Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,865 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mbrojtja, kush vjen e kush iken. Pioli apo Conte? Manolas dhe Rodriguez te sigurte, De Vrij…

Mbrojtja, kush vjen e kush iken. Pioli apo Conte? Manolas dhe Rodriguez te sigurte, De Vrij…
Inter Club Staff

Mbrojtja e 2017-2018 do te niset nga pika e palevizhshme ne Interin aktual: Joao Miranda.

Edhe Medel, D’Ambrosio dhe Ansaldi jane konfirmuar per sezonin e ri. Nderkohe te tjeret jane ne dyshim duke u nisur nga Murillo qe eshte rikthyer ne nivele te knaqshme ne drejtimin e Piolit, por kolumbiani mund te kete disa oferta kete vere. Nderkohe ne dyshim qendrimi i Andreollit, Sainsbury, Nagatomo dhe Santon.

Por kush do te vije ne vere? Ka nje strategji te dyfishte e cila lidhet me teknikun qe do te jete tek Interi. “Me Piolin, per shembull, do te vazhdohej perpara me mbrojtjen me kater lojtare, por nese do te vinte Conte, do te kalohej me tre ne qender. Pra, ne baze se kush tranjer do te jete ne pankine do te vendosen edhe mbrojtesat e qendres qe do te blihen. Manolas per shembull do i pelqente si Piolit e si Contes, me kete te fundit – qe duke pare tendencen per te luajtur me tre mbrojtesa – mund te kerkoje edhe ardhjen e De Vrij dhe qendrimin e Ranocchias. Ndersa nje emer tjeter qe do te merte pelqimin e te dy tranjereve eshte Ricardo Rodriguez, mbrojtesi i krahut te Wolfsburg.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.