Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,584 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “U prish magjia! Milito dhe Samuel: keta jane lider. Guarin, Hernanes dhe Botta ok. Icardi tashme…”

Mazzarri: “U prish magjia! Milito dhe Samuel: keta jane lider. Guarin, Hernanes dhe Botta ok. Icardi tashme…”
Ardis
  • On 09/02/2014, 23:48

Ka mjaftuar nje gol i Samuel per te marre me te miren ndaj Sassuolos. Interi qe kthehet tek fitorja, jo pa vuajtje dhe vazhdimisht duke shpresuar per te pamunduren. Ne fund te ndeshjes ne Meazza, Walter Mazzarri flet ne mikrofonat e Sky: “Sot kane shpetuar pothuajse te gjithe. Kane luajtur mire, ishte e veshtire sepse ne Itali nuk eshte asnjehere e lehte te zhbllokosh rezultatin dhe ne fakt kemi vuajtur pak. Le te themi se kemi prishur magjine e keqe”.

Guarin dhe Hernanes? “Kane bere mire te dy. Guarin ishte pak poshte logjikisht ne fund, Hernanes dukej qe e ndjente pak debutimin, por gjithcka mire”.

Deciziv Samuel dhe kjo ve ne dukje krizen e sulmit. Icardi nuk luan asnjehere: perse?
“Icardi po bente nxemjen, po kerkon kushtet fizike me te mira dhe nese nuk do te shenonim do te fusja ate ne loje. Mbas golit futa Botten qe po ben mire. Me thonin se nuk ka bere prej nje viti kaq shume stervitje te njepasnjeshme: ky eshte problemi i tij. Do te kemi nevoje edhe per te”.

Mbi Militon. “Duhet te rigjeje elasticitetin ne kembe pas demtimit te pesuar. Eshte nje lojtar klasi, sot ishte i pafat. Rasti me i mire qe kishte per gol, ju devijua nga nje mbrojtes: Sa me shume do te luaje aq me shume do e gjeje formen.”

Samuel? “Edhe ai gjithashtu eshte nje lojtar klasi, nuk eshte fituar kot me kot gjithcka me keto lojtare. Mosha ka te beje, por kur gjerat ecin mire duket karakteri, shikoni golin. Shume lojtare ne skuader duhet te mesojne nga ta. E kam pare mire ne stervitje edhe ne Udine per kupe. Ne vendin e tij keto kohe kane luajtur te tjere duke pare demtimin qe ka pasur, por tashme nuk vuan me dhe eshte nje lider. Sot ishte Berardi ne te djathte, dhe ishte nje balotazh ndermjet Juan dhe Campagnaro, duke pare se Rolando nuk ka gabuar ne asnje ndeshje ne te cilen ka luajtur.”

E kemi pare mire Botten ne fushe. A eshte mundesia te luhet me Palacion sulmues dhe me shume mesfushore pas tij? A eshte maturuar ai? “Botta eshte nje sulmues, i shpejte dhe i kujdesshem i cili driblon kundershtarin. Nje nga dyshimet qe kisha ishte ai, sepse po rritet shume keto kohe. Pas demtimit me ka pelqyer shume, po konfirmon mendimin qe kishim per te. Avash avash do te luaje nga minuta e pare.”

Ne fund, disa fjale per Alessandro Melli, per postimin qe kishte bere ne facebook: “Ai ka bere debat disa here me Frustalupin, ndoshta ka ndodhur dicka. Nuk me vjen asgje ne mendje per te.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.