Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

801 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mbrojtesi i krahut te djathte: Ja sa kerkon Barca nga Interi per Aleix Vidal! Nderkohe Florenzi…

Mbrojtesi i krahut te djathte: Ja sa kerkon Barca nga Interi per Aleix Vidal! Nderkohe Florenzi…
Inter Club Staff

Mediat ne itali kane dite qe e thone dhe sterthone: Interi dhe Spalletti nuk e kane mbyllur ende mozaikun e skuadres per sezonin e ri, por eshte nevoja edhe per tre blerje te tjera ne tre pozicione ku mungojne lojtaret e duhur. 

Pas blerjes se Lautaro Martinez nga Racing, Asamoah me prameter zero nga Juventusi, Stefan De Vrij me parameter 0 nga Lazio dhe te Radja Nainggolan per rreth 38 milione euro (24 cash dhe Santon me Zainolo ne Rome), tashme Interi ka nevoje edhe per tre blerje te tjera.

Mungon nje mbrojtes krahu i djathte, nje mesfushor qendre fizik dhe nje sulmues i krahut te djathte qe mund te gjuaje me te majten.

Por ne kete moment, zikalterit duket se po punojne shume per te gjetur zevendesuesin e duhur per Joao Cancelo en krahun e djathte te mbrojtjes.

Ja cfare shkruhet ne shtypin Italian sot per kete ceshtje:

“Ne pole position per zikalterit eshte gjithmone Aleix Vidal i cili po pret nje telefonate nga Ausilio pasi eshte vene ne listen e largimeve nga Valerde.”

“Barcelona i ka thene Interit qarte edhe cmimin e tij: per lojtarin deshiron 10 milione euro, e ndoshta mund te pranoje edhe nje huazim me te drejte blerje por me disa kushte qe do te ishin ne favor te Barces.”

“Pas Vidal eshte direkt ne liste Florenzi (i preferuari, por me i veshtiri per tu arritur) i cili nuk po rinovon ende me Romen dhe Spalletti do e priste me krahe hapur ne Milano.”

“Nje emer tjeter eshte Davide Zappacosta i Chelsea, por qe ne kete moment eshte opsioni i trete.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.