Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

525 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Miranda teper i rende me gazetaret: “Nuk ka rendesi cfare thoni, objektivi im numer nje eshte…”

Miranda teper i rende me gazetaret: “Nuk ka rendesi cfare thoni, objektivi im numer nje eshte…”
Ardis
  • On 15/10/2018, 16:36

Ne prag te ndeshjes midis Brazil-it dhe Argjentine-s, mbrojtesi i Inter-it dhe i kombetares Selecao, Joao Miranda ka folur per ndeshjen me kombetaren dhe objektivat ne te ardhmen:

BRAZILI – “Eshte e rendesishme integrimi i lojtareve te rinj, ky miks midis te rinjve dhe veteraneve. Na duhet si nje mesim, si nje eksperience per te rinjte, dhe kemi arritur te mbajme nje standart shume te larte.”

“Keshtu qe mendoj se mbas ketyre eksperimenteve, ne fund Tite do te vendose dhe shpresojme qe te shkoje sa me mire pavaresisht nga mosha e lojtareve”.

ARGJENTINA – “Cdo ndeshje kunder Argjentine-s eshte e ndryshme, ka nje interes shume te larte per kete ndeshje, dhe e dime se cfare do te thote kjo ndeshje: skuadra jone eshte pergatitur mire, shpresojme te bejme nje ndeshje te madhe dhe te fitojme”.

E ARDHMJA – “Sot bashkepunojme me mjekun e dietes, me fiziologun dhe nje lojtar mund te luaje deri ne moshe 38-39 vjec. Nuk ka rendesi se cfare thuhet nga shume njerez. Ky eshte objektivi im, te luaj ne nivele te larta derisa te jem ne fushe. Duan apo nuk duan disa”.

NEYMAR – “Eshte nje lider, ka menyren e tij te udheheqjes, mendoj se ka qene nje zgjedhje e mire, Neymar ka nje pergjegjesi te madhe dhe duhet te behemi pjese e ketij lidershipi, eshte lideri, e respektojme dhe do te kerkojme qe ta ndihmojme ne menyren me te mire te mundshme”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.