. Gjithashtu ka per qellim te investoje me shume tek te rinjte, duke filluar nga Kovacic, qe Erick Thohir e konsideron gurin mbi te cilin do te ndertohet Interi i ardhshem. Dhe cfare do te kuptoje Mazzarri me projekt te perbashket? Pertej nje autonomie jo me te madhe por me te mire – per tu dedikuar me shume punes ne fushe – e rendesishme do te jete qe te mos mungoje qartesia ne program por edhe ne deklaratat per objektivat. Per shembull, eshte e lehte te mendosh, duke ditur veshtiresite ekonomike te klubit, qe Mazzarri te kerkoje nje sforco nga Ausilio te pakten per lojtarin e krahut, mesfushorin dhe sulmuesin.

Me pas do te flitet per rinovimin, qe sipas Gazzetta dello Sport, mund te jete dhe vetem per nje vit. Qendron pastaj dyshimi nese Thohir kerkon te fitoje kohe per rinovimin, ndoshta duke e shtyre me tej. Ne kete pike duhet pare se cfare mendon Mazzarri.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.