Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

737 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Me ne fund Nainggolan stervitet me shoket por Spalletti sot ne stervitje ka bere proven me te papritur…

Me ne fund Nainggolan stervitet me shoket por Spalletti sot ne stervitje ka bere proven me te papritur…
Inter Club Staff

Pas 37 ditesh mungese ne fushat e blerta, Radja Nainggolan eshte rikthyer te stervitet sot ne Appiano Gentile. 

Ai eshte pare per here te pare pas shume kohesh teksa ka bere ushtrime me topin ne Centro Sportivo Suning por eshte stervitur edhe me shoket e skuadres ne grup.

Ky eshte nje lajm shume i mire per Spallettin, per skuadren zikalter por edhe per tifozet e Interit qe kishin shume dite qe e prisnin kete gje.

Ai keshtu ka hedhur sot zyrtarisht kandidaturen per nje vend titullari ndaj Torinos edhe pse eshte e sigurt qe ai nuk do te luaje 90 minuta me te gjitha gjasat per ta ruajtur nga ndonje rikthim i demtimit.

Image may contain: one or more people, people playing sport and outdoor

Por ajo qe ka rene ne sy sot nuk ka qene vetem rikthimi i Nainggolan, por Spalletti ka bere nje prove ne stervitje qe ka te beje mbrojtjen.

Ose e thene me sakte, Spalletti ka bere proven e shumepritur me tre mbrojtes sot ne Appiano.

Keshtu, ne mini ndeshjen e luajtur De Vrij ka qene ne mesin e Miranda dhe Skriniar ne nje mbrojtje titullare me tre mbrojtes qendre.

Related image

Spalletti ka kohe qe e mendon, por per nje arsye apo per nje tjeter nuk kishte arritur qe ta praktikonte dot as ne stervitje.

Por se sa do e aplikoje ne nje ndeshje zyrtare nuk dihet ende dhe me shume mundesi ndaj Torinos pritet te luaje perseri me 4 mbrojtes edhe pse ne nje moment te sezonit Spalletti ka ndermend te kaloje ne nje mbrojtje me 3 mbrojtes qendre te cilet per hir te vertetes jane nder me te miret ne bote.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.