Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

628 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Me ose pa Champions, Interi e ka vendosur te ardhmen e Spallettit. Por ka te reja edhe ne merkato…

Me ose pa Champions, Interi e ka vendosur te ardhmen e Spallettit. Por ka te reja edhe ne merkato…
Inter Club Staff

Kualifikimi ne Champions Leaguen e ardhshme nuk do te jete deciziv per Luciano Spallettin.

Interi ka vendosur qe te vazhdoje edhe me tej me teknikun toskan ne pankine dhe shume shpejt, drejtori sportiv Piero Ausilio do te takoje ate per te zgjatur kontraten deri ne 2021.

Kete gje e shpjegon La Gazzetta dello Sport e cila tregon se tekniku nga Certaldo ka bindur per shume arsye.

“Pavarsisht nje merkatoje te ndryshuar nga planet fillestare, Spalletti ka qene ne gjendje te ndertoje nje skuader te mire dhe te kualifikohet me mire se sezoni i shkuar.”

“Ai ka ditur ti jape nje identitet taktik dhe karakterial nje grupi qe 12 muaj me pare nuk dukej nje skuader, duke rilindur emra qe dukeshin te mbaruar.”

“Duke u ‘zhytur’ totalisht ne boten zikalter, ai arriti te rikthente interizmin ne nivele shume te zjarrta: 60 mije eshte mesatarja e tifozeve ne San Siro.”

“Por mbi te gjitha, drejtuesit jane bindur se ne kete sezon jane hedhur baza te rendesishme per nje te ardhme akoma me te madhe dhe deshirojne ta vazhdojne edhe me tej kete udhetim.”

Me pak fjale, gjykimi i klubit ka te beje me gjithcka brenda fushe.

Me Spallettin ne fakt, eshte programuar edhe puna verore dhe gjithashtu edhe merkato e veres qe vjen pavarsisht duarve te lidhura nga UEFA dhe FPF.

“Pasi shpenzoi rreth 500 milione, Suning deshiron qe tani klubi te dije te autofinancohet.”

“Kjo gje nuk do te thote mos impenjim, absolutisht jo, por sic eshte konfirmuar edhe dite me perpara, ata do te vazhdojne te jene shjume afer klubit. Shume shpejt ata do te hapin edhe nje zyre ne Milano.”

“Nuk duhet harruar se Interi nese eshte ne nje gjendje te shendetshme ekonomike, kete gje e ka fale Suning qe ka arritur te sjelle tek zikalterit sponsora teper te rendesishem.”

“Kinezet gjithashtu kane nje plan per rikonstrukturimin e Meazzes.”

“I vetmi problem per momentin eshte fakti qe duhen 40-50 milione euro perpara 30 qershorit dhe nese vendi i katert nuk kapet, do te mundohen te mos sakrifikohet ndonje lojtar i madh, por disa lojtare te akademise.”

“Nje mungese tjeter ne Champions mund te ndikoje edhe per keq tek lojtaret qe do te kerkohen ne merkato sepse dihet tashme te gjithe duan te luajne ne kompeticionin me te rendesishem europian per klube.”

“Per momentin, ne pritje te verdiktit ne fushe, klubi po punon per plane te menduara kohe me pare e kete gje e tregojne ardhjet e Martinez, lojtari i ri me i mire i Argjentines per momentin por edhe atyre me parameter zero si Asamoah dhe De Vrij.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.