Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 10, 2022

Scroll to top

Top

283 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzola per FcIN:”Ronaldo erdhi keshtu. Cannavaro shume afer ne 95′, Hodgson iku me keqardhje. Prioritetet e WM…”

Mazzola per FcIN:”Ronaldo erdhi keshtu. Cannavaro shume afer ne 95′, Hodgson iku me keqardhje. Prioritetet e WM…”
Donald Elmazi

I kontaktuar ne telefon, kampioni legjendar zikalter Alessandro “Sandro” Mazzola ka dhene nje interviste eskluzive per mikrofonat e FcInterNews. Nuk kane munguar edhe te pathenat e meparshme ne lidhje me levizjet e merkatos dhe nje shpjegim te detajuar per ate qe simbolizon goditjen me te madhe te eres Moratti, dmth Luiz Nazario Da Lima Ronaldo.

Mazzola e nisim nga Ronaldo, Fenomeni. Kush ka qene personi i pare qe ka dhene emrin e tij, para se te niste tratativa e vertete per blerjen e tij?

“Cragnotti, ish presidenti i Lazios. Me pas tratativa per ta sjelle ne Milano ishte e gjate, e veshtire, por shume intriguese sepse arritem ta sillnim te luante per Interin lojtarin me te forte ne bote, ajo qe kam pare te beje Ronie nuk e kam pare te askush. Nje rol te rendesishem e ka patur dhe Giovanni Branchini(nje nga agjentet me te rendesishem te futbollit modern) qe u impenjua shume per te favorizuar kete goditje. Ishte nje problem ne lidhje me sponsorin teknik te skuadres dhe ate te lojtarit: ne ishim te sponsorizuar nga Umbro kurse Ronaldo ishte njeriu i Nike dhe keshtu nisem levizjen per ndryshimin e sponsorit, fale edhe nje ndermjetesimi te nje menaxheri Italian te kompanise amerikane. Edhe Pirelli u lidh fortesisht, fale Marco Tronchetti Proveras, qe u tregua i gatshem dhe entuziast kur iu be propozimi per nje sponsorizim te lojtarit brazilian. Keshtu, ne fund, ia dolem dhe ne nivel komercial u rritem jashtzakonisht shume me fitime te medha. Levizja Ronaldo ishte nje spektakel ne cdo kendveshtrim: sigurisht qe teknik por edhe ekonomik”.

Ka ndonje lojtar, qe dukej i marre dhe iu ka ikur ne minutat e fundit?

“Nje emere mund ta them: Fabio Cannavaro. Ishte 95′ dhe kishim vene re nje lojtar te forte dhe me prespektive, kishte vetem 22 vjet. Ne ate kohe presidenti i Napolit ishte Ferlaino, por ne fund zgjodhem nje lojtar tjeter te skuadres se kalter, nje mesfushor te avancuar te vogel dhe shume teknik, Benito Carbone”.

Drejtimi Moratti: kush eshte pishmani me i madh ne nivel merkato?

“Asnje, sepse lojtaret qe kishim ne koke i arritem t’i merrnim te gjithe, si psh. Youri Djorkaeff”.

Tema trajneret. Mund te na tregoni nje emer te nje trajneri qe Moratti e ka pushuar me keqardhje?

“Presidenti nuk i komunikonte asnjehere personalisht shkarkimet e trajnereve, kete detyre ia linte te tjereve. Per sa i perket nje emri, po them Roy Hodgson”.

Mazzarri, skuadra dhe merkato: mendimi i Mazzolas.

“Do e nis nga tekniku: me pelqen shume puna e tij, nga kendveshtrimi im deri tani eshte i shkelqyer pa diskutim. Per sa i perket skuadres dhe ketu fus dhe merkaton, me duket pak e paplotesuar. Mungon nje mesfushor dhe ne janar mendoj se do te kete nje afrim ne ate rol”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.