Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

199 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mbyllja e stadiumeve, cfare humbje e pabesueshme per Interin: ja sa milione euro dem kane pesuar zikalterit!

Mbyllja e stadiumeve, cfare humbje e pabesueshme per Interin: ja sa milione euro dem kane pesuar zikalterit!
Inter Club Staff

Stadiumet e mbyllur ne Serie A jane nje zgjidhje e menduar si e nevojshme nga ana e Qeverise Italiane per te evituar infektime te reja por kjo gje ka sjelle nje impakt te forte ne bilancin e skuadrave.

Kete gje e tregon La Gazzetta dello Sport e cila ka perllogaritur me kujdes se cila skuader do e pesoje demin me te madh.

E para ne kete klasifikim, eshte Juventusi qe do te humbase ndermjet 15 milione euro deri en 25 milione euro nga mungesa e shitjes se biletave, vizitat ne muze, shitjet ne dyqan dhe te ardhura te tjera kolaterale.

Por edhe Interi eshte nje nga klubet me te penalizuara nge mbyllja e San Siros, dhe shifra qe zikalterit do te humbasin eshte shume e larte.

“Edhe per Interin pritet te kete humbje te medha, dhe gjithcka ka te beje me numrin e larte te tifozeve ne San Siro.”

“Humbja e zikalterve eshte diku nga 10 deri ne 18 milione euro”, shpjegon e perditshmja italiane e cila tregon se gjithashtu edhe Milani mund te humbase diku tek 5 apo 6 milione euro.

Shifra totale qe 20 klubet e Serie A pritet te humbasin, i kalon 100 milione euro.”

“Keto shifra keto do te rriten edhe nga rimbursimi i abonimeve edhe pse klubet po presin nje sinjal pozitiv nga qeveria per hapjen e impianteve te tyre.

Por sa afer eshte hapja e stadiumeve ne Itali?

Duke llogaritur humbjet sot, klubet ne te ardhmen mund te paguajne nje cmim akoma me te kripur dhe kete e evidenton perseri Gazzetta:

“Ndeshjet pa tifoze, sidomos nese zgjasin shume kohe, do te bejne qe te zhvleresohet produkti por edhe ne uljen e fitimeve te te drejtave te tv.”

“Nuk eshte nje ceshtje e izoluar fakti se Premier League eshte dorezuar dhe ka bere nje ulje prej 370 milione eurosh per te drejtat televizive vetem per shkak se sdo te kene atmosfere stadiumet.”

“Prandaj klube si Interi dhe Juventusi kane filluar qe tani qe te hartojne plane per te qene gati nese qeveria do te filloje te lejoje hapjen e stadiumeve per publikun.”

“Me distance por prezent. Kjo eshte ideja me e fundit.”

“Gjithesesi, deri sa te arrihet deri ne kete progres kaq te madh, pritet te kete ende shume pune perpara.”

“Por ka shume zera ne Itali qe tifozet ne stadiume mund te rikthehen me te vertete, edhe pse jo me kapacitet te plote.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.