Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

980 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Vidic, flet karriera. Fitojme edhe per Thohir, Hernanes…”

Mazzarri: “Vidic, flet karriera. Fitojme edhe per Thohir, Hernanes…”
Xhorxh Gellci

Koha per Inter-Torino ne shtepine zikalter. Si cdo dite para nje ndeshjeje, tekniku zikalter takon gazetaret ne konference per shtyp. Me poshte ju ftojme te lexoni fjalet e plota te tij, te sjella ne shqip nga inter.al.

Duhet te presim nje Inter shume te kujdesshem ndaj Cerci dhe Immobile?
“Po, Torino luan mire dhe eshte nje skuader qe mund te vendose ne veshtiresi kedo, duhet te jemi mire ne te dy fazat. Per menyren si e mendoj une, jam munduar te transmetoj nje mentalitet te caktuar tek skuadra. Duam qe ndeshjen ta bejme ne, edhe pse ata kane luajtur shume mire kunder Juventusit, per shembull.”

Titullaret ne mbrojtje neser jane te barabarte me ata qe jane jashte?
“Jane te gjithe lojtare qe kane bere mire, edhe ata qe do luajne neser si dhe ata qe kane luajtur me pare. Nuk flitet per lojtare individuale, por per repart mbrojtes. Merita dhe faji eshte i te gjithe skuadres, edhe ata qe do luajne neser japin garanci.”

Icardi ka 90 minuta ne kembe?
“Kete nuk mund ta them, por me ndeshjen e Romes dhe stervitjet mundet vetem te permiresohet.”

Nje koment mbi Vidic dhe projektin Inter?
“Karriera flet per te, eshte nje lojtar shume i rendesishem por preferoj mos them gje tjeter, sepse vjen vitin tjeter.”

Ne cfare pike eshte D’Ambrosio?
“Futja e tij varet dhe nga ata qe kane luajtur me pare. Ajo eshte baza e nisjes per vendimet mbi ndeshjen e ardhshme. Nese do te mendoja se te luante ai do te ishte avantazhuese per skuadren do e beja. Me te kam folur per gjithcka, dhe kur do e fut ne loje, do te thote qe eshte i gatshem.”

Cfare i kerkon skuadres deri ne fund?
“Te luaje mire dhe te fitoje me paraqitje te mira. Ne keto 12 ndeshje duhet te bejme sa me shume pike te jete e mundur. Referimi i fundit eshte ndeshja me Romen. Kam korrigjuar gabimet, edhe ne mbrojtje. Megjithate po marrim me pak pike sesa meritojme, shpresoj qe kjo te ndryshoje ne keto ndeshje.”

Ke punuar me shume ne aspektin psikologjik per ndeshjen e neserme apo ne aspektin taktik?
“Ju po flisni per ndeshjen e fundit brenda fushe, kunder skuadrave qe mbyllen ne mbrojtje. Ne keto raste, te luash mire eshte e veshtire, provojme kohet e lojes per te arritur ne porte, por nuk eshte e thjeshte kur skuadrat mbyllen. Duhet te gjejme episodin qe te lejon te shbllokosh ndeshjen, duke qene te perqendruar mbi kundersulmet e kundershtarit. Kjo vlen per te gjitha skuadrat qe luajne per te fituar. Rastet i kemi krijuar gjithmone, por duhet te shbllokojme gjithmone ndeshjen te paret. Nese shohim numrat, duket si e sigurt qe brenda fushe duhet te fitojme, ndersa jashte mund te qendroje edhe barazimi. Megjithate, eshte me mire te luajme brenda sesa jashte.”

Nje koment per Juan Jesus dhe De Rossin per apelimin?
“Keto gjera u perkasin gjykatesve dhe arbitrave, jane gjera qe duhet te pranohen dhe ka shume pak vlere te flasesh pasi eshte marre vendimi.”

Jeni dakord me deklaratat e Kovacic? E ke pare ndeshjen e tij me Kroacine, po ate te Taider?
“Po, e kam pare, isha shume kurioz. Ai duhet te permiresohet ne faze mbrojtese, sepse mendon vetem per sulmin. Per te qene nje protagonist absolut, duhet ti beje mire te dyja fazat.”

Ne ndeshjen e vajtjes ishte folur per nje seri fitoresh qe nuk ka ardhur. Tani shpreson per kthimin?
“Do them perseri diskutimin e mepqeshem. Duhet te shenojme te paret, Hernanes eshte nje lojtar qe ka eksperience, ndryshe nga nje djale i ri, dhe ne Lazio gjuante goditjet e denimit, penalltite, dhe shenonte shume gola. Ky ka qene nje nga motivet qe e kemi marre, edhe per t’u permiresuar ne keto episode. Me Sassuolon na ka sherbyer.”

Mund te jete rasti per te ripare Ranocchian ne fushe, dhe cfare mund te na thoni per Campagnaro?
“Jane te gjithe titullare, ai qe neser do luaje mire do te kete mundesi te luaje dhe ndeshjen e ardhshme. Nese dikush do te beje mire, mund te rikonfirmohet. Kjo eshte ajo qe jam munduar te transmetoj, e vlefshme edhe per te ardhmen.”

Si eshte Juan Jesus ne nivel psikologjik?
“Eshte i ri, por duhet te qendroje e qrte, perndryshe paguhen pasojat. Nuk eshte i kenaqur, ishte titullar i palevizshem dhe per ne ishte shume i besueshem, shume ne forme.”

Guarin nuk ka vazhdimesi gjate ndeshjes, cfare mendon?
“Edhe ai e di kete, me karakteristikat dhe aftesite qe ka, nese do ja dilte te gjente dhe vazhdimesine, do jepte shume me teper, por nese e fut ne fushe do te thote qe eshte titullar. Nga cfare varet? Jo nga gjendja fizike, edhe si kundershtar e pelqeja si lojtar, me kishte shenuar edhe kur isha tek Napoli. Do te doja qe te rriste perqendrimin per te arritur majen, cdo lojtar ka karakteristikat e tij.

Raporti me Thohir?
“Ai mes presidentit dhe trajnerit, ai me kerkon ate qe deshiron, une i bej te ditura shpjegimet e mia. Shoqeria percakton linjat, por edhe une i them presidentit idete e mia. Eshte nje bashkebisedim i vazhdueshem.”

I ke idete e qarta qe tani per sezonin e ri?
“Sigurisht, kemi bere disa takime. Keto ndeshje do te sherbejne edhe per vleresimet e mia, per konfirmimitet hipotetike etj. Prandaj do te sherbeje per te vleresuar gjithcka, ne baze edhe te kompeticioneve qe do jemi ne gare.”

Thohir ka thene qe do vijne te tjere elemente te rendesishem. Mendon qe vitin e ardhshem skuadra do jete me e mire?
“Mendoj pikerisht qe po, qellimet jane keto, linjat drejtuese i percakton gjithmone klubi, duke konsideruar edhe fair-play-n. Ne fund te vitit do te mendojme per gjithcka, duke analizuar lojtaret qe kemi. Kemi edhe Hernanes dhe vitin e ardhshem mund te nisemi shume mire.”

Kane ndikuar mungesat e Kombetareve?
“Per lojtaret eshte me e veshtire sesa per mua. Ata me njohin tani, edeh Torino ka patur mungesa per kombetaret. Jane ata qe kane luajtur gjithmone, dhe mund te jene me te lodhur. Sidomos Nagatomo, qe ka bere nje udhetim te gjate.”

Alvarez ne cfare gjendje eshte? Rolando eshte lojtari qe mund te marre me shume role ne mbrojtje?
“Ka patur nje problem, mund te mos grumbullohet, por duhet te vleresoj. Rolando eshte shume i levizshem, por edhe Campagnaro mund te pershtatet ne te majte. Kam edhe Andreollin, kam kater lojtare, njeri do te qendroje jashte dhe tre do te luajne.”

E ndjeni presionin per te fituar perpara Thohir?
“Dua te fitoj si per te ashtu edhe per ne, cunat duhet te perqendrohen ne fushe, pavaresisht nga presidenti, qe gjithsesi i shikon gjithmone ndeshjet tona.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.