Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,416 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Vucinic? Flas per lojtaret e mi. Arbitrat, ju shpjegoj heshtjen tone…

Mazzarri: “Vucinic? Flas per lojtaret e mi. Arbitrat, ju shpjegoj heshtjen tone…
Xhorxh Gellci

Ne fund te dites te ngjeshur me tratativen Guarin-Vucinic, Mazzarri ka takuar koleget e TikiTaka per te analizuar momentin gjeneral te shoqerise zikalter: “Duke folur ne aspektin sportiv, morali im nuk eshte shume i larte, kur humbasim ne trajneret nuk jemi kure te lumtur. Kur jemi nisur e dija qe mund te ishte e veshtire te stervitje nje klub si Interi, sidomos me veprimet qe ndodhen kete vere. Por jemi nisur shume mire, pertej pritshmerive, pastaj ka patur nje ndalese: per fajin tone, per meriten e kundershtareve qe na kane njohur me mire, dhe pak edhe per fatin keq si per shembull ne ndeshjen e djeshme. Jonathan dhe Palacio ne raste te tjera do kishin shenuar. Jeta behet nga momente pozitive dhe negative, futbolli eshte keshtu.

KARRIERA – “Kam kaluar shume momente te bukur, edhe tek Reggina me Rolando Bianchi qe per mua ishte nje kenaqesi e madhe. E donte City dhe beme nje plusvalence te madhe. Keto suksese duken pak kur i ben nje klub te vogel, por jane te rendesishem.”

RINDERTIMI – “Kush me njeh e di qe jam pikesynim per tu sulmuar qe kur kam filluar te bej trajnerin. Deri tani me ka shkuar mire dhe do te vazhdoj deri ne momentin qe dua te jem trajner. Per ate qe kam perreth me intereson pak. Momenti me i keq? Momente te veshtira kam patur shume. Tifozet e kane kuptuar momentin dhe eshte normale qe edhe nje skuader si Interi te kete nje moment te veshtire. Pas gjithckaje jemi ne vendin e peste, para skuadrave si Milan dhe Lazio, qe kishin nje strukture me te konsoliduar nga sezoni i shkuar. Disa gjera te vleresuara ne nje menyre te caktuar, mund ta bejne kete vit te jete nje vit i suksesshem. Bilancet behen ne fund te vitit.

VUCINIC – “Flas vetem per lojtaret e Interit: qe prej nje muaji thuhet gjithcka rreth merkatos, nuk dua qe nje nga kushtet e ndaleses te jete pikerisht kjo e folur. Skuadra ka nevoje te qendroje e perqendruar ne fushe. Te gjitha zerat rreth e rrotull mund te krijojne edhe kete. E kam thene ne te githa konferencat, eshte e drejte qe presidenti dhe drejtori sportiv te flasin per kete.

ARBITRAT – “Prej disa javesh kemi vendosur te mos flasim me per arbitrat. E dime qe jemi te interesuar ne ate qe shikojme. Sigurisht, ka fakte objektive qe i ndjekim, por pastaj hapen diskutime qe vendosin ne veshtiresi me te madhe edhe vet arbitrat dhe duhet te ndalohet pas nje pike. Ne duhet te mendojme per ndeshjet, pastaj nje bilanc, edhe ne kete aspekt do e bejme ne fund te sezonit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.