Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

837 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

MD – Rafinha ishte nje hipoteze konkrete per Interin, por ja kerkesa e Barces qe ka bllokuar gjithcka

MD – Rafinha ishte nje hipoteze konkrete per Interin, por ja kerkesa e Barces qe ka bllokuar gjithcka
Inter Club Staff

Rafinha Alcantara ka qene nje emer ne merkaton zikalter qe ka qarkulluar qe prej dites se pare te merkatos ne shtepine zikalter e deri ne te fundit. 

Te gjithe kane shpresuar se mos braziliani do te rikthehej ne Milano, atu ku shkelqeu dhe ndihmoi Interin per arritjen e Champions por kjo gje nuk ka qene dot e mundur.

E sipas asaj qe tregon Mundo Deportivo ne Spanje, duket se Interi e ka bere nje tentative tjeter per brazilianin ne ditet e fundit te merkatos, por qe ka rezultuar e pasukseshme.

Ja cfare shkruan Mundo Deportivo;

“Duket se e ardhmja e Rafinha Alcantara do te jete blaugrana. Largimi i tij dukej i sigurt perpara fillimit te La Liges, por nje faze pergatitore shume e mire ka bindur tranjerin Valverde.”

“Ai shpesh here ka elozhuar Rafinhen ne konference per shtyp edhe pse ka thene qe e radhmja e tij nuk dihet ende me siguri. Gjithesesi, te gjithe mendonin se ai mund te perfundonte edhe tek Interi ne kete vere duke pare pelqimin e zikalterve per brazilianin, por asgje nuk u be per kete gje dhe duket se ‘fajin’ per kete e ka pasur Bracelona.”

“Interi pak perpara se te mbyllej merkato ne Itali ka kontaktuar me Barcelonen per te pare mundesine e nje huazimi tjeter me te drejte blerje per lojtarin por Barcelona i eshte pergjigjur zikalterve se kesaj radhe Rafinha mund te largohet vetem ne shitje perfundimtare sepse klubi katalanas ka kerkuar qe ta ktheje ne para largimin e tij per ceshtje bilanci.”

“Por problemi i Interit (i njohur tashme) ishte i qarte per kete formule: nese e blinte direkt Rafinhan pa formulen e huazimit me te drejte blerje, ai nuk do te luante dot ne Champions League e keshtu zikalterit i kane dhene lamtumire brazilianit ose ndoshta edhe nje mire u pafshim, sepse duke pare muajt ne Milano, Rafinhes nje rikthim tek Interi nuk do i thoshte jo as pas disa kohesh…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.