Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,690 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Torino? Fushe e veshtire. Duhet te vendos mbi Guarin, Kovacic po rritet. Lavezzi eshte nje lojtar i madh, por…”

Mazzarri: “Torino? Fushe e veshtire. Duhet te vendos mbi Guarin, Kovacic po rritet. Lavezzi eshte nje lojtar i madh, por…”
Bujar Berishaj

Ja ku jemi. Pas praktikes Stjarnan, Inter viziton Torinon per xhiron e pare te kampionatit. Fushe e veshtire, edhe granta e Venturas qe kane kaluar ne fazen e grupeve te EL, pasi kane eliminuar RNK Split. Dhe ja, neser mbrema fillon Serie A per Interin.

Cfare Interi do te jete kunder Torinos?
“Kemi ende nje stervitje per tu pregaditur per ndeshjen. Mund te them se eshte nje skuader e mire ne nivelin taktik e teknik, kane nje trajner te mire dhe jam kurioz te shoh djemte e mi neser se si do te sillen ne garen per tre piket e para, pas dy ndeshjeve ne EL dhe miqesoreve para-sezonale. Miqesoret kane treguar shume dhe ne duam te luajme futbollin tone.”

Eshte ky Inter qe ju deshironi?
“Jam i lumtur me te gjithe, dhe ne baze te parametrave dhe mundesive kemi punuar mire. Te gjithe komponentet kane dhene maksimumin, madje edhe me indikacionet e mia. Jam i lumtur.”

Hierarkite per kampionatin kane ndryshuar?
“Mendoj per skuadren time dhe fillimin e kampionatit, nuk i jap shume kujdes ketij aspekti. Per me teper nga viti i kaluar do te kete 4-5 skuadra qe do ju shqetesojne. Do te jete nje kampionat me i ekuilibruar ne krahasim me sezonin tjeter.”

Do te jete Guarin i grumbulluar?
“Grumbullimet do te vijne pas stervitjes. Do te vendos per formacionin dhe gjithcka tjeter.”

Shikoni nje Inter me te forte?
“Sigurisht, e di cfare kam kerkuar kete vit. Kam biseduar me ata te konfirmuarit nga sezoni i shkuar dhe lojtaret e dijne cfare kerkojne nga ata ne kete sezon. E gjithe kjo ka bere qe ne te nisemi me ide me te qarta. Duam te bejme me mire.”

Medel konfirmom impaktin pozitiv?
“Sigurisht, me ka befasuar. Neser mund te luaj.”

Kovacic luan pas sulmuesit te vetem?
“Ka bere nje ndeshje te madhe. Mund te luaj si mesfushor ashtu edhe si trekuartist. Ne stafi jemi duke vleresuar pozicionin me te mire ne te cilin mund ta perdorim. Ai i njeh idete e mia dhe tani ka me shume stimulin ne aftesite e tij. Vazhdimesi te performances, gjuajtje ne porte etj…po permiresohet dhe eshte ne rrugen e duhur.”

Do te kete hapesire edhe per Bonazzolin?
“Mund te jete i grumbulluar. Ky eshte nje lajm qe mund ta jap ne vazhdim.”

Dodo, ne cilat gjera ka ”goditur”?
“Them se ne aspektin fizik dhe teknik. Eshte i ri, vjen nga Brazili dhe duhet te permiresohet ne fazen taktike. Une kerkoj qe ta ndihmoj ate, sepse ai duhet te punoj per kete gje. Besoj se eshte duke u rritur dhe loja e jone rrit karakteristikat e tij.”

Cfare mungon akoma per te kompletuar ekipin?
“Kur ju jeni ne nje klub prestigjioz si Inter nuk mund te mendoni per te interpretuar ndeshjen e ardhshme ne menyre te ndryshme nga sezoni i kaluar. Kete sezon uroj qe te kemi vazhdimesi.”

Ndjeheni me i fuqizuar?
“Te gjithe ndjehemi keshtu, edhe une ndjehem edhe me i fuqizuar.”

Taktikisht, mund te luajne Medel dhe M’Vila se bashku?
“Kane karakteristika te ndryshme: M’Vila eshte me shume regjister dhe me i adaptueshem ne loje, por mendoj se ata te dy mund te luajne bashke. Ne te ardhmen mund te ndryshojme edhe variacionet dhe te perdorim module tjera.”

Nje koment mbi grupin ne Europa League.
“Francezet jane te dytet ne klasifikim. Ne France eshte nje kampionat i veshtire, kurse ukrainasit na kane dhene nje ‘goditje’ sa kam qene tek Napoli. Kemi humbur 3-0, pastaj ata bene investime te medha dhe te rendesishme dhe kane nje trajner te mire. Nuk do te jete e lehte qe te laujme kunder ketyre ekipeve, vecanerisht ne fushat e tyre. Ekipin e trete me duhet ta studioj ende.”

Cili do te jete “tehlbi”?
“Formacioni qe ka luajtur ne Isalnde eshte nje pikenisje e mire, edhe ne qofte se duhet te jene te gjithe lideret. Kemi permiresuar te gjitha rolet dhe per mua eshte e rendesishme te kemi 22 titullar. Do te luajne me te miret. Kovacic dhe Hernanes jane te rendesishem, do te presim edhe Palacion sepse do te jete fundamental. Handanovic eshte nje lojtar i madh, ashtu si Vidic dhe Juan Jesus. Keta tittular me japin garanci.”

Torino ka zhvilluar nje pregaditje te ngjashme me ate te Interit. Cilat jane pikat e tyre te forta per tu pasur frike? Jane nisur dokumentat per te mos grumbulluar Palacion me Kombetaren?
“Nuk do te shkoj. Edhe ai mendon keshtu. Mendoj se pjesa tjeter do perdoret qe ai te rikthehet, i kemi dhene kohe dhe kur te jete ne fushe dua qe te gjithe te jene ne formen me te mire. Vlen per Rodrigon dhe per te tjeret. Shpresoj ta kem ne dispozicion per Sassuolon. Nderkohe, torino ka nje trajner te mire dhe nuk nisen kurre pa topin, kurre. Eshte nje skuader qe mund ti ve ne veshtiresi te gjithe, kane entuziazem. Por ne duam te tregojme qe jemi ne rritje.”

Objektivi Champions per kete sezon?
“Kerkoj te nxjerr me te miren, nuk dua te fiksoj objektiva. Dua maksimumin per 38 ndeshje, llogarite ne fund.”

Do ju pelqente te ishit bashke me Lavezzin ne te ardhmen?
“Eshte nje lojtar i madh, simpatik edhe ne bar (qesh). Megjithate, nuk eshte nje lojtar i Interit. Per pjesen tjeter duhet te pyesni Ausilion dhe presidentin.”

Ekspertet thone se Inter mund te jete befasia e kampionatit. Ky konstatim ju motivon, e konsideron real?
“Per ate qe kemi bere ne para-sezon, edhe kunder tre ekipeve te medha ne Amerike, mund te qendroj kjo konsiderate. Por une nuk i shikoj keto shqyrtime, gjithmone kam menduar te jem optimist, te karikoj lojtaret, ti bej ata te ndihen te rendesishem, te bejme nje organizim me te mire ose superiore ne krahasim me te tjeret. Me keto komponent kemi bere gjithmone mire dhe shpresoj qe te bejme keshtu edhe ne kete vit. Pjesen tjeter ua le te tjerve qe ta thone.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.