Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

274 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mbyllet nje 2021 rekordesh: gezuar 2022 te gjithe tifozeve te Interit me kete dedikim te vecante!

Mbyllet nje 2021 rekordesh: gezuar 2022 te gjithe tifozeve te Interit me kete dedikim te vecante!
Inter Club Staff

Nje vit tjeter eshte arkivuar: po largohet nje 2021 qe edhe pse ka pasur shume ulje dhe ngritje ne jetet e gjithesecilit, nga ana sportive mund te themi se per ngjyrat zikalter eshte mbllur me se miri.

Ka qene viti i rilindjes ne cdo sens: 2021 ka shenuar nje tentative te pare te rikthimit ne normalitet me nje fushate vaksinimi qe ka afruar tifozet me stadiumet por edhe ka ndryshuar jeten e tyre te perditshme dhe zakonet e pershershme.

Virusi eshte ende mes nesh, duke limituar lirine tone, ekonomine tone, por kampionatet sportive me ne fund jane afruar me gjene me te rendesishme gjate ketij viti: tifozet.

Nese 2020 do te kujtohet gjithmone nga te gjithe si annus horribilis, 2021 do te mbahet mend si viti i tentatives per rikthimin ne normalitet.

Natyrisht qe ky vit do te kujtohet nga te gjithe interistat si viti i madh i Scudettos: nje tjeter shenje rilindje pas Tripletes ne 2010.

Por nuk eshte vetem Scudetto: ne 2021, Inter eshte rikthyer te kualifikohet edhe per 1/8 e Champions League.

Dicka e tille nuk ndodhte qe prej vitit 2011 por nderkohe zikalterit kane shenuar nje rekord absolut qindra vjecar me 104 golat e shenuar ne nje vit te vetem.

Por meqe jemi te viti diellor, Inter eshte e pare me 104 pike ne 43 ndeshje, ku 46 jane shenuar ne kete sezon dhe 58 gola jane shenuar ne gjysmen e dyte te sezonit 2020/21.

Keto pike kane vlejtur titullin e Kampionit te Dimrit dhe mbase ne prespektive (por te mos e themi shume fort) edhe yllin e dyte.

Atalanta eshte goxha larg nga Interi me 94 gola te shenuar ne vitin diellor por ata kane luajtur edhe nje ndeshje me shume dhe kane shenuar 100 gola.

Napoli ndodhet me 91 pike. Inter nderkohe eshte edhe skuadra qe ka marre me pak humbje ne 2021: vetem tre te tilla ne total dhe vetem nje ne kete sezon.

Por Inter ka pesuar edhe numrin me te vogel te golave me 33 te tille ku 15 jane pesuar ne kete sezon qe po luhet. Numra qe tregojne me se miri se kush ka qene skuadra me e mire e vitit te sapo mbyllur.

Keto numra duhen perdorur per te rinisur nje rrugetim te ri dhe per tu permiresuar edhe me shume, duke provuar njehere e mire qe Inter te konfirmohet edhe ne Europe ku mungon ne nivele te larta qe prej 2010 te cituar me lart.

Europa do te jete nje prove e rendesishme per te kuptuar edhe se deri ku mund te arrije Inzaghi dhe skuadra e tij.

Perballe do te jete nje super skuader si Liverpool, qe nuk eshte aspak e lehte te luash por Inter duhet ta provoje.

Edhe pse u mendua qe pas Scudettos do te vinte per Interin nje sezon totalisht tranzicioni, gjerat nuk rrodhen ashtu.

Problemet ekonomike te Suning dhe zerat per shitjen e klubit nuk i kane bere tifozet qe te flene rehat gjate veres.

Por te mos harrojme edhe largimet e Lukaku, Hakimi dhe Contes qe jane pare ne momentin e pare si nje dorezim i skuadres.

Nderkohe me pas kane ardhur Dzeko, Calhanoglu, Dumfries dhe Correa te cilet jo vetem kane zevendesuar lojtaret e larguar ne skuader, por kane vajisur mire skuadren dhe kane dhene ndihmen e tyre.

Por me pas kane ardhur edhe rinovimet e njerezve te rendesishem si Bastoni, Barella dhe Lautaro ne pritje te atij te Brozovic.

Ne krye eshte nje si Simone Inzaghi (nje tjeter bast i fituar nga Interi) qe me idete e tij jo vetem ka sjelle rezultate te mira, por edhe nje loje shume te mire dhe vazhdimesi.

Ka nga ata qe betohen edhe per faktin se Interi ben futbollin me te bukur qe eshte pare ne Itali ne vitet e fundit.

Nuk e dime nese titulli i dimrit do te transformohet ne ate qe ka vlere te madhe ne fund te sezonit. Nuk e dime ku Interi do te arrije ne Europe.

Nuk e dime nese Interi do te shitet apo jo te nje investitor i ri apo do te vazhdoje te administrohet nga grupi Suning.

Por me siguri qe 2021 do te mbahet mend si viti i rilindjes per skuadren e Interit dhe per ngjyrat zikalter ne pergjithesi.

Keshtu, ashtu si vlen cdo Vit te Ri, nuk mund te mos urojme qe viti i ri te na sjelle akoma edhe me shume gezime se ky qe sapo kemi lene pas.

Nje urim i cmuar shkon per cdo tifoz te Interit qe na ndjek gjate gjitje sezonit rregullisht dhe qe lexon me papushim cdo gje rreth Interit.

Qofte ky nje vit sa me i mbare per ty, per ju, per Interin tone. Per te gjithe ne. Forza INTER!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.