
Mazzola: Mazzarri eshte shume mire. Belfodil? Nuk eshte nje fenomen
Ne mikrofonin e CalcioMercato.it, Sandro Mazzola, ish legjenda e Interit, ka folur per Interin qe po rilind. Duke filluar qe nga Walter Mazzarri: «Mazzarri me pelqen shume, do ta merrja ne pankinen e Interit, kohe para se te behej zyrtarizimi. Ka temperament, i ka kapacitetet per te drejtuar nje ekip te madh. Eshte ideal per Interin».
Pak dyshues tregohet per shkembimin Antonio Cassano – Ishak Belfodil: «Duhet qe te shikohet se cfare kerkon Cassano. Ne rast se pranon qe te luaje rolin e tij ne fushe part time (me kohe te pjesshme), ndoshta, mund te ishte akoma i vlefshem per skuadren. Belfodil? Po eshte nje sulmues i mire, me perspektive. Por nuk me duket fenomen. Mazzarri ka nevoje per perforcime mbi te gjitha ne mesfushe. Dhe, ne rast se nuk rekuperon Diego Militon ne kohe nga demtimi, do te linde nevoja per nje tjeter sulmues».