Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 26, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Me Arabine nuk ishte ndeshje per Lautaron”. Lautaro i kthen pergjigje Agueros: “Ne radhe te pare, ai ka…”

“Me Arabine nuk ishte ndeshje per Lautaron”. Lautaro i kthen pergjigje Agueros: “Ne radhe te pare, ai ka…”
Inter Club Staff

“Kunder Arabise Saudite nuk ka qene ndeshja e duhur per Lautaro Martinez”. Keto kane qene fjalet e Kun Aguero pak dite me pare.

Vetem ore pasi Argjentina ka deshtuar ndaj Arabise Saudite, fjalet e Aguero kane pasur nje peshe te rendesishme edhe per Lautaron.

Pikerisht per keto fjale, ai eshte pyetur nga mediat diten e djeshme, nje dite perpara ndeshjes se Argjentines sot ndaj Meksikes.

Lautaro eshte shprehur keshtu: “Fjalet e Agueros? Nuk i kam degjuar ne te vertete dhe nuk kam lexuar gje”.

“Kam qene i perqendruar te Kombetarja. Por eshte mendimi i tij, e respektoj. Ne radhe te pare, ai ka nje mendim, te cilin eshte i lire ta thote”.

“Per mua nuk eshte nje problem ky. Mbase neve na ka munguar shpejtesia per te levizur topin, nuk e di. Na kane munguar disa gjera”.

“Ne pjesen e pare kemi provuar qe te mbyllim krahet, por ne pjesen e dyte, pas dy golave, dicka e tille eshte bere me pak”.

“Ne kemi pesuar nje kunder goditje ne fushe, dhe kjo na ka ndikuar edhe nga ana psikologjike. Ka qene nje leksion qe do te na sherbeje. Per sa i perket mendimeve te Kun, nuk kam asgje per te thene me shume.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.