Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

453 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzola: “Conte? Ju nuk e kuptoni se sa dinak eshte ai njeri. Me vjen te qesh sepse…”

Mazzola: “Conte? Ju nuk e kuptoni se sa dinak eshte ai njeri. Me vjen te qesh sepse…”
Inter Club Staff

I pyetur per mikrofonat e TMW, Sandro Mazzola, legjend e Grande Inter, ka folur per Antonio Conten dhe per Christian Eriksen dhe momentin e tij.

“Mua me pelqen shume Eriksen, me pelqen dhe e di se motivet qe spo luan mire kane te bejne edhe me karakteristikat e tij qe per habine time nuk po pershtaten ende me Serie A.”

A mund te jete nje problem karakterial?

“Mbase, por ne mes eshte edhe nje fanelle shume e rende si ajo e Interit. Edhe ky aspekt duhet konsideruar me kujdes.”

Ai vjen nga nje eksperience ne Angli dhe eksperienca nderkombetare nuk i mungon aspak…

“Nuk eshte gjithmone ketu. E kam ne sensin qe kur shkon ne nje ambjent te ri, duhet pare cdo aspekt qe kane te bejne me lojtarin.”

“Duhet pare nese ai do te rekuperoje te gjithe repartin e tij te cilesive qe ka e ti pershtasi me kampionatin tone. Por une e perseris, me pelqen shume si lojtar.”

Pra, do e mbaje tek Interi?

“Une ata te miret i mbaj gjithmone. Por me pas me kohe shihet gjithcka…”

Po per ankesat e Contes, cfare ideje ke?

“Me vjen te qesh mua kur degjoj fjalet e Contes. Dukshem ai e di qe i leverdis te beje kete gje per te hyre ne mendjen e lojtareve. Ju nuk e kuptoni dot se sa dinak eshte ai njeri. Me pelqen edhe ai, eshte dinak, i zoti dhe inteligjent.”

Interi mund te arrije ne vendin e dyte ne kete Serie A?

“Po, nese mban fort presionin, patjeter.”

Po largesia me Juventusin, si mund te zhduket?

“Me ke? (qesh). Eshte e veshtire, por nese ke force dhe tranjeri te bind, mund t’ja dalesh gjithmone. Lojtaret mund ta bejne fare mire nese interpretojne lojen ne menyren e duhur.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.