Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,667 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Me mire vone se kurre: me Mazzarrin mosha mesatare nen 25 vjet

Me mire vone se kurre: me Mazzarrin mosha mesatare nen 25 vjet
Xhorxh Gellci

Eshte e vertete. Ndonjehere eshte me mire te fillosh nje projekt duke qendruar ne qetesi sesa te tragosh nga te kater anet cfare ke ndermend te besh. Vitin e shkuar, kur Andrea Stramaccioni i zuri vendin Claudio Ranierit, fjala e dites ne shtepine e Interit ishte: “projekti i te rinjve“. Nga Massimo Moratti deri tek tekniku zikalter, celesi qe percaktonte cdo levizje ne merkato (te pakten deri ne korrik) ishte kjo.

Interi, me Stramaccionin donte te fillonte nje projekt te gjere, qe do te sillte rinovimin e moshes te skuadres ne rangun prej tre vitesh. Dhe ja emrat e Lucas, Destro, kalimi i disa lojtareve nga Primavera ne skuadren e pare: lojtare te gatshem dhe me pak te gatshem qe do te zevendesonin gradualisht veteranet e skuadres.

Por, sic kujton Morgan Freeman ne Robin Hood, “nuk ekzistojne njerez perfekte, vetem qellime perfekte”. Dhe keshtu “projekti i te rinjve” u largua brutalisht, me arritjet e lojtareve te rendesishem (Palacio, Cassano, Silvestre, Mudingayi, Gargano), por sigurisht jo te rinj.

Kete vit, me ardhjen e Walter Mazzarrit, kane filluar alarmet mbi te ardhmen e te rinjve zikalter: “Mazzarri nuk punon me te rinjte”, “Mazzarri do te luaje perseri me senatoret”. Fillimi i epokes te re zikalter dukej te ishte nje formacion i formuar nga lojtaret e vjeter, te pakten keshtu thuhej.

Dhe pastaj cfare ka ndodhur? Ka ndodhur, pikerisht e kunderta e asaj qe ndodhi vitin e shkuar, Interi ka sjelle ne shtepi disa te rinj te talentuar. Laxalt eshte prej epokes te shkuar, por Icardi (19 shkurt 1993) dhe Belfodil (12 janar 1992) jane sinjale per nje drejtim shume te qarte te ndjekur nga shoqeria, dhe sigurisht te mbeshtetur nga Mazzarri.

Tratativat me te nxehta ne shtepine e Interit konfirmojne perseri kete gje: Isla (12 janar 1988), Nainggolan (4 maj 1988) dhe Dragovic (6 mars 1991).

Interi, paradoksalisht, po formon nje skuader te re pikerisht ne vitin ku ata qe do te drejtonin dukej se do te ishin veteranet. Nje projekt per te rinjte ne qetesi por qe nuk duhet te kaloje i pavezhguar. Interi ka nevoje per nje skuader “per te ardhmen” dhe duke luajtur pak me fantazine, por jo shume, prej ketij viti mosha mesatare e formacionit zikalter mund te jete me poshte se 24 vjet (23,8 me Belfodil afer Icardit) ose me pak se 25 (24,7 me Palcio ne dyshe me Icardin).

Handanovic (1984), Ranocchia (1988), Dragovic (1991), Juan (1991), Isla (1988), Guarin (1986), Nainggolan (1988), Kovacic (1994), Nagatomo (1986), Icardi (1993) Belfodil (1992).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.