Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

898 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Me ne fund flet De Vrij: “Inter, mezi po pres te vesh bluzen zikalter. Ju tregoj se…”

Me ne fund flet De Vrij: “Inter, mezi po pres te vesh bluzen zikalter. Ju tregoj se…”
Inter Club Staff

Vjen me ne fund konfirmimi i te shume te perfolurit direkt nga grumbullimi i kombetares hollandeze ne Zeist. 

Po flasim per Stefan De Vrij, lojtarin me te ri te Interi.

Lojtari do te transferohet tek Interi me parameter zero nga Lazio dhe ka qene nje ‘teme e nxehte’ per shume dite per shkak te kontrates qe  kishte nenshkruar me Interin dhe ceshtjes se nese duhet te luante pikerisht ndaj Interit ose jo ne ndeshjen e fundit me Lazion.

Pas shume e shume diskutimesh neper media dhe rrjete sociale, tranjer i Lazios, Inzaghi vendosi ta hedhe ne fushe De Vrij i cili beri nje ndeshje shume te mire edhe pse shkaktoi nje penallti te pafat.

Ai qau ne fundin e ndeshjes per ate qe ndodhi ne fushe sepse mendoi se nuk ishte menyra me e mire per tu larguar ashtu nga nje qytet qe i kishte dhene shume por tashme eshte koha per te hapur nje kapitull te ri me Interin.

Ai aktualisht eshte ne grumbullim me kombetaren e tij ne Hollande dhe do te luaje ndaj Sllovakise ne 31 maj dhe Italise ne 4 qershor.

Stefan De Vrij ka dhene nje interviste pak minuta me pare dhe per here te pare ka folur per kalimin e tij tek Interi ku e ka pranuar kete kalim publikisht.

Ja fjalet e tij te para si zikalter, edhe pse shume shkurt:

“Kam firmosur me Interin nje kontrate pese vjecare. Mezi po pres diten dhe oren qe te filloj pergatitjen me skuadren time te re. Mendoj se si zikalter do te rritem akoma me shume.”

Ka qene nje De Vrij shume entuziast ai qe eshte pare ne intervisten e Algemen Dagblad.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.